SKENA E PARADOKSEVE POLITIKE NË KOSOVË
Janë të pa mohueshme paraqitjet e ndryshme të ndjenjave tek njerëzit e gjallë, pa dyshim, në mos me tonet e tyre të qeta e të mençura, s'do mend se ata do të ndihen me tone të tyre të vrullshme e të marra, por se do te ndihen së gërmuari, kjo nuk vihet në dilemë. Arti i të paraqiturit në opinion sillet nga një limit tek tjetri, varet nga shija e perceptimit të realiteteve të krijuar në sfondin e tyre të fildishtë, që ata konceptojnë, qoftë ai edhe në disavantazh me konotacionin kohë. Në të shumtën e rasteve nuk mund të fshihen edhe ambiciet e tyre, sa do strukur që janë ato në harresën e viteve. Këto ngarkesa psikike të cilat denigrojnë krejt pa vetëdijshëm në varësinë e shijeve personale për të qenë, për të pasur, për të arritur, për t'u dukur, për të dirigjuar, për të synuar, për të zhvatur, për të dominuar, për të qenë uni e egoja etj. Tek të zotët e punës mbizotëron arsyeja, qoftë edhe në rastet më të rënda, por të zotët e punës, nuk bëjë zhurmë e shamatë, ata punojnë dhe është puna ajo që i vë në vendin e përgjegjësive të mëdha- cilido, apo cilët do qofshin ata.
Këtë vit Kosova dhe populli i saj ka shënuar ditë të mira drejt progresit për të vazhduar edhe më me forcë drejt qëllimit final; përparimit, demokratizimit dhe bashkimit e lirisë së plotë të shqiptarëve, kjo s壇o mend se është një e arritur e konsiderueshme. Mirëpo, për as një çast nuk duhet të harrojmë parimet mbi të cilat kemi bërë këtë ngrehinë që mes furtunave po tundet nga një skaj i sukseseve te skaji tjetër i mosrealizimeve të synimeve tona kombëtare, apo thënë më mirë nga taktika e gabuar në vlerësimin e gjërave deri të pamundësia që imagjinatën tonë pjellore ta kthejmë në realitet, për ta bërë atë të prekshme!
Po të fillonim nga parimet themelore të cilat mbështetën tek vlerat universale të demokracive më të zhvilluara, kuptohet për ata burrështetas që kanë në dorë edhe arrën edhe shkopin, fatkeqësisht këto ditë në Kosovë po mbretëron një kaos politik verbal, që nuk po e njeh qeni të zot!... T'i trokasim në derë kujtesës për të parë e për t'i vu në baraspeshë paradokset e shumta politike që po ndodhin sot në Kosovë:
Që nga atëherë e deri më sot kanë rrjedhur shumë gjëra të këndshme, por edhe të pakëndshme; në Mitrovicë pasoi huliganizmi i serbeve ku mori jetë njerëzish- ngjarje këto të yshtura nga regjimi i Beogradit me ardhje daljet e tyre në pikë ditë si Samarxhiqët e Nikoliqët, të mbështetur e trimëruar edhe nga Galluqet e soj sorollopi i tyre, pa paralajmërim, si në tokat "mera" të cilave nuk i del zot kush, madje as ata që thirren në kompetencat e tyre, gjoja mbi misionin e paqes e që zhvatin edhe paga të majme në emër të po këtij misioni. Ja se ç'thotë njëri nga ta, zëdhënësi i UNMIK-ut, Seven Lindholm që: - UNMIK, nuk i ka dhënë leje e Nikoliq, as që ka kërkuar leje nga UNMIK-u, për të ardhur në Kosovë. Nikoliq, as që ka paralajmëruar ardhjen e tij në Kosovë33;... Paradoksi tjetër qëndron mu në faktin se këto kompetenca i dedikohen pikërisht kësaj organizate e cila faktorin vendor e pamundëson që të veprojë. Shtrohet pyetja: po sikur njëri nga udhëheqësit tonë të futet në Presheve, apo në Bujanoc në këtë forme dhe me këtë mision?!... Kjo ngrehinë e papërgjegjësive, po na shtrëngon që sa kohë, madje edhe sot kur Kosova ka një status të zgjedhur politik që thirret në shtet sovran-thirret në pacenueshmëri territoriale!...
-Para dy-tri ditëve u miratua draft-kushtetuta e Kosovës, njëkohësisht Ban Ki Mun, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se misioni i OKB-së, në Kosovë do të vazhdojë punën, duke u mbështetur në Rezolutën 1244, e cila mbetet në fuqi edhe pas 15 qershorit, madje kjo rezolutë thotë më shumë se kaq!...
Pason paradoksi tjetër kur Piter Feith thotë:
-"Data 15 qershor shënon fundin e periudhës së tranzicionit, dhe me ardhjen në fuqi të misionit civil ndërkombëtare EULEX, kjo rezolutë sigurisht se edhe humb kuptimin dhe validitetin e saj!".
Nga njëri tek tjetri paradoks, me deklarimin e shefit të OKB-së deri të Piter Feith, pason deklarimi po aq paradoksal i shefit të diplomacisë Evropiane, zotit Solana, ku thotë:
- "Zgjedhjet e reja në Serbi do të jenë të rëndësishme edhe për faktin se për herë të parë do të mbahen ne veri të Kosovës!'"...
A nuk nënkupton kjo më shumë së cenim të integriteti të shtetit të Kosovës, kur zgjedhjet i takojnë një shteti tjetër dhe shefi pro serb i kësaj diplomacie gëzohet që zgjedhjet e shtetit serb mbahen edhe në territorin e Kosovës?. Pavarësisht petkut të gjuhës diplomatike që në këtë rast mundohet të shtjellojë shtrirjen e Misionit ndërkombëtarë edhe në veri të Kosovës! Paradokse këto të mega shefave të diplomacive të mëdha të mbështjella me diplomaci të "lartë!"... Ndryshe mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, kjo është as më pak e as më shumë se cenim flagrant i sovranitetit të saj. Nga ana tjetër një zë krejt i mekur në pamundësinë e vet për më shumë së një zë. Kryetari Sejdiu tha se integriteti i Kosovës është i pa cenuar!...
Këto dokrra me këtë çmim kaq të ulët, vështirë se do t'i hajë kush!... Nga ana tjetër Samarxhiq, i ashtuquajturi ministër për Kosovën kërkoi ndarje të Kosovës dhe u garantoi paga mujore të gjithë atyre serbëve që kanë lëshuar punën dhe që mohojnë bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovë, por edhe me ato ndërkombëtare që veprojnë këtu, dhe atë, e tha hapur e shkoqur se kjo është kërkesë e Beogradit!...
Kurse Nikoliq iu tha serbëve që të qëndrojnë në Kosovë, të mos njohin shtetin e Kosovës, të mos i besojnë BE-në, të lindin sa më shumë fëmijë etj. Krejt kjo hyrje e dalje, natyrisht, pa cenuar aspak sovranitetin tonë, Posi!...
Në këtë pranverë për fat të mirë, dhe pa dyshim në mungesë faktesh, apo thënë më mirë për shkak të pafuqisë së mikeshës serbe, zonjës Carla del Ponte, që t段 mbaj prapa grilave luftëtarët e lirisë, u lirua nga aktakuza edhe zoti Haradinaj. Ishte gëzim dhe ngadhënjim për të gjithë shqiptarët, pa dyshim, në veçanti për bashkëluftëtareve të tij dhe për familjen e tij. Ky gëzim u zbeh, apo thënë më mirë e vrau vet zoti Haradinaj me yryshin e tij drejt pushtetit ende pa e pirë mirë kafenë e parë në Kosovë!
Edhe një paradoks në mesin e shumë të tjerëve!
Ramushi nuk priti më, dhe foli. "Dua zgjedhje!". Dua t段 hipi pushtetit prapë, kështu i bie nëse e përkthejmë në gjuhën e politikës e cila jo lehtë "zbërthehet" në këtë rast!... Për një politikan që pretendo të jetë i tillë nuk mund të kishte diçka më naive se kjo. Duke dashur, si gjithmonë që botës t段 tregonte se është paqësor; në një mëngjes të freskët ai vizitoi varrin e Rugovës, natyrisht me ekipin televiziv mbrapa (se do t段 shkonte puna huq), i cili me këtë rast shprehimisht tha:
..." Adresa e rrugës sonë të mundimshme gjatë historisë do të bëhet puna dhe angazhimi i presidentit Rugova!", edhe kështu u bë ky formulim linguistik i pa rregullt dhe i pa artikuluar mirë. Një paradoks i radhës për mua: Që nga kur adresa e rrugës së Rugovës dhe e Ramushit qenkan njehsuar!?
Nëse po, Shtrohet pyetja pse par Ramushi bëri AAK-në, për derisa paska adresa të njëjta që i referohen edhe rrugëve dhe qasjeve të njëjta politike dhe diplomatike?! Më sa po kuptoj, z. Haradinaj pra, paska gabuar adresën që ishte në Velani! Nga ana tjetër, gjë që dihet botërisht; para lufte, gjatë dhe pas lufte, këto dy figura kishin orientime konceptualisht të kundërta, por edhe adrese të kundërta, madje kundërshti të thella këto. Nëse kjo është adresa e Ramushit, publikisht po e them se kjo nuk është adresa ime, as e familjes sime, madje as e pjesës dërmuese të çlirimtarëve të Kosovës, as e të përndjekurve politikë e më gjerë!
Kjo batutë e radhës, nëse ka pasur për qëllim hapjen e portës së pushteti, pra duke u përkulur para varrit dhe emrit të një kryetari të një subjekti tjetër ( nga ky post kryetari i ndjeri Rugova kurrë nuk ka hequr dorë), atëherë këtë pushtet e çaftë mortja! Një përkulje të nyejt më herët e pati bërë edhe Kryeministri aktual, por që ai të paktën nuk e ngatërroi adresën siç e ngatërroi ish Kryeministri në vërsulje!
Me të drejt shtrohet pyetja, tani po aq paradoksale: A thua zotin Thaçi dhe zotin Haradinaj, i paska lidhur ndër vete vetëm rruga dhe adresa e Ibrahim Rugovës, që iu veshën malit dhe pamohueshëm dhanë aq shumë, deri në sakrificat më sublime për atdhe?!
Nëse po atëherë, zgjedhja është fare e lehtë: le t'i shuajnë subjektet e tyre politike dhe t段 bashkohen LDK-së, ndryshe kryetarët e partive tjera ( edhe i ndjeri Rugova në këtë mes), jo vetëm që nuk është lëkundur as edhe një herë para emrit të këtyre dy kryetarëve, por as që ka dashur të dëgjoi ndonjë herë për ta, të cilët dhanë edhe gjakun e tyre, më shumë nuk ka njeriu se çka të jap për atdhe se sa ta dorëzoi jetën e vet në altarin e lirisë!
Më këto përkulje të pareshtura të dy figurave të luftës, para popullit tonë; sikur po krijohet përshtypja se zotin Haradinaj dhe zoti Thaçi, kanë lënë në hipotekë të kaluarën e tyre para emrit të ish kryetarit të LDK-së, zotit Ibrahim Rugova!
S壇o mend se kjo gjendje pasoi për shkakun se dy liderët tanë të luftës, pas gjithë asaj që bënë për lirinë e popullit tonë, më gjasë porta e pushtetit nuk i zuri që të dy, prandaj...
Sa e logjikshme, aq edhe e pritshme e entuziaste, por mbase edhe e dobishme dhe e domosdoshme do të ishte, që PDK dhe AAK të shkriheshin dhe të bëheshin një subjekt i vetëm politik, apo të paktën të lidhnin koalicion parazgjedhor ( kurdo që do të mbaheshin ato) e të mos përkuleshim më para as kujt, por t段 dilnin atdheut zot, ashtu siç i kanë dalë edhe në luftë, populli i Kosovës padyshim se do të gëzohej e do ta mirëpriste këtë akt- nëse këtë lexuesi i mirë nuk ma merr për batutë!...
Në paradokset e radhës së armatës së madhe të papunëve, nuk ka mundësi që me not të ia hedh lumit as kush, të paktën jo në këto rrethana. Kosova me miniera të shumta, por e pa aftë që t段 shfrytëzojë ato, me KEK-un gjigant, por në errësirë, me Dikasterin e PTK-së, por pa kod telefonik, me aeroport ndërkombëtarë, por më shërbime e buleta ndër më të shtrenjtat në Evropë, me suficit buxhetor, por me infrastrukturë të rrënuar fare, mes lumenjve me zë, por pa ujë, me tokë pjellore, por të lëna djerrë, me letra, teneqe, kanoçe, najlon, por pa barë e gjelbërim, me pasuri bilionshe thëngjilli, por me pyje të shkatërruara, me demokraci të lartë, por pa fuqi e funksionim të ligjit, me popullatë të varfër, por me nga një makinë për çdo kokë banori!...
Këto anomali të bartura zvarrë për vite të tëra, paraqesin një tablo të shëmtuar në mozaikun paradoksal të Kosovës së vjetër dhe të Kosovës së re. Nuk jemi pesimist, është e vërtetë e pa mohueshme se ekziston mundësia për t段 evituar të gjitha këto të liga, por, vetëm atëherë kur ligji do të pres me gërshërë të gjithë ata që i kanë kontribuar këtyre të ligave të cilat zhvillimet politike në Kosovë i kanë vu në pozita paradoksale!
10, prill 2008
Mehmet BISLIMI
|
|
|