fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com






NJË PËRQAFIM
- në kujtim të artistit të madh Kadri Roshit


Ditë më parë u nda nga jeta artisti ynë i madh Kadri Roshi. E natyrshme, nga kjo jetë për ditë ikin njerëz, dhe për ditë- po ashtu vijnë në jetë njerëz të rinj... Jeta është rrugëtim deri në pafundësi, por kur ikin njerëzit e mëdhenj të artit, të kulturës, të fjalës dhe veprës së urtë filozofike- siç ishte Kadri Roshi, diçka këputet në mes.
Vetiu shtrohet pyetja: Kush do t&&39;i zëvendësoi këta njerëzi të mëdhenj? Pa dyshim se çdo kohë do të ketë brezin dhe gjeneratën e vet, por dashurinë dhe emocionet e këndshme për punën e tyre, nuk ka për t'i zëvendësuar askush!... është kjo plejadë artistësh që për decenie me radhë shpirtërisht na mbajtën gjallë, edhe ne këtu, në Kosovën e robëruar; me filma, me drama, me literaturë, me humor e satirë, me vepra të mira, me porosi e përkrahje... nuk është e pakt. Ky ishte ushqimi ynë shpirtëror, për ne- bijtë e shqiptarisë së shkapërderdhur mes rrugëve të degjenerimit dhe kulturës së mirëfilltë gjatë këtyre viteve të azdisura që lamë pas. Në saje të kandilit tuaj të ndezur, që mbanit në duar, më lehtë gjenim rrugën, ngase ju na e shndrisnit atë. Kush nuk e kujton me dhimbje e me krenari në të njëjtën kohë artistin e madh Kadri Roshin, njeriun e qindra roleve të dramës dhe të jetës sonë të përvuajtur!
Ai ishte i madh, ishte gërshetim i përkryer i së bukurës në skenë e ekran, gërshetim i njerëzores dhe emocionales, ai ishte aq modestë si edhe vet qielli. Ai kishte dramën e popullit të vet hallemadh në gji, dhe jetoi mes nesh së bashku me dramën e vet, dhe të popullit të tij, deri në çastet e fundit të jetës- ai nuk jetoi i ndarë nga populli i vet.
Me 1994 në Tiranë. Po luante një premier e një drame në teatrin kombëtarë, (nuk më kujtohet cila ). Kadri Roshi ishte ulur në rreshtat e parë më publikun (në rolin e shikuesit këtë radhë ). Tek sa e vërejta nga larg, pa vonuar u ngrita, dhe shkova pranë tij-i thash:
- Më lejoni që të ju përqafoi!
-U ngrit në këmbë, dhe më tha:
-Nuk po ju njoh mor bir?!
-Jam nga Kosova-i thash, dhe dua që në emër të Kosovës të të përqafoj me respektin më të madh!
-Mu hodh në qafë e më puthi; në ballë, në sy, në faqe - më kënaqe mor biri i Kosovës martire - më tha. Më shumë nuk foli, ngase lotët i rrodhën në për faqe!...
Më erdhi shumë keq kur mësova për vdekjen e tij.
Më erdhi edhe më keq që nuk munda të isha në Shqipëri, për ta puthur në ballë, për herë të fundit artistin e madh të kombit tonë.
Më erdhi edhe shumë më keq, që nuk u kujtua as kush nga Kosova të ia dërgonte një tufë karafila të kuq dashurie prej njeriut- në emrin e Kosovës martire!...
I lehtë i qoftë dheu i tokës mëmë
Artistit të madh
Kadri Roshit

Me respekt të përjetshëm
Mehmet Bislimi (zvicerr)


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo