fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

FILLIM VIT I MBARË MBASE?!
nga Mehmet Bislimi



Që nga dita e nominimit të Thaçit për kryeministër të Kosovës e deri më sot, shumë nga analistët vendës kanë heshtur, apo kanë qenë tejet të matur me shkrimet, parashikimet, lëvdatat, në mos sharjet e tyre! Mbase për faktin se nuk ka kaluar më shumë se një javë që nga fillimi i punës së saj, por që nga ana tjetër, duke u kursyer për arsye që vetëkuptohen. Mes heshtjes dhe pusisë së atyre që janë në pritje të presë, ka një mungesë burrërie. Jo pak herë, përvoja e keqe e së kaluarës, shumë nga njerëzit tanë të penës i ka hedhur në taborin e servilëve, pra në pozitat e liga të kujdestarisë për t'i mbajtur ison, politikës së pushtetit në fuqi.

Të gjithë ata që i shërbenin me përkushtim politikës së pushtetit, thjesht përfitonin materialisht, pavarësisht se humbnin moralisht. Servilët nuk qajnë kokën për moralin, as dje, as sot! Gëzon fakti që sot, analistë të mirëfilltë mund ta thonë mendimin e tyre lirshëm, pa pasur frikë së mund të pësojnë, po as që do të fitojnë diçka më shumë se guximin për ta thënë të vërtetën. Megjithatë edhe kjo nuk është pak.

Legjislativi i vendit, por edhe figurat e dekorit e deri të ministrat e dikastereve përkatëse të Kosovës u konstituon, me gjithë disonancën e dukshme mes tingujve të pa akorduar, pak çaste para se simfonia të fillonte, nënë shikimin peshues të dirigjentit, një asonancë memece u duk, duke lënë një çik shije të ngathet e cila, mbase pa dashje, por që premtimin e vë nënë hijen e frikës së të realizueshmes. E gjithë kjo për mandatarin e ri Thaçi, s'ishin më shumë veç se një qëllim që këtej e tutje nën udhëheqjen e tij dhe ekipit të tij, gjërat të gjenerojnë me një nismë pozitive, e cila do të bëj shtrirjen e saj brenda shoqërisë sonë e që pa tjetër do duhej të jetë e përgjegjshme, pavarësisht formës së dukshme të një sharmi me çehre të limontë të disa ministrave, për më shumë edhe e atyre që nuk kishin kapur dot këto poste! Megjithatë, ministrat me gjithë emrat e tyre të lakuar në për rasa, disa nga ta, nuk do duhej as të guxonin të kalonin pranë godinës së Qeverisë e lëre më të qeverisin, por ja që shijet janë të ndryshme, dhe kjo i bënë mirë një shoqëri që pretendon të zbatoi kulturën pluraliste!
Mirëpo mes formës vizuale dhe përmbajtjes së brishtë, ka një dozë rezerve, e cila do ta arsyetoi, ose do ta rrëzojë teorinë e shpifjeve mbi kurrizin e atyre që janë të përkushtuar për të ndërtuar diçka, dhe mes atyre që këtë përkushtim e shfrytëzojnë për të shkatërruar atë që është ndërtuar nga të tjerët. Më konkretisht, këtë do ta vërtetoi koha, puna e së cilit, serioziteti në qasje, përkushtimi dhe vendosmëria etj.
Qytetarët tanë, këtë pyetje e shtrojnë me të drejt, duke u frikësuar ende nga hijet e së kaluarës, të cilat kishin zymtësuar qiellin tonë të shpresave për një lojë tjetër të rregullave morale të një shoqërie, të zënë krejt befasisht dhe të pa përgatitur në rrugën e tranzicionit që pretendon shtet formim, dhe kjo nuk është pak!

Nusja e mirë, por syrin e verbër!
Qeverisë Thaçi, si duket me përzgjedhjen që ka bërë, si më së miri i shkon përshtati proverbi ynë popullor. "Nusja e mirë, por syrin e verbër!"... Duke studiuar mirë e mirë se cilin nga ministrat, na del se ndonjëri nuk do të ishte meritor që të ketë fatin e të rrah gjoks për faktin që do ta këtë në nderin e tij, qoftë edhe si figurant në zgjidhjen e statusit të Kosovës, që pa dyshim do duhej të jetë në këtë fillimmandat, ndryshe, përmasat e revoltës do të jenë fatale sa që nuk do ta njoh qeni të zotin!...
Karakteristikat dalluese tek se cili nuk personifikojnë vetëm formën, por edhe esencën që mund të ndryshojë, që nga ndjenja narcisoide, aristokrate, megalomane, naive, adoleshente, anarkike, makute, amatore, intrigante, servile, frikamane e deri te shkathtësia e përvetësimit të saktësisë së mendimit dhe përkushtimit të përgjegjshëm e elokuent për të qenë adapt- tamam Ministër.
Mundësia e ikjes nga konstatimi i pranueshëm se: shoqëri ideale nuk ka!, është e vogël, prandaj në duhet të vlerësojmë në përputhje me vlerat e tyre politike,me përgatitjen e tyre profesionale, me peshën dhe rolin e aktivitetit të tyre në shoqëritë e kaluara, me përkushtimin e tyre moral e njerëzor, me gatishmërinë sakrifikuese për vendin, por edhe dukuria e vartësisë së tyre që luan jo pak rol, mbi të gjitha puna konkrete që populli ynë do ta shijoj dhe ta preki me dorë, etj.

Në ditën e nominimit të organeve të Qeverisë së Kosovës, disa diskutues nga opozita, ishin të çorientuar tërësisht, thua se i kishte zënë egjri!- thjesht, për faktin se nuk po mund ta pranonin realitetin e të qenurit humbës. Prandaj edhe në mënyrë gjestikulative kishin dështuar cakun e ndonjë goditje të përafërt, madje me bagazhin e paqartësisë së lojës politike që rezulton me një palë të humbur dhe me një tjetër fituese.
Duhet t'i bindemi faktit të thjeshtë se humbja, ose fitorja eventuale i vënë në rolin e pozitës, respektivisht të opozitës kërkuesit e votës së lirë të qytetarëve, lojë kjo demokratike e pranuar botërisht, por që tek ish shtetet e bllokut socialist e pranuar me dhembje të thellë, megjithatë e pashmangshme!
Diversiteti politik, mes pozitës dhe opozitës është i vazhdueshëm, parimisht edhe i paraprinë zhvillimit të vlerave demokratike të shoqërisë, i bënë asaj shumë mirë dhe praktikisht nuk përjashton fërkimet, por as puqjet e tyre të mundshme në raste të caktuara interesash, që joshin me keq se sirenat e detit, që ecin me një shpejtësi galoponte, kur në pyetje është pushteti! Kjo i bën mirë vendit, se po të fitonte gjithmonë një parti, do të kalonte me kohë në pozitat e diktatorëve demokratë, që do të ishte jo vetëm inkoherence, por edhe anakronike! Ndërkaq sa i përket "kurorëzimeve të pa natyrshme", kjo panatyrshmëri nuk i ka vrarë dikur ata në ndërgjegje për ikjet e tyre imorale nga lloji i vet, me ambiciet e tyre të liga, fshehur thellë në gji për të dalë para deves..., duke shkelur çdo kod moral mbi gjithë atë luftë e sakrificë, që ishte bërë në emër të diçkaje! Të paktën ata kanë kaluar pragun e aktit moral përtej së cilit është lënia në baltë, për mos të thënë një fjalë tjetër edhe më të rëndë, duke ikur në mënyrën më të paligjshme, në kohën më të ligë, në vendin e gabuar, me misionin më jo fisnik nga trungu i vet, për të hapur portën e dyshimeve më pastaj se diçka nuk paska qenë në rregull që në gjenezën e gjithë asaj që ndodhi!...

Ngarendja e njërit tabor që të kap i pari shtizën e bajrakut, rezultoi me pasaktësi në kohë, sa do që ata kohën mundoheshin ta diktonin, prandaj historia është e pa mëshirshme në raste të tilla, kështu që, dikë do ta nderojë me shtizën e bajrakut, ndërkaq dikë tjetër me atë të tramakut!
Ky ishte fati, por edhe përpjekje e tyre për ta bërë dhe përvetësuar historinë ndaras, veç e veç, bajraqe, bajraqe, të seruvar para gjithë asaj sakrifice me sloganin se: "Lirinë ua solla unë!"...

E kur e tëra kjo mbeti në sirtarët e hipotekës naive, vraponi o burra se erdhi koha për t'u hapareshur se: " Pavarësinë po ua sjell unë!"... Mandatari Thaçi, tha se: "As një herë, nuk i kam pasur duart e lidhura!".është e vërtetë, madje as atëherë kur ish regjimi diktatorial i Millosheviqit e dënoi atë me një decenie burg në mungesë e që nuk arriti ta kishte Thaçin kurrë, brenda bedenave me mure të trasha e me hekura të ashpër e tela me gjemba të rrethuar me gardian serb!...
Prandaj edhe gëzon pa masë fakti, dhe pikërisht këtu është fati i Kosovës, nga se Thaçi i ka duart e lira, dhe këtë duhet ta dëshmojë tani vet ai me luftë të pa kompromis kundër korrupsionit, me sigurinë dhe lirinë e qytetarit të Kosovës, me energjinë elektrike, me infrastrukturën që është tmerrësisht e lënë në mjerim, me ngritjen e mirëqenies së të gjitha kategorive të qytetarëve të Kosovës, me zbatimin e ligjit me çdo kusht, me ndëshkimin pa kompromis të të gjithë atyre që kanë keqpërdorur besimin dhe paranë e qytetarit, pa varësisht pozitave që kanë pasur, apo që mund të kenë aktualisht, me prodhim, zhvillim, ekonomi, me punësim të të rinjve, me mirëqenie sociale, me synim të integrim të vendit drejt Evropës, me marrëdhënie ndër fqinjësore të ndërsjella. Me kooperativitet të plotë më bashkësinë ndërkombëtare, në veçanti me SHBA-të, etj.

Kryeministri Hashim Thaçi i ka duart e lira, prandaj ai duhet të veprojë në mënyrë që populli të bindet se nuk ka gabuar me peshën e votës së vet. është për t'u admiruar konstatimi se në të ardhmen, vetëm një njeri mund të ia lidhi duart Hashim Thaçit- e ky mund të jetë vet Thaçi!, për çka unë nuk dua të besoj.

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo