fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




ZONJA CARLA, MERRUNI ME PUNËT E DREJTËSISË !
nga Mehmet BISLIMI



Kryeprokurorja e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë mbi krimet e luftës në ish Jugosllavi, zonja Carla Del Ponte në një raport të rregullt të saj para Këshillit të Sigurimit në New York kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit mbi statusin e Kosovës në Kombet e Bashkuara! Ajo tha: " Do të ishte më mirë nëse vendimi për Kosovën nuk do të merrej tani, pasi kjo do të mund të ndikonte në bashkëpunimin e Serbisë me Tribunalin e Hagës. Vendimi duhet të shtyhet deri sa Gjykatës së Hagës t'i dorëzohen Karaxhiçi, Mladiçi dhe të tjerë. Nuk po rekomandoj asgjë, vetëm po them se do të ishte më e dobishme për Gjykatën nëse ky vendim do të shtyhet "- tha kryeprokurorja Del Ponte!

Ditë më parë, me rastin e vizitës së saj me autoritetet e Qeverisë së Serbisë, zonja Carla tha se e sheh me simpati gatishmërinë e kësaj Qeverie për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës e cila madje edhe kërkoi që të rifillohen bisedimet për stabilizim-asocimin e Serbisë në BE, kështu duke mos fshehë gatishmërinë e saj që qeverisë serbe t'i bëjë të gjitha koncesionet e mundshme politike! Vërtetë zonja në fjalë, sa do që është munduar që simpatinë e saj ta fshehu nën velin e bardhë në rolin e arbitrit për ndarjen e drejtësisë ndërkombëtare, së fundi sikur e qorri këtë vel duke e thënë hapur: " Të bëjmë pazar, ta këmbejmë çështjen e statusit të Kosovës me arrestimin e Mladiçit dhe të Karaxhiçit !". Këto dy çështje, që nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët mes vete, mbajtën më se një dekadë peng edhe vetë Gjyqin e Hagës. Më se një dekadë nuk paska pasur vullnet Serbia t'i dorëzojë kriminelët e luftës e tash kërkohet nga vet zonja del Ponte që të bëhet një padrejtësi kaq e madhe kundër popullit shqiptar të Kosovës! Ajo shpërbleu mirë institucionet e Kosovës, më në fund për bashkëpunimin e tyre me këtë gjykatë, ku luftëtarët dhe mbrojtësit e popullatës së Kosovës i ulën padrejtësisht në bankën e të akuzuarve. Pse ne duhet të presim mbi dhjetë vite fundin e lojës serbe me kriminelët e vërtetë që i përkasin vetëm asaj? A jemi ne përgjegjës, apo fajtor që Serbia nuk dorëzon kriminelët e luftës? Përse ne të bartim ndëshkimin që i takon shtetit të Serbisë?!

Dorëzimi i krimineleve të luftës do të duhej të ishte obligim i Qeverisë së Serbisë para BE-së, OKB-së dhe të gjitha organizmave tjerë relevantë ndërkombëtarë, për të cilat Serbia është zotuar që nga viti 1992 dhe këtë nuk e ka bërë deri me sot?! Të kuptohemi një herë e përgjithmonë se zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës nuk ka të bëjë aspak me arrestimin e Karaxhiçit dhe Mladiçit. Kjo është më se absurde dhe shkakton një neveri të jashtëzakonshme tek populli ynë, por edhe tek popujt tjerë të cilët kanë pësuar po njëjtë nga regjimi totalitar e agresor Serb.

