fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




NJË DORËHEQJE PA ZHURMË!

Shkruan: Mehmet Bislimi

Brenda shkëlqimit të rrejshëm të një personaliteti, që vokabularin e vet rutinë e bën si kafen e mëngjesit, është periudha kohore ajo që gjykon dhe i lë vendin secilit aty ku e ka dhe ku e ka bërë me punën e vet. Për disa, kjo do një kohë të gjatë për t'u kuptuar se kush ishte, në mos ndoshta edhe për t'u harruar fare. Kurse për disa të tjerë kjo duket menjëherë, pa e munduar kohën të gjykojë për të dhe që ky shkëlqim të zhduket sa hap e mbyll sytë si vesa para diellit.

Sot ku kur kanë kaluar tani më disa ditë nga dorëheqja pa zhurmë e pa bujë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Mustafaj, u emëruan edhe dy ministrat pasues për dikasteret në fjalë, pranë Qeverisë së Shqipërisë, duke dhënë betimin para Presidentit të shtetit, zotit Moisiu.

Largimi i tij nga posti i ministrit u bë për shkak të "lodhjes", së paku ç'arsye dha edhe vetë në dorëheqjen e tij. Një lodhje e Mustafajt si kjo që bëri të japë dorëheqjen u vërejt që nga hyrja e tij në politikë. Me veprimet e tij si ambasador, si udhëheqës i PD në Shqipëri, si kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe së fundi si ministër tregonte se ishte shumë i lodhur për politikë dhe truri i tij punonte vetëm për të zbatuar mendimet dhe zbulimet e mendjeve të tjera siç ishte ajo e kryetarit të tij Berisha. Qëndrimi i Mustafajt gjatë tërë kohës si Ministër i Punëve të Jashtme si dhe largimi i tij, nuk bëri ndonjë nam të madh që do të mbahej në mend, të paktën për të mirë. Bëma më e zhurmshme para opinionit të brendshëm të këtij ministri të jashtëm ishte qëndrimi i tij tepër fyes për Kosovën, për këtë pjesë të Shqipërisë që akoma ka mbetur jashtë kufijve shqiptarë. Zoti Mustafaj erdhi dhe iku nga Kosova me misionin e tij antikombëtar për të kërkuar për Kosovën një pavarësi të kushtëzuar kur të gjitha opsionet ishin të hapura. Ai me kretinizmin e tij të pa përmirësuar e uli "pazarin" e Kosovës deri në këtë shkallë që kreu i "lodhur" politik i Kosovës me plot entuziazëm e mirëpriti këtë propozim për të fshehur edhe ata bëmat e tyre kundër ëndrrës së shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Mustafaj, këtë kërkesë të dëmshme dhe të turpshme e përsëriti kudo dhe kurdo pa asnjë hezitim. Përkundër vërejtjeve të shumta që mori nga opinioni shqiptar, ai i mbeti besnik kërkesës së vet (nëse ishte e tij?!). Ai këmbëngulte në idenë e tij për t'i bërë qejfin dhe për t'i shërbyer me këtë propozim Rusisë dhe Serbisë dhe për të dëmtuar si asnjë ministër tjetër çështjen shqiptare dhe imazhin e kësaj ministrie. Si mund të shpjegohet ndryshe, kur i tërë kreu i shtetit shqiptar përkrahte të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Parlamenti i Shqipërisë kishte miratuar edhe një rezolutë ku njihte pavarësinë e Kosovës duke mos zënë në gojë kufizimin që Mustafajt i kaluan në një retorikë fjalëhs si mbikëqyrur, kushtëzuar etj! Qëndrimin në favor të një Kosove të pavarur e mbanin të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen , dhe kudo që janë të radhitur: majtas apo djathtas, andej apo këtej kufirit londinez... Kurse ministri shqiptar u del përballë kërkesave shqiptare për të përfaqësuar idetë e pushtuesit të Kosovës se Kosova nuk është e gatshme dhe nuk është e zonja për të qenë e pavarur! Për zotin Mustafaj, qëndrimet e institucioneve të shtetit të vet nuk vlenin, mendimi politik dhe kombëtar i shqiptarëve nuk është më i rëndësishëm se ai i "punëdhënësit" të tij, dhe i lejonte vetes jo vetëm të tallej me sakrificat dhe gjakun e shumë të rënëve për dekada e shekuj, por edhe të tradhtojë rëndë këtë ideal!

Ditë më parë zoti Mustafaj për të përditshmen vjeneze:"Kurir", kishte deklaruar se :" Nuk do të ketë asnjëherë, bashkim të Kosovës me Shqipërinë!". Gëzon fakti se të gjithë ata të cilët kanë punuar dje, dhe të gjithë ata të cilët po punojnë sot, si dhe të gjithë ata të cilët do të punojnë në të ardhmen për bashkimin e trojeve shqiptare, nuk do e pyesin as Mustafajn e as soj sorollopin e tij se ç'të bëjnë me Shqipërinë. Të tillë djem e vajza as që kanë pyetur më parë shumë për ministra e qeveritarë të tjerë të lartë se a duhet vdekur për të bashkuar këto toka të copëtuara ndër shekuj?! Bijtë e shqiptarisë, kanë punuar dhe po punojnë për bashkimin e tokave shqiptare përkundër pëlqimit apo pengesës së Mustafajt dhe padronit të tij. Ky bashkim do të bëhet pa dyshim një ditë, jo sepse e kërkon ministri apo kryeministri por sepse këtë e kërkon populli, e kërkon natyra e bashkimit të vëllait me vëllanë, e kërkon toka jonë e zhuritur nga flakët e luftës ndër shekuj, dhe mbi të gjitha mos të harrojmë: janë aspiratat tona shekullore dhe amaneti i Dëshmorëve të kombit!

Dorëheqja e Mustafajt nga ky post ishte e domosdoshme dhe e pëlqyer nga secili shqiptar, dhe nga ana tjetër mendojmë se ishte tepër e vonuar! As Kryeministri Berisha, as partia mëmë, as edhe ndonjëra nga qeveritë e andej kufirit, nuk bënë as zhurmën më të vogël për gjestin e ministrit të "lodhur". Pa zhurmë dhe në heshtje si Mustafaj duhet të shkonin të "pushonin" edhe ministra tjerë të Shqipërisë, të Kosovës po se po, por pa dyshim edhe Maqedonisë!

Populli shqiptarët nuk është i lodhur si udhëheqësit e tyre. Populli ynë është shumë energjikë, shumë i vendosur dhe më shumë i përkushtuar që ta bëjnë Shqipërinë një ditë, dhe ajo ditë do të vij- pa dyshim!


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo