Pse mbahet në burg NASER SHATRI?!
nga Mehmet BISLIMI
Kush mund të shpjegojë shpotinë ironike të përdhunimit të drejtësisë deri në përmasat e një absurdi, e cila gjoja në emër të drejtësisë po dhunon pikërisht drejtësinë! Kundër qytetarit Naser Shatri, në emër të ligjeve serbe të diktatorit Millosheviq, që janë ende të zbatueshme dhe të vlefshme vetëm në Kosovë dhe atë nën administratën e UNMIK-ut, është ngritur një akuzë tejet tendencioze absurde, pra një histori e sajuar nga kuzhinat e UDB-së së Beogradit! Zoti Shatri, tani e sa kohë ka mbetur hipotekë e të "fuqishmëve", të cilët në emër të asaj që pretendojnë të ndajnë drejtësi, përdhunojnë atë në mënyrën më banale. Ai akuzohet se me 3 tetor të vitit 1989 në Istog, me armë zjarri ka plagosur ish inspektorin SPB-së Tomisllav Baboviq! Mbi këtë "bazë", prokurorja ndërkombëtare Deborah Wilkonson, ka ngritur aktakuzën kundër Naser Shatrit i cili po mbahet në paraburgim që nga data 21 janar 2006 dhe atë në bazë të një fletarresti të ish pushtetit diktatorial Serb!
Naser Shatri u arrestua në aeroportin e Vjenës në bazë të një fletarresti absurd që ishte lëshuar mbi baza të një legjislativi antishqiptar e antinjerëzor nga diktatori Millosheviq. Ligj ky, që për fat të keq ende është në fuqi dhe atë vetëm në Kosovë! Mbi këtë bazë, dikur ishin arrestuar ish kryeministri i Kosovës z. Agim Çeku, po njëjtë edhe Hashim Tha!i, kryeministër i tashëm! Arrestimi dhe vet mbajtja në burg, që më se dy vite e zotit Shatri, është shkelje flagrante e konventës ligjore të të drejtave të njeriut, është lojë dhe nën!mim i drejtësisë, është shembull i papresedencë në historinë e legjislativit të drejtësisë evropiane e cila në Kosovë me !do kusht po zbaton ligjet e një diktatori, ligje të cilat fundi i fundit vet i ka dënuar, ngase në vete kanë bazë urrejtje ndërnacionale, si të tilla, janë të njëanshme dhe diskriminuese.
Njerëzimi i këtij globi për gjatë shekullit të kaluar, mbi kurrizin e tyre kanë bartur peshën e shumë ligjeve diskriminuese të diktatorëve të ndryshëm që ka njohur bota si: Stalini, Pinoqet, Mao, Kastro dhe qofshin të fundit Millosheviq e Husein. A ka di!ka më absurde së të gjykosh një njeri i cila paska mbrojtur jetën e vet në kohën e Stalinit ta zëmë, apo Maos, apo të Huseinit, dhe ai të gjykohet pikërisht 19 vjet pas rastit, për shkakun se paska mposhtur një inspektor të atij aparati shtypës?! Këto gjëra anakronike por tragjike e komike në të njëjtën kohë, po ndodhin sot në Kosovë tonë, nën administratën e avancuar demokratike të UNMIK-ut, që pretendon vendosjen e demokracisë së avancuar evropiane.
Naser Shatri atëbotë, plagosi në zyrë të hetimeve dhe torturave inspektorin në fjalë duke u vetëmbrojtur, pasi që inspektori Baboviq kishte nxjerrë revolen dhe ia kishte vu në gjoks atij, të cilin po e kërcënonte edhe me vdekje. Naseri në kacafytje me Baboviqin, kishte mposhtur atë dhe revolja kishte shkrepur në duart e Baboviqit, duke mbetur inspektori vrasës i plagosur!... Në bazë të cilave ligje të Evropës, lejohet që inspektori i shërbimit të shtetit t'i vejë revolen në gjoks qytetarit? Kush mund ta arsyetoj këtë veprim të Baboviqit, kësaj vegle shërbyese të një pushteti monist e diktatorial serb?!
Do të ishte shumë më me vend dhe e domosdoshme, që ju zoti prokuror Wilkonson dhe ju zoti Gjykatës Johan Fields t'ia sqaroni popullit të Kosovës se të gjithë ata që kanë plagosur, apo edhe vrarë inspektorët e një sistemi diktatorial, (sistem ky që e ka dënuar e gjithë bota demokratike dhe e civilizuar), në bazë të "ligjeve" të UNMIK-ut, që janë të zbatueshme në Kosovë, do të dënohen, qofshin ato të ndodhura edhe para 20 vitesh! Natyrisht Serbia do të hakmerret, qoftë edhe përmes administratës së UNMIK-ut!!! Po këtu, a nuk na sqaroni ju zoti prokuror e ju zoti gjykatës se kush është akuzuar apo kush është i burgosur në Kosovë nga inspektorët a milicët serbë të Millosheviqit të cilët për 20 vite të sundimit të tyre gjakatar në Kosovë nëpër zyrat e UDB-së, nëpër rrugë, në shkolla, në universitete, në fabrika, në pyll, fushë e ara vranë pa gjyq me qindra shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive si: Fazli Grejqevcin, Xhemajli Berishen, Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Bedri Sokolin, Selman Vojvoden, Ylfete Humollin, Ali Ajetin, Shukrie Musliun, Rexhep Bislimin, Besim Ndrecën, e qindra të tjerë anë e kënd Kosovës...
Ndikimi negativ në zhvillimin e një kornize legjislative me plotë paqartësi e kontradikta nga më absurdet, që po degradon e degjeneron qasjen e mirëfilltë mbi drejtësinë e vërtetë, nuk janë ve!se pjesë të ve!anta të një veprimi të menduar keq për të vendosur në vend drejtësinë. Shkelja mbi vlerat universale të drejtësisë që qysh më parë prejudikon viktimën bëjnë dëm në besimin e popullit në drejtësinë. Fatkeqësisht, për këto 8 vite të ndarjes së "drejtësisë" suaj, pësuan prapë luftëtarët e lirisë të cilët pushtetin e dhunshëm serb e rezistuan me të gjitha mundësitë që patën, prandaj ata po dënohen sot për veprat që kanë bërë, madje edhe këtu e 20 vite më parë duke përfshirë edhe ata që u vetëmbrojtën nga dinjiteti i shkelur dhe rrezikimi i qenies së tyre njerëzore!
Ky ishte faji i vetëm i të akuzuarit të sotëm se pse u vetëmbrojt përballë një mizori që donte t'i merrte jetën. Në fakt sikur zoti Shatri të ishte i vrarë nga inspektori serb Baboviq këtu e 20 vite më parë, athua a do të pirdhte drejtësia ndërkombëtare e UNMIK-ut për të vu para drejtësisë kriminelin Baboviq?! Me siguri që Baboviqi do të jetonte i qetë sepse ashtu jetojnë sot në Kosovë dhe jashtë saj vrasësit e mbi 13 mijë shqiptarëve dhe mbi 300 mijë njerëzve tjerë në Jugosllavi. Vetëm nga kazermat ushtarake të ish së ashtuquajturës Armatë Popullore Jugosllave, janë kthyer në arkivol mbi 70 djem të rinj shqiptarë, vetëm sa i kishin rënë brisk fytyrës- si! thotë populli, deri me sot as nga drejtësia vendëse e as nga ajo ndërkombëtare, as që janë hapur fare hetimet?! Nga ana tjetër, kush mund të më thotë se cili milic, paramilitar, inspektor apo trup tjetër serb, pjesëtarë të aparatit shtypës të kasapit të Ballkanit janë duke u gjykuar për vrasjen dhe masakrimin e tre qytetarëve të lagjes sime nga gjashtë sa kanë ndodhur atje, që i kam njohur me emër e mbiemër:
- Fetije Bislimi vje! 32, e sëmurë mentalisht, e palëvizshme, vrarë, masakruar e djegur,
- Fadil Latifi 26 vje! dhe
- Arif Latifi 80 vje! (babë e birë), vrarë masakruar e djegur... E sa e sa raste të tilla krejt të ngjashme kanë ndodhur në mbarë territorin e Kosovës??? Kush po dënohet për këto krime ooo, drejtësi e UNMIK-ut?
Lironi njeriun. Kërkoni atij falje por edhe popullit të Kosovës për shkeljet që i keni bërë në drejtësi për këto vite. Ligjet demokratike nuk nderohen duke i rikthyer ato të kohëve të monizmit apo duke i vazhduar ato. Sado të ishte logjike që sot të dënohet një qytetar i përkushtuar për liri e demokraci, një luftëtar i paepur që ka luftuar aparatin shtetëror të diktatorëve më në zë si: Stalin, Mao, Kastro, Pinoqet, Husein, Millosheviq- gjykojeni vet!?
28. janar 2008
Mehmet BISLIMI