Karaxhiç e Mladiç akuzohen për krime lufte në Bosnje. Rrjedhimisht çështja e Bosnjës është e zgjidhur nëse ju e llogarisni si të tillë zonja Carla, prandaj arrestimi i tyre nuk ka të bëj fare me kushtëzime e shantazhe ndaj çështjes së statusit të Kosovës. Hesapet e kujt duhet t'i lajë Kosova në këtë mes zonja Carla? Në adresën e Kosovës dëshironi ta nisni pagesën e haraçit gjë që më së paku i takon asaj, sepse ajo ishte njëra ndër viktimat e po të njëjtit gjenocid dhe politikë shfarosëse që u zbatua në Bosnjë e më gjerë. Çfarë ka të lidhur nyja e kërthizës së Kosovës me krimet e serbëve në Bosnje zonja Carla- përveç gjenocidit të të njëjtit lloj dhe prej të të njëjtëve udhëheqës që radhiteshin pas Millosheviqit?! Edhe po të ishte një lidhshmëri e plotë mes dy këtyre gjenocideve që zbatuan serbët në Bosnjë e Kosovë, kush ju pengoi që t'i arrestonit ata që mbi 12 vite zonja Karla?! A mos dëshironi që të thoni së Kosova të pres edhe për12-të vite të tjera, për derisa të përmbushën të gjitha ambiciet e Serbisë, apo derisa Karaxhiç e Mladiç të pësojnë ndonjë sulm kardiak e më pastaj ata të varrosen si heronj të serbëve në shenjë falënderimi për krimet e tyre që bënë mbi popujt tjerë të Ballkanit?!

është interesant fakti, se edhe gjatë prezantimit të lëndës së saj kundër Ramush Haradinajt, kryeprokurorja Del Ponte, nuk mundi ta fsheh mllefin e vet, madje duke e fyer të akuzuarin me terma që nuk i shkojnë përshtati një kryeprokuroreje me reputacion ndërkombëtar siç pretendon të jetë ajo ! Të paktën fyerje të tilla gjatë paraqitjes së saj në seanca, nuk kemi pasur rastin t'i dëgjojmë as kundër kryekriminelit Sllobadan Millosheviq! Mendoj se është kundërthënës qëndrimi zyrtar me atë shpirtëror të zonjës Carla, më çka forcon edhe më shumë dyshimin tim për ndarje të një drejtësie të mirëfilltë. Në një intervistë të mëhershme zonja Del Ponte, pati thënë se: "Isha e mahnitur me qëndrimin dhe aftësinë mbrojtëse të zotit Millosheviq, për mënyrën dhe stilin se si ai i shantazhonte dhe i vinte viktimat dhe dëshmitarët me kurriz për muri !"... Interesant, një kryeprokurore na qenka mahnitur për aftësitë e një krimineli që me makinerinë tij vrasëse vrau e masakroi popullin slloven, kroat, boshnjak e shqiptar... i cili në sallën e Gjyqit po luante e tallej me viktimat e luftës e për më keq edhe me ju e me Gjykatën ndërkombëtare të Hagës ! Edhe më shumë është për tu habitur fakti (non shalont) se një kryeprokurore e kësaj Gjykate mahnitet me aftësitë shantazhuese të një kryekrimineli lufte përballë viktimës. Edhe më tej, për të mos thënë më shokant fakti se si nuk paska ndjerë as një fije irritimi kryeprokurorja Del Ponte, ndaj sjelljeve të tilla kaq të ulëta e përçmuese të një kryekrimineli siç ishte Millosheviq!? Kush mund të më sqarojë se si shpjegohet ndryshe ndjenja e simpatisë për kriminelin që përballet me drejtësinë, kur një kryeprokurore thotë hapur së ishte mahnitur me lojën e Millosheviqit tek po bënte me dëshmitarët viktima, si macja me miun!?.......

Zonja Carla merruni me punë të drejtësisë, se për çështjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës vendi ka zot popullin liridashës dhe bijtë e vet që ishin të radhitur në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me dinjitet po presin fundin e kësaj loje të rëndë e të stërzgjatur në arenat ndërkombëtare, mendoj se gaboheni rëndë ju, por edhe të tjerët që mund të mendojnë se kjo lojë është krejt e pa fund ! Kosova, po ashtu ka miq dhe aleatë të cilët sinqerisht kanë përkrahur e po përkrahin të drejtën e popullit të Kosovës për të qenë i lirë dhe sovran në tokat e veta. Ne urojmë që çështja e Kosovës të mos mbetet në duart e prokurorëve të cilët jo pak herë e kanë dëmtuar rëndë imazhin e drejtësisë.

Mehmet BISLIMI



VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo