fotokabshi
psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Eja n'Evropë
nga Melihate Aliqkaj




Në 20 vende të ndryshme të Kosovës do të udhtoi një skenë. Projekti është i përbërë nga një shfaqje, si dhe një kuiz mbi BE-në. Do të udhëtojë nëpër qytetet e Kosovës për rreth dy muaj.

Pritet angazhim i vetë komunave që do të vizitohen, ato do të prezantojnë aktivitete të ndryshme. "Kampanja përveç informative të cilat do t'i bie tek populli i Kosovës, do të jetë edhe argëtuese, do të marrin pjesë edhe këngëtarë e artistë të famshëm Kosovar. Qëllimi është i ndërlidhur me të ardhmen e Kosovës," thotë Verena Ringler, këshilltare për media dhe informim në zyrën civile ndërkombëtare. Së pari do të spjegohet se cili është angazhimi i BE-së, dhe cila është puna që kjo organizatë bën në Kosovë. "Synojmë që përmes këtij projekti të komunikojmë kushtet dhe punën që Kosova duhet ta bëjë gjatë rrugëtimit të saj drejt BE-së. Përveç që është informative ky projekt është paraprë të jetë gjithashtu interesant dhe argëtues për të gjithë qytetarët."

Shpërblimi
Projekti, ka filluar zyrtarisht me një Konferencë shtypi në Prishtinë më 13 Maj 2008. Rrugëtimi do të përciellet edhe nga mediat ku secili mund të informohet për lokacionin ku kjo shfaqje ndodhet. "P.sh shfaqja në Skënderaj do të jetë me 8 Qershor, ftojmë të gjithë të vijnë dhe të marrin pjesë dhe ta shohin këtë shfaqje, Të marrin infomata dhe të jenë fitues potencial të shpërblimeve që i kemi paraprë për fituesit. Shpërblimi për fituesin në natën e fundit finale do të jetë udhëtimi në Bruksel. Kuizi mbi BE-në, do të mbahet në secilin lokacion dhe i ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar dhe i kanë mbushur 18 vjet të vizitojnë faqen www.ejanevrope.eu," shton Ringler.

Komunikim
Projekti "Eja n"Evropë" i cili do të materializohet në një "Roadshow" është një fushatë informuese e organizuar nga prezencat e reja të Bashkimit Evropian (BE). "Pra nga ana e zyrës civile ndërkombëtare / Përfaqsuesit special të BE (ICO/EUSR), EULEX dhe e përkrahur nga Komisioni Evropian. Do të ketë edhe pjesmarrje të komunave ku "Roadshow" do të jetë present. Do të kemi edhe prezencën e disa shteteve anëtare të BE-së në Kosovë. P.sh. Mbretëria e Bashkuar do të jetë prezente në Pejë, gjersa Gjermania do të ketë prezencë skenike. Mendojmë se është e nevojshme që temat që i shtjellon "Roadshow" janë të rëndësishme për të gjithë në Kosovë." Mendojnë se kjo është një mënyrë e mirë e komunikimit dhe në të njëjtën kohë argëtuese.

neperju

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo