kolumn
psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini nw www.skenderajlive.com

Numrat e telefonave kujdestar të stacioneve policore

VIZIT


Me datë 19 Qershor 2008 bëri një vizitë pune në Zonën e Parë të Mbrojtjes, një delegacion ushtarak i BSHKVL i kryesuar nga Gjeneralbrigade Claude Mathey me detyrë komandant i Brigades Shumëkombëshe Veri-Lindje si dhe ushtarakë të tjerë.

Gjenerali franqez u prit në një takim të veçant nga komandanti i Zonës së Parë të Mbrojtjes Gjeneralbrigade Bashkim Jashari, i cili i uroj mirëseardhjen. Në takim ndodheshin edhe zv.komandanti Kolonel Zenun Kodra si dhe bashkëpuntorë të tjerë.Gjeneral Jashari paraqiti një rezyme të shkurtër lidhur me zhvillimet në Zonën e Parë të TMK-së, si dhe është prezentuar një brifing në të cilin janë paraqitur të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga Janari deri në Qershor të këtij viti. Gjeneral Jashari shprehu gadishmerin e tij për bashkëpunim edhe në të ardhmen, duke e vlerësuar ndihmen e KFOR-it si mjaft të domosdoshme për zhvillimin e TMK-së si dhe formimin e FSK-së.

Gjenerali Mathey vlerësoi punën që bëhët në këtë zonë dhe shprehu mendimin se sistemi i trajnimeve, ka bërë përparime të dukshme gjithëashtu shprehu gadishmerinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen në fusha të ndryshme. Komandanti i BSHKVL bëri një vizitë në ambientet e kazermes "Ilaz Kodra" të Batalionit Gardist të Zonës së Parë të TMK-së.

Nga zëdhënësi i ZM1 Major Hasan Hoxha

21.06.2008

HETUESIT E SHPK-së, ZBULOJNË DHE SEKUESTROJNË SUBSTANCA NARKOTIKE, I DYSHUARI ARRESTOHET


Skenderaj, e premte, 20 qershor, 2008.

Zyrtarët policor të stacionit Skenderaj në mbështetje të hetuesve të SHPK-ës, të sektorit kundër narkotikëve të skuadrës rajonale të hetimeve dhe Njësisë Mbështetëse Operative Rajonale të Mitrovicës, kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar gjykata në Mitrovicë, për kontroll të një lokacioni në kërkim të substancave të dyshuara narkotike.

Operacioni i kontrollit është zbatuar rreth orës 06:00min, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Në një shtëpi private në fshatin Llaushë, pronë e të dyshuarit pjesëtarët e SHPK-ës, kanë identifikuar dhe sekuestruar një armë gjysmë automatike të kalibrit 7.62mm, s’bashku me 50 fishek, ndërsa një sasi e konsideruar e bimëve narkotike të llojit kanabis është identifikuar të ketë qenë kultivuar në oborrin e kësaj shtëpie.

Rreth 172 fije të kultivuara të bimëve të dyshuara narkotike të llojit kanabis dhe rreth 6 gram të paketuara për qëllim të shitjes, janë konfiskuar si pjesë e provave materiale nga hetuesit rajonal të sektorit anti-narkotikë të SHPK-ës.

Subjekti, A.V.(1969), banor i fshatit Llaushë, i identifikuar si i dyshuari kryesor i këtij rasti, është takuar në shtëpi gjatë realizimit të urdhër kontrollit dhe i njëjti është arrestuar. I njëjti është shoqëruar në stacionin policor për deklaratë, ndërsa pas konsultimit me prokurorin publik, ndaj tij është caktuar ndalimi policor për zhvillim të hetimeve të mëtejme.

Ndaj të dyshuarit të arrestuar, policia do të inicioj paraqitjen penale për "prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike" të paraparë në bazë të nenit 230 dhe "mbajtje në pronësi dhe shfrytëzim të armës së paautorizuar" në bazë të nenit 328 të kodit të përkohshëm penal të Kosovës.

Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, nuk është shënuar ndonjë incident apo dëme të shkaktuara materiale.

####### Përgatitur nga: Toger Besim Hoti
Zyrtar i Policisë për informim Publik

21.06.2008

Perkujtohet shenimi i emrit


Dje në Prekaz të Epërm të Skënderajt,në prani të banorve të fshatit,strukturave komunale,nxenësve, arsimtarve dhe qytetarve të shumtë,u shenua 40 vjetori i emertimit të shkoles së fshatit me emrin e trimit dhe luftetarit "Azem Bejta",edhe pse nisma e kësaj shkolle daton 44 vjet me parë. Hamit Hamiti-profesor dhe ish drejtor i kësaj shkolle, tha se nuk ishte e lehtë atëher të mirrej një nisme e tillë per ndrrimin e emrave të shkollave me emertime të trimave e luftetarve te njohur kunder pushtuesve serb, siç ishte Azem Bejta, por vendosmeria jonë ishte e madhe dhe e realizuam këtë.

