fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Çka anashkalon Ekrem Murtezai në librin "FADIL HOXHA, SIÇ E NJOHA UNë"

nga Mehmet BISLIMI





Konsideroj se autori i librit, "Fadil Hoxha siç e njoha unë", Ekrem Myrtezai, ideologu i shkollës komuniste-titiste për Kosovën, me një hipokrizi politike, duke shfaqur sheshazi mungesë ndërgjegjësimi dhe papërgjegjësi të një bjerrakohësi të dikurshëm, që privilegjet personale i kishin vënë mbi të gjitha, madje edhe mbi interesat kombëtare. Autori me gërhitjet e tij të fundit sikur provon të kapët pas kashtës, për ta pasqyruar ndryshe biografinë plot damka të Fadil Hoxhës!
Ky ish partiak titist dhe bjerrakohës të tjerë të tillë, mbështetur mbi iluzionet e rrejshme brenda konceptit dogmatik jugosllav, fare dukshëm, pa hequr dorë nga arroganca e dikurshme politike (as nga petku i ish sistemit titist) , pretendon ta bind lexuesin se, ja si paska qenë "Fadil Hoxha, siç e njoha unë", na thotë fare qetë ky, Myrtezai i tanishëm, pa i treguar lexuesit te ri shqiptar, si cili na qenka ky farë filozofi titist, i cili ka plehëruar shumë nëpër gazeta dhe revista të kohës me "analizat" e tij titiste të shkollës së Kumurovcit.
Më duhet t'i them këtij Murtezait, se atë kohën e tij të artë të "bashkim- vëllazërimit" të shqiptarëve me serbë e sllavë të tjerë, populli ynë tashmë e ka dënuar dhe e ka hedhur në plehun e historisë, madje së fundi e ka vrarë edhe me tytën e pushkës çlirimtare! Do të duhej që të ishte e qartë, thjesht, për faktin se nuk ka më paragjykime për konsum të brendshëm si metodologji e dikurshme për të arsyetuar kohën e të dëshpëruarve! Si kundërpeshë të këtij titulli, unë vështrimin time për këtë libër do ta shtroj nga një segment tjetër, madje të titulluar ca më ndryshe nga ju zoti Murtezai:

Fadil Hoxhën, SIKUR E NJEH POPULLI YNË?

Autori Murtezai shkruan për Fadil Hoxhën, me qëllimin e vetëm, që të mbulojë një të kaluar të hidhur të asaj kohe, protagonist i së cilës ishte edhe vetë ai. Mendoj se nuk duhet shumë për të sqaruar se kush ishte Fadil Hoxha dhe bartësit e asaj politike në Kosovë. Në fakt, do duhej kohë e përpjekje për t'i "ngritur" ato figura- gërmadhë, punë kjo që ka marrë përsipër për ta bërë, duke u hequr zvarrë autori i këtij libri!
Populli ynë e ka shembur një herë e përgjithmonë atë sistem monist së bashku me bartësit e asaj politike, prandaj as që mendon ndonjëherë që mbi ato gërmadha ta ngritë të ardhmen e vet. Ne e kemi të çartë se tek-tuk, ende do të ketë nostalgjikë të asaj kohe, të cilët do të mundohen që të ndërtojnë kalanë nga kashta, por kalaja e historisë së kashtës ishte e mykur që në fillimin e ngritjes së saj mbi trojet tona, nga se bijtë liridashës të popullit tonë kurrë nuk ishin pajtuar me pushtuesin serb e jugosllav, as para luftës e as pas Luftës së Dytë Botërore. Populli shqiptar, i mbetur padrejtësisht jashtë trungut të vet, jo pak herë është djegur e pjekur për lirinë e tij. Populli ynë ka dhënë shumë që një ditë të jetë i lirë, prandaj kur dikush ia kujton ditët e pushtuesit dhe bartësit e mekanizmit shtypës të pushtuesit, ai ngritë neveri dhe urrejtje më parë, më pas ai bënë edhe gabim të pafalshme, ngase janë faktet e argumentet që e demantojnë çdo përpjekje të tillë, krejtësisht të papërgjegjshme dhe të dënueshme kombëtarisht. Janë këto vetëm disa nga faktet, që flasin vetë, për kohën tij, kur njeriu i parë në Kosovë ishte Fadil Hoxha:

- Sa shqiptarë u pushkatuan që nga 1945 e këtej, pa gjyq?
- Si i pushkatuan e si u zhdukën mijëra shqiptarë vetëm, në Tivar të Malit të Zi në vitin 1945?
- Ku janë varret e tyre, a nuk janë edhe ata të zhdukur sot e kësaj dite?
- Sa shqiptarë i dënuan e internuan me vite të tëra burgu padrejtësisht?
- Sa shqiptarë i larguan nga puna, banesa shtëpia, sa tjerë i shpërngulën nga tokat e tyre përdhunshëm për në Turqi?
- Sa shqiptarë i leqitën e diskriminuan padrejtësisht?
- Sa shqiptarë i shkatërruan psikikisht dhe fizikisht me dajak e torturë, në emër të çarmatosjes, në emër të prishjes së "vëllazërim- Bashkimit", në emër të prishjes së socializmit Jugosllav etj.
- Sa shqiptarë i larguan nga shkollat, fabrikat, fakulteti, institucionet?
- Sa nëna, baballarë, motra dhe nuse shqiptare i lanë me duar në gji?
- Sa fëmijë shqiptarë u rritën jetim, pa prindër të cilëve pushtuesi Jugosllav ua kishte pushkatuar, internuar, shpërngulur, burgosur, likuiduar tinëzisht, apo mbytur me dajak prindërit e tyre, si të madhin mësues Fazli Graiqevcin, e shumë atdhedashës të tjerë?
- Sa shqiptarë kishin dergjur rininë e tyre nëpër kazamatet Serbe, për faktin se e donin flamurin kombëtar, gjuhën tonë të bukur, e donin këngën tonë të ëmbël, e donin Kosovën Republikë të barabartë me republikat tjera brenda Jugosllavisë, e doni lirinë e fjalës dhe të mendimit, e donin barabarësinë me të tjerët, e donin shkollimi përparimin dhe ndërtimin e vendit të vet?
- Sa milionë ton e tonelata minerale, thëngjill e pasuri tjetër të Kosovës pushtuesi serb i eksploatoi nga vendi ynë, pa na e dhënë as më të voglin sqarim e llogari?
- Dhe krejt në fund shtrohet pyetja e zakontë: Ku ishte Fadil Hoxha dhe klasa politike e asaj kohe, nënë hundët e të cilëve po ndodhnin të gjitha këto monstruozitete të papara? - Sa herë e ngritën zërin e arsyes këta për t'i dalë në mbrojtje popullit të vet, në emër të të cilit zhvaten përfitime enorme dhe privilegje politike?

Populli ende i ka të qarta reagimet arrogante e të pakulturë, të mjera e antikombëtare të asaj kaste politike të shitur, sikur ishte reagimi i këtij Fadil agait të kuq, kur popullit ia tregoi vrimën e miut, kur e fyeu dhe e shau rininë më të shndritshme të Pranverës së vitit 1981, duke e quajtur atë "plehun e Kosovës", bijë ballistësh etj.
Pushtuesi jugosllav, në mbështetje të plotë nga ish udhëheqja komuniste e klasës politike në Kosovë, kurdoherë i pati duart e lira të veprimit kundër shqiptarëve. Në vitin 1981, vrau e plagosi me dhjetëra demonstrues, pastaj në vazhdimësi arrestoi e dënoi mijëra studentë, nxënës, arsimtarë, punëtorë e qytetarë të Kosovës, vetëm e vetëm pse kërkonin liri dhe barazi! Populli shqiptarë është si deti i qetë, zoti Murtezai, ai duket sikur heshtë, ai di edhe të falë, por ai nuk harron kurrë veprimet antikombëtare të pushtuesit dhe të puthadorëve të tij. Për fatin tonë të keq, Fadil Hoxha, si në kohën kur ishte në pozitat e pushtetit, por edhe në kohën kur ishte i harruar, nuk e mori as edhe një herë guximin qytetar për të sqaruar ekzekutimin e shqiptarëve pa gjyq anë e kënd Kosovës!? Fadili iu bashku dhe miratoi luftën kundër forcave kryengritëse të Shaban Polluzhës në Drenicë.

Fadil Hoxha, nuk la një dokument të shkruar se kush dha urdhër, se kush ishin ekzekutorët, ku u varrosën viktimat shqiptare, pse u pushkatuan shqiptarët liridashës pa gjyq, cili ishte qëllimi dhe prapaskena e këtij gjenocidi etj. Madje nuk u tregua se ishte i zoti që ta linte një dokument të shkruar për këtë tmerr, qoftë edhe në formë memoaresh, edhe post-mortum!?...
Fadil Hoxhën, autori në fjalë mundohet ta nxjerr edhe si kryeideolog të Konferencës së Bujanit! është domethënës fakti që autori nuk ka shpjeguar se si ndodhi që po ky Fadil Hoxha nga kryeideologu për vetëvendosje të popullit shqiptar në Bujan, të shndërrohet në kryeideologun e mbetjes së Kosovës nën Serbi, në mbledhjen e Prizrenit të verës së vitit 1945!? Si duket Murtezai nuk i "njeh" këto prapakthesa të Fadilit, të cilave edhe ky mjeran iu kishte shërbyer verbërisht ashtu sikur se edhe vet Fadili i cili i shërbeu po aq verbërisht regjimeve jugosllave të kohës. Autori, Fadilin e tij e njeh ashtu sikur ia ka ënda atij, pa ia përmendur lëshimet, krimet dhe tragjeditë që ia ka shkaktuar shqiptarëve liridashës, ai së bashku me klasën e tij bastarde projugosllave. Dhe nuk ka si ta njohë ndryshe Ekrem Myrtezai Fadil Hoxhën, pa ia hequr petën lakrorit dhe pa e parë edhe veten e vetë nën atë petë të pistë e të mykur!
Fadil Hoxha kurrë nuk i kërkoi të falur popullit të vet, madje as kur ishte në shtratin e vdekjes nuk kërkoi falje për sharjet dhe fyerjet që i kishte bërë atij, sidomos në vitin 1981!
Të vetmen fjalë që mund të mbahet në mend, pa i hyrë në hak Fadil Hoxhës është se ( përkundër asaj që ish kryetari i LDK-së z. Rugova nuk e ka thënë as një herë), Fadili e ka pranuar dhe e ka përshëndetur luftën dhe qëndresën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është e tëra që mund të mbahet mend për të mirë nga Fadil Hoxha! Me gjithë faktin se qëndrimi i tij ka pasuar pas përfundimit të luftës dhe fitores së UÇK-së mbi pushtuesin gjakatar serb.
Të përkujtojmë me këtë rast lexuesin e këtij shkrimi se në shërbim të politikës diskriminuese të LKJ-së, kundër bashkëkombësve të vet, ishin grumbulluar si në një kor kukuvajkash edhe shumë puthadorë të tjerë të Jugosllavisë, si: Mehmet Hoxha, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Veli Deva, Xhavit Nimani, Mehmet Maliqi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Shaban Kajtazi, e shumë kukuvajka tjera, të cilëve iu printe Fadil hoxha. Nga ky kor kukuvajkash, përpjekja për ta nxjerr Fadil Hoxhën shqiponjë, është krejt e pamundur- zoti Murtezai.

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo