fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




PAVARËSIA ME 28 NËNTOR! ...
nga Mehmet BISLIMI



Këto ditë, kryeministri i Kosovës, zoti Agim Çeku deklaroi për mediet se pavarësia e Kosovës mund të shpallet me 28 nëntor! Nga ana tjetër, lideri i Ora-s theksoi se kjo do duhej bërë ca para krishtlindjeve! Zotëri Kola dhe zotëri Sejdiu thanë se kjo do të ndodhë së shpejti, ndërkaq zoti Thaçi tha se nuk është profetizues datash e evenimentesh historike, por se kjo do të ndodhi pa dyshim! I mbetet zotit Eqerem Bej që të deklarohet për shpalljen e pavarësisë për ditën e Bajramit, apo ditën e Hashureve, mbase propozimi i zotit Merxha do të jetë që pavarësia e Kosovës të shpallet për Shën-Gjergj!... S'do mend, kjo lojë koqesh me pavarësinë e Kosovës nga elita jonë politike, mbase do të sjelli pak freski tek popullata jonë e cila fatkeqësisht po digjet nga vapa e madhe që po mbretëron këto ditë gjithë andej, se sa do të na freskojnë deklaratat shterpa mbi pavarësinë, me gjasë do mbetet si pazarit të parë, prit Gomar sa të del bar!...
Mendoj se lexuesi e ka më së të çartë se askush nga artikullshkruesit, publicistët, analistët, politologët e të tjerë, të paktën me dëshirë nuk do të shkruante për dështimin rreth miratimit të një rezolute për statusin e Kosovës i cili pësoi fiasko në Këshillin e Sigurimit! Kalimi i çështjes së statusit të Kosovës nga KS në Grupin Negociator, do të thotë nisje nga e para, që nënkupton rifillim të bisedimeve, të cilave nuk ju dihet fundi, dhe jo vetëm kaq: Kjo nënkupton edhe dështimin e BE-së para çështjes së pazgjidhur të Kosovës përball bllokut Sovjetik e mos të flasim më për Bajrama- xhinjët e Krishtlindje-xhinjët tanë të cilët tani më janë duke e parë përditë e më çartë se pesha e tyre politike prej karkaleci për gjërat madhor siç është çështja e pavarësisë është krejt e pa diktueshme! Prandaj këto shkrime jemi të shtrënguar që t'i bëjmë kundër vullnetit tonë, dhunshëm, pa vullnet e shpirt thyer, ngase dështimet e mundshme janë me pasoja të paparashikueshme për të gjithë popullin tonë që kaq shumë dha e priti për lirinë e Kosovës.
Në një shoqëri i (thënçin demokratike) si kjo jona, ku interesat vetanake, klanore e politike po mbizotërojnë mbi ato kombëtare, vërehet pa u lodhur mbi sipërfaqen e djegur të statusit të Kosovës, karagjozllëku politik i prijësve të institucioneve tona për dhe rreth zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Bartësit e Institucioneve tona, të afirmuar kuturu e pa mbulesë që operojnë pa argumentuar dhe pa koordinuar e me kryeneçësi me fakte të sajuara e me vendim marrje në dëm të njëri-tjetrit, për më shumë në dëm të fatit të Kosovës, realitet ky që neverit popullin tonë e për më larg kjo nuk është as filli i mënyrës afirmative të tyre. Këta bartës të pa denjë të vullnetit të popullit tonë kanë stërkequr çështjen e zgjidhjes së statusit. Tanimë duke e vërejtur fare qartë paaftësinë e tyre politike së bashku me zhgënjimin, apo thënë më troç naivitetin e tyre politik, ata do duhej të kuptojnë se nuk do ta kanë fatin e as privilegjin e të ngriturit të flamurit si dikur plaku Vlonjat! Edhe sikur të ndodhte kjo tamam me 28 nëntorin e këtij viti, i ka ikur "ajami" prerjes së"ushkurit" të pavarësisë zotërinjë që moti, prandaj do duhej që t'ju kujtojmë këngën e vjetër të së motrës së Avdisë, kënduar nga Hasime Mirashi: "Prit me muaj e prit me vjet, pushka e Lilës s'po kërcet!"...
Fati i këtyre njerëzve që nuk hezituan t'i imponohen përdhunshëm kohës, madje në emër të unitetit e që në fakt këta përfaqësojnë të kundërtat, pra pjesë të tërësisë shoqërore të shkapërderdhura nëpër subjekte politike e jo politike të cilat tek më pastaj përbëjnë tërësinë. Prijësit e Institucioneve tona, pashpjegueshëm u bënë kukulla në duart e binomit politik ndërkombëtarë me orientim të dyshimtë që për qëllim kishin klonimin e këtij mekanizmi.
Prandaj rënia e rezolutës në provim para Këshillit të Sigurimit, kishte për pasojë më shumë "nxënësit" e pa përgatitur, apo "profesorët" qyqarë e të pa fuqishëm për ballë një realiteti të pa diskutueshëm?! Më këtë akt të qyqarllëkut politik Këshilli i Sigurimit vetëm sa trimëroi dhe forcoi qëndrimet e Rusisë dhe Serbisë, madje duke i kurajuar ato edhe më që të mos lëvizin nga pozitat e tyre politike. Tani së fundi, kalimi i çështjes së statusit nga KS në GK, ngërthen në vete edhe një lojë më shumë me fatin e shqiptarëve dhe me përfaqësuesit tanë tragjik- fatkeqësisht!
Tashmë kur një ndjesi e pafuqisë politike në rritje, ka kapluar bartësit e institucioneve tona, të cilët me entuziazmin e tyre të dikurshëm e pa mbulesë u sulen drejt pallatit shumëkatësh për të arritur sa më pranë buxhetit të shtetit që synojmë.Entuziazmi pa mbulesë ka filluar të digjet ngadalë së bashku me bartësit e kotësisë dhe zhvatjes politike e materiale. Ama u desh një kohë mbi tetë vjeçare, dhe krejt në fund edhe një vapë dyzetë gradësh që këto ditë po mbretëron në Kosovë për të djegur edhe premtimin shterpë, fatkeqësisht kjo vapë po djeg edhe popullin, por ja që ne si popull realitetin e shohim vetëm kur na kaplon temperatura përvëluese klimatike e politike dyzetë gradësh!Që nga viti 1999 e deri më sot, shumë çështje favorite për Kosovën u dogjën dhe nuk mund të riparohen më, së bashku me to edhe çështje e statusit që përplaset nga Bajrami në Krishtlindje, prandaj kjo elitë politike as që ka më mandatin legjitim të përfaqësojë interesat tona kombëtare, madje ka një vit që në mënyrë ilegjitime këta sorollaten në për botë dhe zhvatin nga buxheti i Kosovës!?

Mendoj që para së gjithash populli ynë në mënyrë të prerë duhet të kërkojë zgjedhje, nga ku do të dalin udhëheqësit dhe përfaqësuesit e rinj të popullit të Kosovës të cilët do të jenë legjitim për para popullit tonë për të shpallur shtetin e Kosovës, nëse kjo nuk ndezë, atëherë duhet shpallur bashkimi i tokave shqiptare në rajon që në fakt është e natyrshme dhe e pashmangshme! Të shpresojmë se me punë të përkushtuar e sistematike, populli ynë do të arrijë që t'ua pres rrugën e dinozaurëve të fundit politikë, të cilët për shumë decenie kanë lozur dhe po lozin me fatin tonë. Ne duhet të jemi gati dhe të sqarojmë botën se mes dy poleve të kundërta, pra në mes lirisë dhe robërisë nuk ka emër tjetër.. Kështu që populli shqiptar do të jetë i detyruar ( herdokurë) që të deklarohet në mënyrë të prerë se ne do të përdorim të gjitha mjetet juridike, politike, morale e kombëtare, pra edhe mjete tjera, në mënyrë që të jetojmë të lirë e jo të robëruar!
Këtë duhet detyrimisht ta themi ne e jo t'ua bartim brezave pasues, jemi zvarritur mjaftë për një shekull, dhe çdo zvarritje tjetër është dënim i ardhmërisë sonë.Të kundërtën e kësaj e tha prerë e pa u skuqur, jo më pak se presidenti "demokrat" i Serbisë, i përkëdheluri i Evropës, Tadiq se shteti i tij do të përdor të gjitha mjetet ( që nënkupton edhe luftën)... në mënyrë që mos ta lëshojnë Kosovën!? Pse ne të mos tregojmë të njëjtën gatishmëri kur është në pyetje liria jonë kombëtare, pse jo edhe gatishmërinë e luftës ( nëse kjo na imponohet), kur synimi ynë është liria dhe jo pushtimin!Ndryshe do të mbesim të pushtuar nga Serbia, pra do duhet të shtrëngohemi që ta pranojmë jetën e robit, apo të qytetarit të lirë e sovran në tokat tona. Ky është realiteti politik tani në këto hapësira, dhe nuk kemi asnjë arsye që realitetit t'i vemi grimin e premtimeve shterpe.

Mehmet BISLIMI



VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo