fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




LUFTA E DY PARTIVE PËR NJË FIGURË!
Shkruan: Mehmet Bislimi



Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dolën në sipërfaqe probleme të akumuluara prej kohësh, që nuk i linte të shtrohen për bisedime apo zgjidhje të tyre kreu i vetëm i saj. Kjo dalje në sipërfaqe u bë e dhunshme, e zhurmshme dhe e neveritshme për secilin që dinte sadopak se ishin ambicie të grupeve te ndryshme që nuk iu dha fjala asnjëherë për të shprehur mendimin e tyre të lirë për më shumë se një dekadë. Vetëm kjo ndrydhje e mendimit që kishte marrë përmasat e një servilizmi të tejshkuar, bënë që njerëzit në krye "të organeve udhëheqëse" të LDK arritën të mbajnë deri në vdekjen e liderit të tyre librezat e partisë dhe nuk iu ndodhi si shumë të tjerëve që u flakën nga radhët e tyre si radikalë apo me epitete tjera për të arsyetuar largimin e tyre me mëkatin e bërë të mendimit ndryshe nga ai udhëheqës njësh.

Si pasojë e këtyre kundërthënieve që plasën në gjirin e partisë "më të madhe" u krijuan dy grupime tjera që njëri nga ata arritën të trashëgojnë emrin e partisë së Rugovës. Nga grupimi tjetër u formua një subjekt tjetër politik me emrin Lidhja Demokratike e Dardanisë!

Në kushtet e një sistemi të mirëfilltë demokratik, ndarjet dhe grupimet brenda partisë mund të quhen madje normale. Kjo ka ndodhur edhe në shumë vende tjera, por që edhe do të ndodhë në të ardhmen pa dyshim gjithandej ku sadopak ka demokraci. Mirëpo e papranueshme, e tepërt, dhe neveritëse për qytetarin tonë, është tendenca e monopolizimit të figurës së udhëheqësit të tyre mbi bazën e argumenteve inekzistente. Secili nga ky krah shenjtëron udhëheqësin e tyre pas vdekjes për bëmat që nuk i ka bërë kurrë dhe nuk do t'i kishte bërë kurrë po që se do jetonte edhe shumë vite të tjera. Si LDK-ja ashtu edhe LDD-ja, duke u çjerrë paturpësisht deklarohen se janë ata pasues të filozofisë politike të Presidentit Rugova, dhe se do të ndjekin rrugën e tij me dinjitet, se do të mbesin trashëgimtarë të tij etj...

Prandaj, vetiu shtrohet pyetja: Cila ishte filozofia e Ibrahim Rugovës? Cili ishte roli i tij për këto 17 vite që ai udhëhoqi LDK-në në Kosovë, në cilësinë e liderit të saj e që ia kishte ënda shumë të thirrej edhe si lider i tërë Kosovës? Kush ishte ai njeri që janë të lidhur aq keq në "shallin" e tij, këto dy parti ?!...

Me vendosjen e sistemit demokratik e pluralist në tërë hapësirat e Evropës Lindore, duke përfshirë edhe ish Jugosllavinë, në Kosovë erdhi koha që anëtarët e LKJ-së të "skuqeshin" nga librezat e tyre të kuqe titiste, prandaj i flakën ato duke i zëvendësuar me libreza "blu" të LDK-së. Me kalimin e tyre në parti të re, lidhja mbeti e pashkëputur: Lidhja e Komunistëve (LKJ), u shndërrua, apo kaloi në një lidhje tjetër, kësaj radhe në Lidhje të "Demokratëve të Kosovës!"(LDK). Edhe Ibrahim Rugova në këtë mes e hodhi librezën e kuqe titiste të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë dhe në inicimin e këshillit të parë nismëtar të kësaj lidhjeje u zgjodh kryetar i saj, që nuk do të ndërrohej deri në fund të jetës së tij, sikur figurat tjera të sistemeve ish komuniste siç ishte Tito, Çaushesku, Mao, Stalini e deri tek Kastroja i sotëm! Kjo Lidhje e regjistruar në ish federatën jugosllave, vazhdoi me dekadë për të punuar për bashkëjetesën me popujt tjerë të ish Jugosllavisë edhe atëherë kur Jugosllavia ishte shkatërruar tashmë. Kjo ishte filozofia e tij politike e të qenit udhëheqës i pakontestueshëm me përkrahjen e atyre që bënin masakrat dhe gjakderdhjet në ish Jugosllavi.

Figura e Rugovës: Ky njeri; në dukje i qetë dhe që nuk e prishte qejfin as në momentet më të rënda. Me ëndje për komoditetin, cigare dhe verë të mirë, jetë luksoze e makina të markës, truproje e "këshilltarë"... Vendi i tij ishte i panjohur për te, dhe kishte vite që nuk kishte shkelur as në vendlindjen e tij e lëre më në qytetet tjera të vendit që i pëlqente të quhej kryetar. Fshataret, punëtorët, mësuesit, nxënësit, studentët e në përgjithësi shqiptarët e Kosovës nuk ekzistonin për të. Për të me rëndësi ishte, që të ruajë qetësinë dhe nënshtrimin e shqiptarëve në Kosovë, gjë që Serbia nuk po mund ta bënte edhe me çmimin e një kostoje shumë të lartë financiare, dhe as me tërë makinerinë e vet shtypëse! Misioni i tij ishte të bindë ata që dëgjonin "xhumanë" e tij se me Serbinë nuk mund të luftohet dhe për këtë nuk duhet të ngacmohet me asnjë veprim tjetër pos fjalës shterpë...

Gjatë luftës së UÇK-së në Kosovë, Rugova, fillimisht kishte kërkuar organet e FBI-së dhe të CIA-së, për të zbuluar pjesëtarët e UÇK-së, të cilët po vrisnin pushtuesin, kurse vetë UÇK-në e kishte akuzuar si dorë e zgjatur e Serbisë, po njëkohësisht edhe si persona të frustruar! Ai madje kur në Kosovë po shkonte gjaku rrëke, me urdhër nga Beogradi, kishte organizuar edhe zgjedhje të "lira e demokratike" në Kosovë! Kishte kërkuar ndërprerjen e bombardimeve të forcave aleate të NATO-së mbi Serbinë atëherë kur mekanizmi ndërkombëtar ishte më këmbëngulës se kurrë që të dënojë Serbinë për masakrat e bëra mbi shqiptarë. Të vetmen vizitë që kishte bërë gjatë luftës, dhe atë me norë të Hillit, ishte ajo në Malishevë. Atje kishte takuar disa pleq, ku ua kishte dhënë nga një cigare, duke ju thënë: "Ju e dini, unë jam njeri i zyrave dhe nuk dal shumë, nuk kisha me besuar, sa shumë dëm qenka bërë!"... Kjo ishte e tëra që Rugova kishte mundur t'i thotë popullit të Kosovës gjatë luftës! Kjo ishte filozofia e tij për çlirimin e Kosovës për të cilën luftojnë ta trashëgojnë dy partitë e sotme!

Mua më ka rënë të lexoj që të huajt kanë kërkuar besën e shqiptarëve siç ishte rasti me Mehmet Pashë Maxharrin gjatë kryengritjes së Lidhjes së Prizrenit, por nuk më kishte rënë të dëgjoj as të lexoj që shqiptari kishte kërkuar besën e të huajve për të vizituar vendin e vet, deri me rastin Rugova! Ai, pati formuar një Qeveri me disa "ministra", me zyra në ekzil, si dikur ministrat e Esad Pasha Toptanit në Selanik e gjetiu! Është interesant se gjatë gjithë asaj lufte Rugovës nuk i mungoi as një qime floku, përderisa Aganit e shumë të tjerëve iu shkoi edhe koka!? Ai kishte marrë garancitë për vetën e vet dhe familjen e tij, ku pas takimit me Millosheviqin, nga Beogradi të fluturoj për në perëndim. Kjo ishte filozofia e tij, për të shpëtuar kokën e vet duke dëmtuar çështjen e Kosovës që ishte ngritur në agjendat e zgjidhjes përfundimtare për të cilën filozofi lufton sot LDD e LDK!

Në Kosovën e pasluftës, Rugova as edhe një herë nuk mori guximin të njohë luftën për liri të popullit të vet. Ai as edhe një herë nuk e zu në gojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si bartëse kryesore e Luftës Çlirimtare të popullit tonë. Ai as edhe një herë nuk u përkul para varrit të Komandantit Legjendar, ku me respektin më të madh janë përkulur diplomatë e ushtarakë më në zë si: Klark, Kushner, Mini, Rejnhard, Mejdani, Shtajner, Valeto, Petersen, Shtajner etj...
Ai as edhe një herë nuk i ka përmendur familjet e dëshmorëve dhe fëmijët e tyre. Ai as edhe një herë nuk ka vizituar as një familje të tyre dhe jo që nuk e njohu të parën Qeveri të Kosovës së lirë por e sabotoi atë skajshmërisht! Ai nuk përfaqësonte unitetin e popullit por ishte përçarës më i madh i popullit shqiptar në trojet shqiptare, por edhe në mbarë mërgatën tonë. Ai këtë përçarje e la së fundi edhe në subjektin e vet që shpërtheu në mënyrën më të vrazhdët e më anarkike. Kjo ishte filozofia e urtësisë së tij që duan ta trashëgojnë partitë e zotit Sejdiu dhe e zotit Daci për t'i prirë Kosovës dhe zhvillimit të saj ekonomik e politik!

Rugova fitoi zgjidhjet e pasluftës në Kosovë. Se si ndodhi kjo, mund të përgjigjen më mirë sigurimet e huaja apo përgjigje mund të gjinden në arkivat e qendrave antishqiptare që parapërgatitën kthimin e tij në politikë pas luftës, për të vetmin qëllim të pengesës në rrugën e forcave çlirimtare që do ta çonin Kosovën drejt pavarësisë. Çka ofroi nga planet ekonomike dhe politike Rugova për elektoratin e vet, dhe për zhvillimin e vendit? Asgjë- veç tambël me përshesh, dardha me pekmez e shoqata qensh e buajsh! Asgjëja ishte strategjia e tij ekonomike për zhvillimin e përparimin e Kosovës dhe për ironi të atyre që ofruan apo bënë diçka, ai uzurpoi institucionet pas zgjedhjeve!!!

Pas zgjedhjeve, duhej formoheshin edhe institucionet e Kosovës. Pas rrëzimit e gjunjëzimit të tij, për tre herë radhazi para Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Rugova, arriti të merr postin e ëndërruar gjatë, duke hequr dorë nga liria e vet personale dhe ajo e gjithëmbarshme e Kosovës. Duke mos mundur dhe dashur të lidhë bashkëpunim me krahun tjetër politik ai bën pazaret me "armiqtë" e tij të përhershëm për (keq)qeverisjen e Kosovës dhe për të hequr nga agjenda zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke u marrë me luftën politike brenda spektrit politik të Kosovës. Ai tërë mandatin ndenji në shtëpi, rrethuar me truproja, këshilltarë, makina, flamuj e lloj-lloj arnash e gurësh, që atij i vinin në mendje, ose që i shihte në ëndërr!... Në emër të kësaj "Presidence", ai me stafin e tij nga buxheti i Kosovës harxhuan miliona euro duke bërë skenarë të ndryshëm, gjoja mbi pasigurinë e tij dhe njerëzve të LDK-së që binin viktimë e manipulimeve mafioze të sigurimcave të kësaj partie. Për shkak të kësaj "pasigurie" banorët e asaj lagje kontrolloheshin nga tri herë në ditë, sa herë që iknin dhe ktheheshin nga pazari, si në kohën e UDB-së së Rankoviqit- pati thënë një plak të cilin e kishin lodhur duke e kontrolluar "ushtarët" e Marës! Kjo ishte filozofia politike për sigurinë personale dhe të gjithëmbarshme të Kosovës!

I ushqyer një jetë me figurat e "pavdekshme" të kohëve të monizmit, në ish sistemet moniste, dëshiron përjetësinë duke bërë çmos që figura e tij të shndërrohet në një mit e në një kult si ai i Leninit, Stalinit, Titos, Maos, Kastros etj... Duke filluar që nga flamuri, himni, presidenca, vula, kompleksi memorial, veprat e botuara, shalli, kristalet etj... ishin elementet që do të mbanin gjallë kultin e emrit të tij. Duke pretenduar të krijonin një histori të re, një ideologji "rugoviane", që iu ka qejfi ta quajnë "rugovizëm" siç dikur patën një leninizëm, stalinizëm, titizëm etj ... ata bënë një ideologji pa ide, një cirk që nuk të bën të qeshësh por të neveritë. Kishin harruar se kohët e monizmit kishin perënduar kaherë, dhe një mauzole si ai i Leninit në Moskë apo i Jozhës së vogël në Dedinje nuk mund të bëhej tani më në Prishtinë!

Me figurën e Rugovës, u luajt dhe po luhet edhe sot; si në bixhoz! Të dy partitë LDK dhe LDD, kartën Rugova po duan ta shqyejnë, duke e ngrehur secila për vete. Të dyja këto subjekte, zotohen e çirren deri në histeri se Rugova është yni e jo i tjerëve, se do të ndjekin rrugën dhe filozofinë e tij, se janë besnik të ideologjisë së tij, se janë trashëgimtarët e tij etj, etj. Secila ka bërë orarin e vet duke shkuar tek varri i tij, njëra paradite e tjetra pasdite! Zoti Maraj, ua kaloi të dy partive, që sapo u lirua nga arresti, mori fotoreporterin e gazetës së vet, dhe u shtri fare, sa gjerë e gjatë mbi varr të Rugovës, duke fotografuar dashurinë e tij për prijësin dhe besnikërinë e tij për te, me shpresë se kjo do ta shpëtoj nga moçali i ndyrësirave ku zoti Maraj po noton tani e një kohë të gjatë!

Të gjitha këto makinacione të egra, të neveritshme dhe të ulëta kanë qëllimin e luftës politike dhe mbledhjes së elektoratit, zhvatjen e mjeteve nga buxheti i Kosovës apo qytetarët e rëndomtë, armiqësinë mes banorëve të Kosovës dhe degradimin e mendimit politik në Kosovë.

Ideja e këtij shkrimi, nuk ka të bëj fare me Rugovën edhe pse në shumë raste përmendet emri i tij. Nuk ka të bëjë as me filozofinë shterpë të tij. Ideja e këtij shkrimi ka të bëj me të gjithë ata përfitues tinëzarë që duke u fshehur prapa emrit të Rugovës, duan që të vjedhin, mashtrojnë, spekulojnë dhe krijojnë mjegullina në opinion. Duke u fshehur pas emrit të Rugovës dhe duke u shtirë si pasardhës të tij, politikanët nga LDK dhe LDD vazhdojnë të mbeten robër të vetvetes, robër të një emri që është skalitur tashmë vetëm në një pllakë mermeri në varrezat e Prishtinës. Ata duhet të dinë se Kosova ka nevojë për më shumë se një emër, për më shumë se një simbol. Duke u liruar nga kornizat e trashëgimisë merr udhë origjinaliteti dhe objektivizmi i përballjes me realitetin. Deri sa nuk kuptohet drejt kjo gjë nga LDK, LDD, e të tjerat subjekte politike, Kosova mbetet peng i këtyre matrapazëve politikë që për parësor kanë mirëqenien e tyre personale, e që në fakt as që u bëhet vonë për Kosovën, popullin e saj dhe varfërinë e skajshme që po mbretëron atje.




VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo