fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




PARTITË POLITIKE DHE PRAGU I ADOLOSHENCËS
nga Mehmet BISLIMI

Është më së e vërtetë së Kosova, krahas shumë goditjeve që ka përjetuar gjatë kohës së pluralizmit politik, pa dyshim së ka vuajtur, madje jo pak edhe nga numri i madh dhe pa kriter i shumë partive politike, që ende operojnë në Kosovë pa dyshim edhe gjithë andej territoreve shqiptare! Shumë nga subjektet të quajtura politike, ende nuk kanë arritur që të shfaqin peformancat e tyre politike në nivelin e kërkuar, mos të flasim më për standardet evropiane. Nisur nga kjo bazë, mendoj së ato do duhej të rikuperohen, kështu duke e paguar tagrin e lartë për të qenë "lider" i një parie me një grusht elektorat, madje duke e matur peshën e vet që mbi dhjetë vite në Kosovë. Mendoj së liderët e tillë do duhej të kuptojnë një herë e mirë së: "Peshorja nuk heq gjithmonë njësoji!" Subjektet të cilat për gjithë këto vite nuk e kanë kaluar pragun e adoleshencës politike nuk do duhej që edhe më tej ta neveritin elektoratin e pafajshëm, madje as t'i dhunojnë foltoret e institucioneve tona, të cilat veç kanë filluar ta humbin arsyen e ekzistencës, mbi bazën e dikurshme, për ç ka edhe janë përcaktuar para elektoratit!

Këtij operimi politik, domosdoshmërish duhet t'i vjen fundi. Ringjallja e fenomenit që "ç do njeri të formojë nga një parti!", sikur ç orientoi edhe sistemin pluralistë në Kosovë. Ky tundim i liderëve që u shtri këto 10- 15 vitet e fundit, në një dozë të caktuar edhe ka irrituar elektoratin i cili në fakt ishte i tërhequr pas karizmit inekzistent të liderëve të caktuar. Ka kohë që këto subjekte politike në Kosovë demonstrojnë, hiç më shumë se paaftësinë e tyre në përpëlitje për të qenë subjekte të mirëfillta politike me përmasa të nevojshme, të cilat në fakt nuk i kanë poseduar kurrë. Në zgjedhjet e radhës, ekziston droja se shumë nga subjektet politike do thyejnë hundët në pragun zgjedhor, përtej të cilit nuk do të mund të kalojnë, mbase prapë të pamerituarit po!, por që vota e elektoratit do të jetë përgjegjësja që do t'i hedh përtej pragut të limituar, në qoftë se këto subjekte më pastaj vërtetë do të jenë të vetishme për peshën e përgjegjësisë para popullit tonë, dhe për zotimin e dhënë, ndryshe!...

Ka ardhur koha që gjërat t'i shikojnë me syrin e arsyes, dhe jo me atë të lakmisë për pushtetin e ëndrrave të arkitektuara në pallatet e tyre imagjinative. Krahas përvojës mbi sistemin pluralist partitë politike të formuara në Kosovë, faktikisht kanë prodhuar edhe efekte të dëmshme e negative si: ndasi të thella mbi baza politike, ngatërresa të paarsyeshme, keqinterpretim dhe komprometim të sistemit pluralist, përç arje dhe veprime tjera jo të mira, mos respektim të ligjit dhe të qytetarit, deri të korrupsioni e hajnia e hapur në majat më të larta të pushtetit të cilat janë bartur kryesisht mu për mes linjave të subjekteve të caktuara politike. Prandaj, është e domosdoshme, që tani partitë politike të kenë edhe pragun zgjedhor, në mënyrë që t'iu ofrohet rasti për të treguar fuqinë, strategjinë, aftësinë dhe sinqeritetin e vet para qytetarit, nëse janë të zonjat që këtë prag ta kalojnë, varësisht nga kuota e tij caktuar paraprakisht, në të kundërtën do duhej që domosdoshmërish të formojnë koalicione të qëndrueshme.

Ky prag zgjedhor paraqet nivelin minimal të mbështetjes që partisë i nevojitet për t'u përfaqësuar para shoqërisë sonë. Kjo metodë përdorët në sistemet zgjedhore me përfaqësim proporcional.
Ky prag, lejon eliminimin, ose heqjen nga rendi i ditës të subjekteve të vogla politike, të cilat faktikisht në Kosovë përfaqësojnë një grusht elektorat farefisnor të liderit të tyre, madje në të shumtën e rasteve, as këtë jo!... Me këtë limitim partive të vogla, ju ofrohet rasti i favorshëm, që mbi baza të vullnetit të mirë të ecin krahas realitetit të ri dhe të formojnë koalicione të qëndrueshme dhe të arsyeshme, të cilat rrjedhimisht do të ndikonin në stabilitetin e Qeverisjes së ardhshme e krejt në fund interesat e vet subjektit. Ky prag do duhej të zbatohej në të dy nivelet; në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, në mënyrë që me kohë gjërat të rrjedhin logjikshëm në shtratin e vet.

Pragu zgjedhor, më parë detyrimisht do të forcojë skenën politike, më pastaj partitë do të profilizohen në spektrin e tyre politik, duke u profilizuar në të djathta dhe në të majta, të qendrës dhe konservative, me orientim social dhe nacional. Në fakt partitë politike në Kosovë ende nuk janë deklaruar rreth spektrit dhe profilit të tyre politik, do të ishte dobiprurës orientimi i tyre në profilizim si parti demokristiane, liberale, demokratike, socialdemokratike, konservative, nacionale, popullore etj. është më së e vërtetë së shumica e këtyre subjekteve në programet e tyre politike nuk kanë të përcaktuar, apo thënë më shkoqur e pa hezitim, nuk e kanë fare të ç artë profilin e tyre politik, spektrin e tyre dhe as orientimin e tyre?!

Shumica prej këtyre partive kanë programe që nuk anojnë askund, që nuk pretendojnë askund, që nuk thonë as gjë konkrete, që nuk kanë as spektër, as profilizim politik, që nuk përcaktojnë qartë së ç farë rendi shoqëror pretendojnë të ndërtojnë. Që nuk ngërthejnë në vete as diplomaci, as plan ekonomik, madje as qartësi mbi zhvillimet e perspektivës së ç ështjes sonë të pazgjidhur etj... Me keqardhje, por elektorati nuk joshet më me emra të "mëdhenj", as me eufori të ç astit, as me kotësinë formale të dikurshme, madje as me të arriturat e luftës dhe formalitete tjera, të cilat tanimë sa nuk i takojnë së kaluarës. Elektorati ynë, mendoj së tashmë është pjekur së paku nga përvoja e deritashme do duhej te këtë mësuar diç ka, në mos më shumë së ABC-në politike për të zgjedh dhe për të qenë i zgjedhur të paktën mos ta nënç moj e përbuzi të drejtën e tij legjitime dhe të pa tjetërsueshme, siç është e drejta e votës në rendin e shoqërisë demokratike, ndryshe s'ka për së të dali në zgjedhje. Këtë radhë elektorati do duhej të votonte për atë parti politike, e cila arrin ta mobilizojë elektoratin që të votojë vetëm mbi bazën e programeve partiake, politike, ekonomike, diplomatike dhe kombëtare.
Mendoj se ka ardhur koha që subjektet të caktuara të cilat nuk e kalojnë dot pragun e adoleshencës politike të përshëndetën përfundimisht kësaj radhe me elektoratin.

Gusht,2007 Mehmet BISLIMI


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo