Mendime të urta autoriale
nga Mehmet BISLIMI
1. Heshtja jo gjithherë është ar!
2. Ka shumë veta që vezullojnë në formë, por që janë të brishtë në përmbajtje!
3. Shoku i vërtetë t'i zbulon dobësitë me kohë . Ka "shokë" që dobësitë t'i mbulojnë, përderisa ato të bëhen shumë, pastaj bëhet vonë!
4. Ata që vetvetes i shkaktojnë probleme në jetë, nuk kanë kujt t'i ankohen!
5. Të ligjtë gjithmonë gjuajnë na pusia, ata kurrë nuk dalin përball!
6. Çdo kush ka të drejtën e fjalës. Lum ai që ka durim të dëgjoi llafazanët!
7. Njerëzit kanë të drejtën e fjalës, kjo s'nënkupton se të gjithë janë të zotë e sajë!
8. Ata që kritikën kanë në rend të parë - punën e kanë të fundit!
9. Njeriu duke folur për një çështje të caktuar, ngërthen në vete aftësinë, kulturën, diturinë...Ka disa që nuk flasin, duke dashur që me heshtje të mbulojnë paaftësinë e vet!
10. Sinqeritet mbrohet me fuqinë e shpirtit, prandaj njerëzit e sinqertë edhe rrëmbehen!
11. Atje ku përdhunohet drejtësia, pa dyshim se mungon fuqia e ligjit!
12. Aty ku dëgjohet zëri i fëmijës, ka gjallëri, ka ardhmëri!
13. Në mes atyre që pranojnë realitetin, dhe atyre që mohojnë këtë, është lumi i mjerimit!
14. Dënimi më i rëndë është, kur njerëzit nuk mund ta shikojnë njëri - tjetrin në sy!
15. Ata që imagjinatën nuk e kanë të zhvilluar, për t'i bërë gjërat e mëdha realitet - çdo gjë që pason më vonë si produkt i punës, ia veshin spontanitetit!
16. Kureshtarëve iu mungon kultura e dëgjimit!
17. Nëse të gënjejnë dy herë, zgjohu nga verbërimi i besimit, se do të gënjejnë prapë!
18. Vetëm injorantët besojnë në çdo gjë!
19. Njerëzit e mëdhenj të gjitha aftësitë e veta i përdorin në shërbim të atdheut. Njerëzit e ulët të gjitha aftësitë e veta i përdorin kundër atdheut!
20. Ka disa që kur i hipin atit, mendojnë se do të janë kalorës përjetë. Pikërisht ata bien në të parin hendek!
21. Nga poshtë i sheh lartësitë më mirë, nga lartë gjërat të duken të vogla!
22. Erërat e dimrit nuk kanë për mision freskimin!
23. Buzëqeshja zgjat jetën, por varët se çka fshihet pas saj: intriga, cinizmi, hipokrizia, injoranca, sarkazmi, servilizmi, shpotia, dashuria, apo sinqeriteti!
24. Të vërtetës mos iu friko kurrë, sepse mbjell hijen e dyshimit mbi te!
25. Vetëm njerëzit e dobët nuk i binden arsyes, për veprim në dobi të progresit!
26. Armiku do të te ndjek pa pushim - përderisa ti ikën pa ndalur para tij!
27. Qëllimkëqijtë ngurrojnë ta mbrojnë të vërtetën!
28. Gatishmëria për tu ndeshur me të vërtetën- tregon sinqeritetin njerëzor!
29. Madhështor të bënë shërbimi ndaj atdheut, rënia për te është hyjnizim i këtij misioni!
30. Përkushtimi dhe sakrifica ndaj çështjeve të mëdha, të bëjnë të pavdekshëm!
31. Të ligjtë - vetëm ligësi ofrojnë- sa më larg prej tyre, jeni larg ligësive!
32. Me armiqtë kurrë mos u bënë i sinqertë- ata të vrasin, pikërisht me sinqeritetin tënd!
33. Kush vuan nga pasionet e ulëta, tradhtinë e ka si mjet triumfi!
34. Ti ktheve dashurinë në urrejtje, duhet shumë kohë për të tjerëve, që urrejtjen ta kthejnë në
dashuri!
35. E vërteta duhet të thuhet me guxim, pavarësisht nëse u pëlqen të tjerëve!
Mehmet BISLIMI, poet dhe publicist.
|
|
|