S.I

20.06.2008

Perkujtohet shenimi i emrit


Dje në Prekaz të Epërm të Skënderajt,në prani të banorve të fshatit,strukturave komunale,nxenësve, arsimtarve dhe qytetarve të shumtë,u shenua 40 vjetori i emertimit të shkoles së fshatit me emrin e trimit dhe luftetarit "Azem Bejta",edhe pse nisma e kësaj shkolle daton 44 vjet me parë. Hamit Hamiti-profesor dhe ish drejtor i kësaj shkolle, tha se nuk ishte e lehtë atëher të mirrej një nisme e tillë per ndrrimin e emrave të shkollave me emertime të trimave e luftetarve te njohur kunder pushtuesve serb, siç ishte Azem Bejta, por vendosmeria jonë ishte e madhe dhe e realizuam këtë.

S.I

20.06.2008

VIZITE


Një delegacion nga komuna Saruhanli të Turqisë i kryesyar nga kryetari Hysen Jaklly,si dhe një grup biznismenesh Turq të kryesuar nga Haki Bajraktari e Ali Xhesur,vizituan sot Skënderajn.Pas një takimi me strukturat e këtushme komunale, ky delegacion vizitoj fabriken e plastikes,tashme të privatizuar, me qellim të investimeve për riaktivizimin e saj.
Në permbyllje të vizites, delegacioni turk vizitoj edhe kompleksin perkujtimor"Adem Jashari" në prekaz.

S.I

07.06.2008

DEBATE


Dje në Skënderaj,në organizim të Organizates Joqeveritare "Syri i Rinisë,në bashkëpunim me Qendren Kosovare për Bashkëpunim Nderkombëtar,organizoj debat me temë: Ngriteni Zërin Kunder Dhunes me Armë,që po realizohet në kuader të javes botërore kunder dhunes me armë.

Pjesmarrsit në këtë debat shprehen shqetsimin e madh të pranisë se armeve të vogla tek qytetaret, kjo dukuri eshte e shprehur edhe tek nxenësit, andaj u kërkua një vetëdijesim më i madh ne rend të parë i familjarve,qe ata të mos mbajn arme të rrezikshme në shtëpi,sepse ato paraqesin rrezik ne rend të parë për femijet e tyre

07.06.2008

Zëvendësministri i APL, Raif Elezi takoi anëtarët e qeverisë komunale ne Skenderaj


Zëvendësministri i Administrimit t[ Pushtetit Lokal, Raif Elezi ka qëndruar të premtën në Skënderaj dhe ka takuar anëtarët e qeverisë komunale, me të cilët ka diskutuar për punën e deritashme si dhe për problemet dhe vështirësitë që e përcjellin punën e drejtorive komunale dhe të vetë shërbyesve civilë. Zv/ministri Elezi dhe shoqëruesit e tij, të cilët paraprakisht e cilësuan komunën e Skënderajt shembull për komunat tjera në aspektin e ekspedivitetit, efikasitetit dhe arkivimit të lëndëve, kërkuan të dinë nëse në komunën e Skënderajt ka ndërtime pa leje, uzurpim të pronës komunale, për Planin Zhvillimor Urbanistik të qytetit, për Strategjinë Komunale të Zhvillimit Ekonomik. Nga shefi i Administratës dhe Personelit, Fadil Nura, i cili në mungesë të kryetarit Lushtaku kryeson Këshillin e Drejtorëve, si dhe nga drejtorët Halim Geci, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ylber Morina, Drejtoria e Urbanizmit dhe Ambijentit, Mehmet Berisha, Drejtoria e Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit dhe Jashar Lushtaku, Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës, morën informacionet, se shërbyesit civilë në të gjitha drejtoritë punojnë jashtëzakonisht mirë, janë efikas dhe të rregullt në punën e tyre, se në vitin 2008 nuk është shënuar asnjë rast i ndërtimeve pa leje, ndërsa ato që janë ndërtuar janë në proces të legalizimit, se nuk janë shënuar raste të reja të uzurpimit të pronës komunale, se janë bërë të gjitha përgatitjet për hartimin e Planit Zhvillimor Urbanistik të qytetit, ku përfshihen rreth 400 hektarë toke dhe se disa nga projektet që janë realizuar dhe ato që janë në realizim e sipër kanë dalur nga Strategjia Komunale e Zhvillimit Ekonomik 2005-2010.

07.06.2008

Dhunim


Skenderaj, e premte, 23.05.2008
Hetuesit rajonal të SHPK-ës, të njësisë për hetim të veprave penale kundër integritetit seksual dhe zyrtarët policor të stacionit policor në Skenderaj kanë arrestuar një të dyshuar të moshës 50 vjeçar , mbi bazën e dyshimit për marrëdhënie seksuale me një femër të mitur.

Viktima e këtij rasti, një femër 18 vjeçare kishte deklaruar zyrtarëve policor në stacionin policor në Skenderaj, se gjatë intervalit kohor 03:00-06:00, ishte dhunuar në shtëpinë e një mashkulli me të cilin ishte në lidhje familjare, në fshatin Kuqicë, KK Skenderaj.

Hetuesit rajonal dhe zyrtarët policor të stacionit policor në Skenderaj, rreth orës 19:25 min, kanë arrestuar të dyshuarin në shtëpinë e tij pa ndonjë incident si dhe një femër 47 vjeçare, për ta intervistua lidhur me rastin

27.05.2008

Vuhet gurthemeli i Parkut Teknologjik


Vuhet gurthemeli i Parkut Teknologjik"Tehnopolis"në Skenderaj.Parku, i cili do të financohet nga Sllovenët, parashihet të shtrihet në një sipërfaqe prej 19 hektarësh, në pjesën verilindore të qytetit.Parashihet që ky projekt të iu ofrojë kushte të mira biznesmenëve të Skenderajt dhe më gjerë, të cilët do të merren me veprimtari prodhuese.

16.05.2008

Aksident trafiku me lëndime


Skenderaj Më 13.05.2008, rreth orës 14:00, në fshatin Kopiliq, KK Skenderaj ka ndodhur një aksident me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira një automjet i tipit "Audi 89" me targa "KS" dhe një këmbësor, mashkull i moshës katër vjeçar.
Hetuesit rajonal të trafikut rrugor në Mitrovicë, kanë përcaktuar se aksidenti është paraqitur si pasoj e pa kujdesisë së drejtuesit të automjetit.
Në këtë aksident, lëndime trupore merr këmbësori i cili nga një qytetar dërgohet në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj ku pas dhënies së ndihmës së parë për shërim të mëtutjeshëm dërgohet në QKUK-Prishtinë.

Hetuesit e SHPK-ës, të Njësisë së Trafikut Rajonal, kanë bërë vend shikimin dhe janë duke zhvilluar hetimet.

16.05.2008

Mbajtje në pronësi,kontroll, posedim të paautorizuar të armës


Skenderaj, Më 13.05.2008, rreth orës 23:50 min, një ankues 25 vjeçar, ka njoftuar zyrtarët e stacionit policor në Skenderaj për dëgjim të shtënave me armë zjarri, në rrugën ,,Ali Gashi", KK Skenderaj.

Ankuesi i kishte dëgjuar këto të shtëna në largësi prej 50 metrave nga vendi ku ndodhej, deri sa ishte duke punuar si rojtar në një autolarje.

Menjëherë pas informatës së pranuar, në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e njësisë patrulluese, policët hetues si dhe teknikët e kriminalistikës.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, zyrtarët policore kanë gjetur; tetë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, ndërsa nuk kanë vërejtur gjurmë të tjera të dyshuara e as ndonjë dëmtim të shkaktuar në lokalin në të cilin ishte autolarja.

Në procesin e zhvillimit të hetimeve preliminare në vend të ngjarjes, policia ka intervistuar pronarin e lokalit të autolarjes, i cili gjithashtu kishte qenë i përfshirë në të shtëna me armë zjarri. Pronari i autolarjes, ka deklaruar se kishte shtënë me revolen e tij me qellim që t'i frikësoj të dyshuarit të cilët sipas tij kishin shtënë paraprakisht. Gëzhojat e gjetura ne vendin e ngjarjes besohet t'i takojnë revoles së pronarit të lokalit i cili pas të shtënave kishte fshehur revolen në veturën e tij me qëllim që të njëjtën mos t'i dorëzoj autoriteteve policore.

Pas kontrollimit të bërë në veturën e të dyshuarit, policia ka arritur që të identifikoj dhe sekuestroj si pjesë të provave materiale një revole të tipit "TT-M 57 Zastava" të prodhimit jugosllav së bashku me një karikator të zbrazet.

Hetuesit policor menjëherë kanë filluar procedurën hetimore për të sqaruar motivet dhe rrethanat e paraqitura në këtë rast ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar paraqitje penale për "mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të paautorizuar të armës"

16.05.2008

Në Polac të Skenderajt ndahen 23 mijë kilogram miell, për 200 familje me nevojë

Pjesëtarët e Zonës së Parë Mbrojtëse të TMK-së do të bën shpërndarjen e miellit në sasi prej 23 mijë kilogramësh, për 200 familje në asistencë sociale të këtij rajoni. Këtë sasi mielli e ka siguruar Shoqata Humanitare "Tim Kosova" me seli në Prishtinë, të cilën e përfaqëson amerikani John Chesmut në koordinim me Milazim Makollin. Këto ndihma do t'iu ndahen nevojtarëve në lokacionin e shkollës fillore, në Polac të Skenderajt.

16.05.2008

AKSIDENT TRAFIKU


Fsh Polac Skenderaj 12.05.2008 – 11:50 min . Raportohet se një veturë civile shoferi M/K/SH duke mos ju përshtatur kushteve te rrugës ka goditur veturën tjetër e cila vinte nga drejtimi i kundërt me çrast tre shtetas/K/Sh marrinë lëndime trupore ku njeri nga te lënduarit lirohet për shtëpi ndërsa dy te tjerë dërgohen ne QKU te Prishtinës . Rasti nen hetime.

Police

16.05.2008

Gjetje e mjetit të pashpërthyer


Skenderaj, 12.05.2008
Rreth orës 16:20 min, autoritetet policore në nënstacionin e fshatit Syriganë, KK Skenderajt janë njoftuar nga një ankues për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer.

Në këtë lokacion kanë dalë njësia patrulluese ku është njoftuar nga ankuesi për vend ndodhjen e mjetit të dyshuar eksplodues.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes, policia ka ftuar njësinë e KFOR-it për çminim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes rreth orës 18:50 min, dhe kanë identifikuar mjetin eksplodues si predhë e minahedhësit që dyshohet të ketë mbetur nga periudha e konfliktit të fundit në Kosovë.

Mjeti i dyshuar është gjetur në një fushë të lirë të ngulitur në tokë, ndërsa është larg shtëpive të banuara.

Rreth orës 19:45 min, ekspertët e KFOR-it, në të sigurt kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të pashpërthyer eksplodues.
Nuk është raportuar për incidente gjatë procedimit të këtij rasti.

Police

16.05.2008

Deklarat


Më rastin e burgosjes së kryetarit të komunes së Skënderajt-Sami Lushtaku, përmes një deklaratuar instancave më të larta shtetërore e nderkombëtare në Kosvë, kerkon qe ta perdorin autoritetin e tyre në kuader të ligjit, të shqyrtohen të gjitha mundësit për lirimin sa më parë të kryetarit Lushtaku.
Në deklaratë mëtej thuhet se organet nderkombëtare të drejtësisë në Kosovë,po perdorin standarde të dyfishta të ndeshkimit,varësisht nga përkatësia etnike.


Sabit Istogu

10.05.2008

Sami Lushtaku paraqitet vullnetarisht për vuajtje dënimi


Me kërkesën e një gjykatësi ndërkombëtar, kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kërkuar sot shoqërimin e tij nga policia për të shkuar në Burgun e Dubravës, ku do të vuajë një dënim prej katër muajsh. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës Veton Elshani, tha se "ai nuk është arrestuar por i është ofruar SHPK-së për t'u shoqëruar deri në Burgun e Dubravës". Në lidhje me arrestimin e Sami Lushtakut është deklaruar sot edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
"Lushtaku është njeri që ka kontribuar për rendin dhe ligjin e poashtu edhe për drejtësinë dhe lirinë e Kosovës. Me këtë rast ai ka bërë një veprim burrëror që ka treguar se e respekton rendin dhe ligjin edhe kur është fjale për vet personalitetin e tij", tha Kuçi, duke shtuar se në Kosovë sundon rendi dhe ligji dhe kjo vlen edhe për ata që janë përfaqësues të institucioneve.

09.05.2008

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER EKSPLODUES
Skenderaj, e mërkurë, 7 maj, 2008.


Një mjet i pashpërthyer eksplodues është sjell para stacionit policor në Skenderaj nga një qytetar banor i Skenderajt, pasi i njëjti e kishte gjetur mjetin e pashpërthyer në një grumbull mbeturinash të hekurishteve.

Rreth orës 20:00min, një mashkull i moshës 30 vjeçar, gjatë kërkimit të tij për metale në një grumbull mbeturinash të hekurishteve, kishte identifikuar një mjet të pashpërthyer (granatë dore). I njëjti me qëllim që mjetin e pashpërthyer t’i dorëzoj autoriteteve policore, kishte marrë me vete granatën të cilën e kishte futur në xhep dhe më pas e kishte sjell në stacionin policor në Skenderaj.

Për shkaqe sigurie, policia ka detyruar të njëjtin që me kujdes të lëshoj mjetin e pashpërthyer në tokë ndërsa më pas kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Njësitë e specializuara të KFOR-it, për identifikim të mjeteve të pashpërthyera eksploduese, të cilët janë njoftuar lidhur me rastin, janë paraqitur në vend të ngjarjes. Ekspertët e KFOR-it, të njësisë për çminim, në të sigurt kanë marrë me vete mjetin e pashpërthyer eksplodues të raportuar të kenë qenë një granatë dore e tipit M-75 prodhim jugosllav.

Nuk është raportuar për incidente të tjera gjatë procedimit të këtij rasti.

Është evidente se një numër i madh i të lënduarve nga mjetet e pashpërthyera eksploduese janë paraqitur të jenë fëmijë. Mos edukimi i mjaftueshëm me pasojat e mjeteve të dyshimta, shpesh rezulton me marrjen e këtyre mjeteve nga vendi ku janë gjetur duke krijuar rrethana të rrezikshme për jetën dhe sigurinë personale dhe të tjerëve. Braktisja e mjeteve të pashpërthyera pa paralajmërim dhe në vende të hapura publike nga persona të cilët dëshirojnë të lirohen nga këto mjete, krijon rrethana të rrezikshme për sigurinë e të tjerëve.

Kërkohet nga qytetarët që të tregohen të vëmendshëm në situata të tilla, të braktisjes dhe gjetjes së mjeteve të dyshuara eksploduese.

Në shumë raste, përpjekjet për të njoftuar qytetarët me procedurat se "çfarë nuk duhet bërë", tregohet të jetë e pa-aplikueshme me sukses. Prandaj e tëra çfarë "DUHET BËRË!", është të njoftohen autoritetet përkatëse; Policia, KFOR-i, TMK.

Police

09.05.2008

LENDIM TRUPORE


Drenas 07.05.08 19:20 min . Raportohet se dy te dyshimtë M/Sh/K kan rrahur viktimën M/Sh/K te cilit i kan shkaktuar lëndime trupore. Viktimës ju ka ofrua ndihma mjeksore. Policia ka dal ne vendin e ngjarjes por nuk ka arrit ti arrestoj te dyshuarit .



VJEDHJE E RËNDË


Drenas 07.05.2008 13:30min. Tre persona të dyshuar M/K/Sh janë arrestuar të cilët janë zënë në flagrance duke vjedhur disa gjera nga automjeti i viktimës M/K/Sh . Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje

Police

09.05.2008

Përurohet shtëpia e pleqve në Skenderaj


Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Gjergj Dedaj, përuroi të mërkurën Shtëpinë e Pleqve në Skenderaj, e cila që nga sot do të jetë e banueshme për kategoritë e shtyra në moshë, që nuk kanë përkujdesje familjare.

Shtëpia është ndërtuar nga buxheti i Kosovës dhe ka një sipërfaqe prej 500 m2, kapaciteti optimal është 20 shtretër me 10 dhoma me mundësi të zgjerimit të kapaciteteve. Aktualisht në këtë shtëpi janë transferuar 10 të moshuar nga Shtëpia e Pleqve të Prishtinës, kurse me angazhimin në punët e stafit të ri punonjës, do të plotësohet kapaciteti me raste te reja të preferuara nga QPS-të e regjionit të Mitrovicës.Kostoja e objektit arrin shumen e afro 300 000 euro.
rtklive

08.05.2008

TENTIM VETVRASJE


Fsh .Pemishte 05.05.2008 - 18:55 min . Raportohet se një shtetase K/Shqiptare ka tentuar që ta vriste vetën duke pirë domestos .Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKU te Prishtinës.
Police

07.05.2008

ARRESTIM I PERSONIT Të KËRKUAR


Skenderaj 05.05.2008 - 15:30 min. Me urdhëresë të gjykatës me Nr- 14/08 është arrestuar i dyshuari Shtetas/Kosovar/Shqiptar i cili është dërguar për vuajtje te dënimit ne burgun e Lipjanit.
Police

07.05.2008

LAJMET me 00/00/0000

VEND KËRKIMI
 



ademjashari
historia

lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo