fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




Kosova është për shqiptarët porsi Republika e Moldovës për rumunët

Tiberius Puiu*

Publiku rumun lidhur me çështjen e Kosovës gjatë kohë ka qenë i mashtruar. Idetë e gabuara, jorealiste, të bazuara në gënjeshtra dhe krahasime të papërshtatshme, kanë një përhapje tejet të madhe në Rumani, duke arritur të ndikojnë madje dhe pozitat e organeve zyrtare, për shembull ato të presidentit të vendit.
Kosova është për shqiptarët porsi Republika e Moldovës për rumunët, me dallim në faktin se shkalla e shkombëtarizimit, e desolidarizimit me atdheun mëmë nuk i ka as për së afërmi proporcionet e Republikës së Moldovës. Nuk kemi këtu mundësinë për t'i analizuar në hollësi fenomenet e këtyre dy zonave, por një studim i këtillë do të paraqiste interes për ata që merren me fatin e rumunëve, kudoqofshin ata. Për atë, të krahasosh Kosovën me Transnistrinë është gabim.
Krahasimi qëndron ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Moldovës. Transnistria mund të krahasohet me zonën e ndodhur në afërsi të Mitrovisës, e kolonizuar masovikisht me serbë, pas grevave të minatorëve shqiptarë të Trepçës gjatë dekadës së tetë të shekullit të shkuar. Ashtu siç në Transnistri më të shumtë dhe më agresivë janë kolonistët rusë (me një numër të panumërt nga familjet e ushtarëve të kantonuar në këtë zonë), në Kosovë më agresivë janë kolonistët serbë qe kanë ardhur për t'i "qetësuar" shqiptarët. Përndryshe, një pjesë e madhe e popullatës serbe nga Kosova, edhepse minoritare, është sjellë me urrejtje dhe përçmim ndaj shqiptarëve, ndërsa tani kur kjo sjellje nuk mund të vazhdojë, nuk e ndjejnë veten të qetë.
Administrata internacionale e Kosovës, si dhe autoritetet shqiptare të zgjedhur përmes rrugës demokratike, kanë bërë përpjekjë për të arritur një pajtim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Punët megjithatë, nuk janë të lehta, ngase shqiptarët etnikë nuk kanë luftuar asnjë çast me civilët, por vetëm me përfaqësuesit e autoriteteve (polici dhe ushtri), në kohën kur represionet e autoriteteve serbe nuk kanë bërë dallime ndërmjet civilëve dhe ushtarëve shqiptarë.
Në situatën në të cilën e vërteta për Kosovën nuk depërton pothuajse fare në shtypin rumun (është ndoshta çmimi i atyre që kanë pushtet ndaj shtypit dhe kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete jugosllave gjatë zënies dhe vrasjes së rumunëve që iknin për në Perëndim nëpër Jugosllavi), meriton të relatojmë rastin në të cilin një autobus me 20 "vullnetarë" nga Beogradi, të pajisur me armë dhe uniforma, arrijnë në një fshat shqiptar të Kosovës dhe i vrasin të gjithë që i kishin hasur në shtëpitë e para. Mënjanë, njëri nga ky kontingjent vrastarësh rrëfen për atë që ka ngjarë, ndërsa në anën tjetër kanë mbijetuar disa nga ata që e kanë përjetuar këtë tragjedi, ndër ta edhe fëmijë. Puna vajti deri në një proces që zgjat disa vjet, por në Serbi ku shërbimet sekrete e bëjnë të veten, të shpëtuara nga kontrolli i shtetit dhe parlamenti, nuk mund të ndëshkohen as vrastarët e kryeministrit, e mos të bëjmë fjalë për ata që i kanë vrarë shqiptarët e konsideruar nga pjesa dërmuese serbe si qytatarë të rendit të dytë.
Në Kosovë, ku shqiptarët përbëjnë 90% të popullatës, ku edhe gjuha shqipe ishte gjuhë zyrtare, nuk ekzistonte ndonjë serb që shprehte dëshirë për ta mësuar gjuhën shqipe. Në këtë situatë, çka mund të ngjajë po qe se rajoni i Kosovës i rikthehet Serbisë? Nuk ekziston variantë tjetër përveç asaj që autoritetet serbe të vazhdojnë të ahmeren dhe ta kryejnë atë që e patën nisur. Por, ata që propagojnë ide të këtilla kanë përfituar pothuajse një të tretën e votave të elektoratit në Serbi.
është e vërtetë se Rusia është përngutur të deklarohet kundër independencës së Kosovës. Për fat të keq, çdo analist politik i matur e kupton se kjo është një përpjekjë e dëshpruar e Rusisë për të përfituar një pikë mbështetjeje në Ballkan, ku Bullgaria e ka humbur definitivisht idenë për ta mbrojtur kauzën ruse. Në anën tjetër rusët duan të ahmeren kundër poshtërimit që ua bëri diktatori komunist i Shqipërisë, kur nuk u lejoi anijeve dhe raketave ruse të zbarkojnë në Shqipëri. Po qe se asokohe forcat ushtarake ruse do të vendoseshin në Shqipëri, nuk dihet në do të bëhej fjalë për pavarësinë e Jugosllavisë apo për ndonjë politikë properëndimore në Itali.
Mënjanë, Rusia është kundër pavarësisë së rajonit të Kosovës, ndërsa në anën tjetër e përkrah aktivisht separatizmin në Transnistri, Abhazi dhe Osetinë e Veriut. Nga kjo shihet se pozita e Rusisë është më shumë spekulative se sa realiste, ndaj shumë lehtë mund të përmbyset në kokë të shpinës. Një krahasim tjetër të cilit i mungon themeli, bëhet ndërmjet Kosovës dhe Transnistrisë. Por në Transnistri pjesën dërmuese të banorëve e përbëjnë rumunët, njësoj si në Kosovë e përbën mazhoranca shqiptare.

Kosova ka qenë një zonë kontakti ndërmjet rumunëve dhe shqiptarëve

Për të shkuarën e Kosovës mund të bëhen konsiderata të shumta. Ndoshta do të ishte mirë të dihet se ky rajon, para ardhjes së sllavëve ishtë një zonë kontakti ndërmjet rumunëve (vllehë) dhe shqiptarëve. është sinjifikativ fakti se serbët që e kanë zotëruar për pak kohë këtë territor para ardhjes së turqve, kanë ngritur këtu disa manastire të reja, pranë atyre që i patën gjetur në Kosovë, e të cilat u përkisnin shqiptarëve. Kosova në Mesjetë kishte katunde me vllehë dhe shqiptarë të krishterë, të cilët i mbanin gjallë këta manastire. Fshatrat serbe nuk u jepnin gjë, me një fjalë nuk e kishin zemërgjerësinë e të parëve. Fakti se shqiptarët dhe disa nga vllehët e përqafuan islamin kishte të bëjë me qëndresën për t'i bërë ballë presionit sllav dhe për ta ruajtur identitetin. Turqit nuk ua impononin gjuhën turke, por vetëm fenë. Për atë kemi në Gadishullin ballkanik muslimanë që flasin bullgarisht, apo serbokroatisht. Përndryshe burimet lidhur me popullatën janë të interpretuara gabimisht, ngase në Mesjetë shqiptarët paraqiten në regjistrim shpeshherë si turq (të fesë islame), si serbë apo grekë (të fesë ortodokse), apo si italianë (të fesë katolike).
Rumania duhet të ketë relacione të mira me Serbinë, me popullin serb, njësoj si me Shqipërinë dhe me shqiptarët, sidomos me ata të Kosovës. Për fat të keq, përpjekjet e autoriteteve rumune për ta përkrahur kauzën serbe nuk e ka përmirësuar në asnjë mënyrë situatën e rumunëvë të Luginës së Timokut. Fëmijët shkonin para do kohësh në shkollë për të mësuar sëerbisht. Në shkollë u ndalohej reptësisht të flasin mes vedi rumanisht. Krejt emrat u janë serbizuar. Takon emra familjesh si Iepureviç, Lapadatoviç, Caranoviç, dhe sa e sa shembuj të shumtë, të dhembshëm e tragjikë mund të jepen në këtë kontekst. Ndërsa instrumenti kryesor në këtë politikë të shkombëtarizimit, ka qenë kleri ortodoks i Serbisë, po ai i cili ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për krimet e kryera kundër shqiptarëve të Kosovës në emër të ortodoksisë serbe. (Përktheu: Baki Ymeri)

* Autori ështe rumun përnga prejardhja, filoshqiptar përnga idetë, përkthyes dhe autor librash e artikujsh kundër komunizmit, ishkëshilltar qeveritar, zëvendëskryeredaktor i revistës Albanezul / Shqiptari.

Kosova sipas shtypit të Bukureshtit

Shqiptarët e pregadisin shtetin e ardhshëm

Liderët e shqiptarëve të Kosovës tashmë bëjnë pregaditjet për pavarësinë e regjionit, përkundër mahnitjeve të Perëndimit se Moskva mund ta mënjanojë, modifikojë apo blokojë një plan të OKB-së lidhur me pavarësimin nga Serbia, informon Reuters. Me ndihmën e ekspertëve britanikë, kosovarët kanë përpiluar një skicë prej 140 faqesh lidhur me një ministri të ardhshme të Jashtme, si dhe një rrjetë ambasadash në 14 vende të Ballkanit dhe Europës perëndimore.

Kyeqendra e parë e paraparë për hapjen e një misioni diplomatik është Washingtoni, pas të cilit pasojnë Londra, Parisi, Berlini, Roma, Berna dhe Vjena, shqiptarët e Kosovës duke qënë të sigurtë se këto vende do ta pranojnë shtetin e tyre të ardhshëm. Janë duke u bërë përpjekje edhe për krijimin e një armate te Kosovës, hartimi i kushtetutës dhe realizimi i flamurit, liderët kosovarë duke premtuar madje edhe një konkurs për emblemën e flamurit të Kosovës. (Nga e përditshmja Ziua (www.ziua.ro), 31 mars/1 prill 2007, fq. 3:Albanezii pregatesc viitorul stat). Përktheu: Baki Ymeri)

Independenca e Kosovës në dritën e lidhjeve farefisnore rumuno-shqiptare

1. I vetmi popull ne botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës dako-trako-ilire, është populli shqiptar.
2. Fjalët më të vjetra dhë më të bukura të gjuhës rumune kanë korespondenca identike edhe në gjuhën shqipe (bukuri, buzë, qafë, gushë, katund, kodër, pllaje, vatër etj.).
3. 200 vjet para pushtimit romak, dakasit e lashtë këndonin për trimëri, gjë e cila aktualisht është degdisur në gjirin e popullit rumun. Kush janë dakasit e vërtetë? Mos janë vallë vëllezërit e shqiptarëve të Kosovës, të cilët edhe në këto çaste këndojnë për trimëri?
4. Ç'thoshte Bogdan Petriçeiku Hashdeu para 100 vitesh, në gjirin e Akademisë Rumune (21 Maj 19001)? Shqiptarët, pra, nuk janë fis me ne Rumunët, por na janë vëllezër. Vëllezër të vërtetë të të njëjtit gjak dakas. (Albanesii, dara, nu sunt rude cu noi Românii, ci ne sunt frati. Frati adevarati din aceleasi sânge dacic).
5. Për studimin e nënshtratit paralatin të gjuhës rumune, shqipja përfaqëson një mrekulli të historisë (prof.univ.dr. Grigore Brancus (shq. Brënkush).
6. Kosova është Besarabia e Shqipërisë. Shqiptarët nuk militojnë për Shqipërinë e Madhe siç militonin Hitleri, Stalini apo Millosheviqi në emër të terrorizmit fashist dhe komunist, por për independencë, në konformitet me të drejtën internacionale, për një shtet me kufinj të hapur ndaj Europës dhe Amerikës.
7. Me të gjitha përpjekjet e kota të atyre që e përkrahin propagandën serbo-ruse lidhur me Kosovën, rumunët që e duan librin dhe dashurinë në vend të shishes dhe urrejtjes, e dinë se jemi vëllezër, dhe se gjaku ujë nuk bëhet. (Nga numri më i ri i revistës Albanezul / Shqiptari, nr. 124/2007. Baki Ymeri)

Mehmet Bislimi 05.04.2007


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo