Raport nga aktivitetet kulturore te organizuara dhe te mbajtura më rastin e 28 Nëntorit 2007 , në Skënderaj 28 Nëntori në komunën tonë u shenua me një varg aktivitetetesh kulturore të cilat u mbajten sipas planit të punës.Sipas mediave dhe mendimit të qytetarëve në këtë vit kjo datë u shenua pothuajse më mire se shumë vite tjera. Për këtë datë , nga DKRS- Sektori për Kulturë , ishin paraparë që të mbahen këto aktivitete kulturore :
- Me 26.11.2007 , në ora 12:oo u hap ekspozita e fotografive të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari , nga autori Ibush Kabashi , ku e njejta për tri ditë radhazi u vizitua nga një numër I madh I qytetarëve të Skënderajt por edhe më gjërë.
- Me 27.11.2007 , nga ora 12:oo u bë promovimi I disa librave të autorit Bedri Tahiri , ndersa pas promovimit u shfaq filmi dokumentar "aktorët dëshmorë" kushtuar Hamëz Jasharit dhe Naser Kodres , I përgaditur nga Sabit Istogu.
- Me 28.11.2007 , në ora 12:oo , në sheshin "Adem Jashari", u mbajt manifestimi kryesore , meqë rast u shfaq një program I pasur kulturo artistic me këngë e valle nga SHKA Drenica dhe disa ansamble mysafore siq ishte ansambli Dukagjini nga Gjakova dhe një grup këngëtarësh nga Presheva.
- Ndersa , me 26,27 dhe 28.11.2007 , nga ora 16:oo , u mbajt festivali filkolorik gjithëkombëtar "Rapsodia Shqiptare" – Edicioni i tretë
Festivali në fjalë për tri ditë radhazi, u përcoll nga një numër i madh i dashamirëve të folklorit burimor, mbi 1000 sish.
Në këtë festival moren pjesë gjithësejt 33 rapsodë dhe grupe rapsodësh, nga Kosova dhe më gjërë, si nga Hasi i Shqipërisë dhe Presheva.
Sipas vlerësimit të jurisë dhe publikut prezent, festivali ishte i organizuar mirë dhe ka treguar vlera të larta kombëtare, andaj ai me çdo kusht duhet të mbahet për çdo vit dhe të investohet në te, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t'i ruajmë vlerat e këngës rapsodike, përmes të cilave është ruajtë tradita, kultura dhe historia e kombit tonë.
Këtë festival e vlerësojë juria profesionale në përbërje prej:
1. mr Engjell Berisha, mr i historisë së muzikes
2. Zekë Jusufi, mr i sulfegjit
3. Bedri Tahiri, shkrimtar dhe publicist.
Në fund të festivalit, natën e tretë, u ndanë çmimet e festivalit si:
1. Çmimi, veterani më i sukseshëm, i cili ju nda Ali Grabofci, Prishtinë
2. Çmimi, debutanti më i suksesshëm, i cili ju nda Granit Istogu, Drenas
3. Çmimi, grupi rapsodik më autentik, i cili ju nda grupit nga Shtimja
4. Çmimi, vendi i tretë ju nda Daut Gashit nga Klina,
5. Çmimi, vendi i dytë ju nda Përparim Bratit dhe Hamit Kastratit, nga Hasi i Shqipërisë
6. Çmimi, vendi i parë, ju nda rapsodës Naxhije Bytyqi nga Malisheva
7. Çmimi kryesor i festivalit "Kulla e Jasharëve", ju nda rapsodëve nga Skenderaj, Fatmir Bajrës, Bajram Halitit dhe Nysret Kadriut.
8. Për vepër jetësore për kontribut në folklorin burimor, për instrumentin frymor- gajde, nga DKRS një çmim special ju nda Sylë Malsës nga Vojniku.
është ky çmim që DKRS- do ta ndajë për çdo vit për veprimtari jetësore për rapsodë që kanë dhënë kontribut në kultivimin e folklorit burimor, pavarësisht nga lëmija e folklorit.
Kontribut për mbajtjen e këtij festivali, përveç komunës, nën patronatin e së cilës u mbajt i njejti, kontribut dha edhe MKRS-ja dhe disa sponzor, firma tregtare dhe ndertimore, të komunës së Skenderajt.
Merita për organizimin e këtij festivali ka DKRS-ja, Sektori për Kulturë, në krye me Bordin e Festivalit, në udhëheqje të Beqir Beqirit, drejtor i DKRS-së, dhe anëtarëve tjerë të bordit: Selman Thaçi, Sylejman Lushtaku, Shaqir Bejta, Gazmend Hamiti, Nuredin Dajaku, Xhavit Aliu, Rifat Bejta dhe Ismet Aliu.
Foto e Çmimit kryesor i festivalit të festivalit "Kulla e Jasharëve" e punuar në granit nga skulptori Malësor Bejta, e cila në vete ngërthen katër elemente: kulla-element i qëndresës, pushka-element i rezistencës, çiftelia-element i këngës dhe flakadani i lirisë në ballë
SHKA DRENICA-SKENDERAJ