| Objektivi i tanishëm 1. Ndërtimet dhe renovimet e pjesëve të veçanta të objektit të administratës lokale. | |
| Emërtimi i projektit /viti | Përshkrimi i projektit: |
1. Aneks-objekti i administratës
komunale Viti i realizimit: 2007 - 2008
| Qëllimi i projektit: vendosja e gjithë stafit punues në një objekt, komunikimi më i lehtë, shpenzimet më të vogla, shërbimet më të lehta, më të mira dhe më të shpejta.
Rezultatet e pritshme: organizimi më i mirë dhe i shpejtë në kryerjen e punëve dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.
Përfituesit e projektit: qytetarët dhe shërbyesit civil. Partnerët potencial: Kuvendi komunal.
Rreziqet e projektit: mungesa e mjeteve financiare.
Periudha e implementimit: 2007/2008. |
2. Rregullimi i salles per
mbledhje te asamblese
komunale dhe paisja me mjete zërimi Viti i realizimit: 2006
| Qëllimi i projektit: do të bëhet kalimi në tjetër objekt dhe është më se e nevojshme për aftësim dhe modernizim të një salle për mbledhje.
Rezultatet e pritshme: ngritja e efikasitetit në punë dhe krijimi i kushteve normale për mbajtjen e mbledhjeve.
Përfituesit e projektit: këshilltarët komunal.
Partnerët potencialë: Kuvendi Komunal, donatorët.
Rreziqet e projektit: buxheti i kufizuar në nivel komunal dhe mospërkrahja financiare nga donatorët tjerë.
Periudha e implementimit: 2006.
Monitorimi dhe Evaluimi: Kuvendi Komunal. |
| Objektivi i tanishëm 2. Instalimi i rrjetit të brendshëm të internetit dhe trajnimi i stafit si dhe paisja me softwer të nevojshëm kompjuterik. |
Emërtimi i projektit /viti | Përshkrimi i projektit: | |
3. Instalimi i intranetit dhe
trajnimi i stafit Viti i realizimit: 2005 - 2006
| Qëllimi i projektit: komunikimi më i shpejtë dhe më i lirë në mes të institucioneve komunale, qendrore dhe rajonale.
Rezultatet e pritshme: kursimi i kohës dhe shpenzimeve për komunikim, qarkullimi i shpejtë i informimatave dhe ofrimi i shërbimeve cilësore.
Përfituesit e projektit: qytetarët dhe shërbyesit civil. Partnerët potencial: komuna, qeveria, donatorët.
Rreziqet e projektit: mungesa e mjeteve financiare, infrastruktura e dobët telefonike, jostabiliteti i energjisë elektrike etj. Periudha e implementimit: 2005/2006.
Monitorimi dhe Evaluimi: organet komunale dhe qeveritare.
|
4. Paisja me programe të
nevojshme të kompjuterve
për punë profesionale të
drejtorive dhe shërbimeve Viti i realizimit: 2006
| Qëllimi i projektit: kryerja cilësore, me kohë dhe në mënyrë profesionale e punëve në të gjitha drejtoritë e komunës, sigurimi dhe ruajtja e shënimeve të nevojshme.
Rezultatet e pritshme: azhurim dhe kryerje të punëve me profesionalizëm. Përfituesit e projektit: institucionet komunale.
Partnerët potencialë: Kuvendi komunal, qeveria, donatorët. Rreziqet e projektit: mospërkrahja financiare, moskuptimi i rëndësisë së këtij projekti.
Periudha e implementimit: 2006.
Monitorimi dhe Evaluimi: Kuvendi komunal , qeveria, donatorët potencial.
|
| Objektivi i tanishëm 3. Ofrimi i shërbimeve më të shpejta dhe më profesionale për qytetarët. |
| Emërtimi i projektit /viti | Përshkrimi i projektit: |
5. Riaftësimi për funksionim
normal të zyrës pritëse
Viti i realizimit: 2005-2006
| Qëllimi i projektit: mundësimi i komunkimit më të lehtë në mes të komunës dhe qytetarëve të saj sepse vendosja e stafit në shumë objekte vështërson funksionimin e mirëfilltë të kësaj zyre.
Rezultatet e pritshme: ofrim i shërbimeve më të shpejta për qytetarët. Përfituesit e projektit: qytetarët dhe komuna.
Partnerët potencialë: Kuvendi komunal.
Rreziqet e projektit: mundësitë e kufizuara financiare në buxhetin komunal.
Periudha e implementimit.: 2005/2006.
Monitorimi dhe Evaluimi: Kuvendi komunal. |
| Objektivi i tanishëm 4. Shtimi i diciplinës në punë dhe ofrimi me kohë i shërbimeve të kërkuara |
6. Aparatura per evidentim të
hyrjes dhe daljes të gjithë
punëtorëve në punë dhe
nga puna
Viti i realizimit: 2006-2007
| Qëllimi i projektit: hyrja dhe dalja me kohë në vendin e punës, shtimi i diciplinës në punë, ofrimi me kohë i shërbimeve të kërkuara nga nëpunësit, shfrytëzimi efektiv i orarit të punës në të gjitha institucionet e komunës.
Rezultatet e pritshme: respektimi i orarit të punës, puna efektive. Përfituesit e projektit: shërbyesit civil dhe shfrytëzuesit e shërbimeve.
Partnerët potencial: Kuvendi komunal, donatorët.
Rreziqet e projektit: mungesa e mjeteve financire dhe mospërfillja e këtij projekti.
Periudha e implementimit: viti 2006-2007.
Monitorimi dhe Evaluimi: Kuvendi komunal. |
| Objektivi i tanishëm 5. Stimulimi dhe përkrahja e stafit komunal. | |
| Emërtimi i projektit /viti | Përshkrimi i projektit: |
7. Ndarja e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për punëtorët ose organin më të mirë
(për çdo vit) Viti i realizimit: 2005-2010
Qëllimi i projektit: motivimi, gjegjësisht vurja në garë për punë të suksesshme në administratën komunale në mes të punëtorëve ose organeve të dalluara me rastin e festave komunale apo shtetërore.
Rezultatet e pritshme: ngritje të cilësisë së shërbimeve. Përfituesit e projektit: klientët dhe kryerësit e shërbimeve të mira.
Partnerët potencial: Kuvendi komunal.
Rreziqet e projektit: mospërfshirja e të merituarve në këso shpërblimesh.
Periudha e implementimit: çdo vit për “28 nentor” apo “18 qershor”.
Monitorimi dhe Evaluimi: Këshilli i Drejtorëve dhe Kuvendi Komunal.
| |
| Objektivi i tanishëm 6. Hartimi dhe harmonizimi i rregulloreve me ligjet ekzistuese |
8. Këshilli ligjor (profesional) i
juristëve
Viti i realizimit: 2006 | Qëllimi i projektit: krijimi i infrastrukturës ligjore, hartimi dhe harmonizimi i rregulloreve të nevojshme në bazë të ligjeve ekzistuese, hulumtimi i nevojave për akte të tilla, monitorimi gjatë zbatimit të tyre, konsultimi me institucionet qendrore, bashkëpunimi me komunat tjera, konsultimi i ekspertve të lëmive të ndryshme brenda dhe jashtë komune.
Rezultatet e pritshme: funksionimi më i mirë i organeve të administratës. Përfituesit e projektit: qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Partnerët potencial: Kuvendi komunal, Ministria e Pushtetit Lokal, juristë me përvojë dhe ekspertë të ndryshëm . Rreziqet e projektit: mungesa e kuadrove të përkushtuara për këtë qëllim.
Periudha e implementimit: 2006.
Monitorimi dhe Evaluimi: Kuvendi Ko/munal.
|
| Objektivi i tanishëm 7. Krijimi i ambientit për kryerjen e punëve praktike të studentëve. |
9. Krijimi i zyrës, kabinetit, për punë praktike të studentëve
Viti i realizimit: 2005-2010
Qëllimi i projektit: krijimi i mundësisë që studentët tanë të kryejnë praktikën profesionale. Puna e tyre do të jetë me interes për ta dhe komunën. P.sh. arkitektët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre mund të ofrojnë projekte rreth planit urbanistik etj. që i shërbejnë edhe komunës.
Rezultatet e pritshme: përfitimi në projekte të zhvillimit.
Përfituesit e projektit: studentët dhe komuna.
Partnerët potencial: Kuvendi komunal.
Rreziqet e projektit: mos kuptimi i rëndësisë se këtij projekti dhe mos krijimi i kushteve të duhura për këtë qëllim.
Periudha e implementimit: 2005-2010.
Monitorimi dhe Evaluimi: organet përkatëse të komunës.
| |