fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjiharta humorharta humorharta humorlogo psikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



Ngritja e nivelit të arsimit dhe edukimit


Ekziston një korrelacion jashtëzakonisht i madh në mes të nivelit më të lartë të arsimit / aftësive dhe prosperitetit ekonomik. Angazhimi më i theksuar në vlerat e arsimit dhe edukimit, lehtësimi dhe koordinimi i edukimit dhe trajnimit nuk ka alternativë.
Kërkesat e tanishme dhe ato në të ardhmen të tregut të punës po i shtojnë rëndësinë edhe më shumë trajnimeve të avancuara dhe arsimimit.
Skënderaj ka një sfidë të rëndësishme para vetit në adresimin e popullsisë së saj me nivel relativisht të ulët të arsimimit dhe edukimit, veçanërisht në mes të rinjëve të papunësuar.
Objektivi i Zhvillimit: Niveli i arsimit dhe aftësive profesionale iu përgjigjet kërkesave për zhvillim ekonomik dhe udhëheq në një nivel më të lartë të punësimit .
Objektivi i tanishëm 1. Sigurimi i lokalit të mjaftueshëm për vijimin e mësimit të rregullt si dhe renovimi i objekteve ekzistuese shkollore.
Deri në fund të vitit 2010 do të ndërtohen 6 objekte të shkollave fillore ( një në Skënderaj dhe 5 të tjera në pesë fshatra), një objekt i shkollës së mesme teknike, konvikti i nxënësve për shkolla të mesme, një aneks në shkollën fillore si dhe renovime të kulmeve në tri shkolla fillore.
Objektivi i tanishëm 2. Sigurimi i ujit për pije dhe sistemit të ngrohjes në shkolla fillore dhe të mesme.
Deri në fund të vitit 2010 do të sigurohet uji për pije në 7 shkolla fillore në zonat rurale dhe do të bëhet instalimi i nxemjes në 3 shkolla (një në Skënderaj dhe dy në zonat rurale).
Objektivi i tanishëm 3. Paisja me kabinete dhe mjete mësimore në shkolla të mesme dhe fillore.
Deri në fund të vitit 2010 do të bëhet paisja me mjete mësimore dhe kabinete për lëndë të shkencave natyrore dhe aplikative në 10 shkolla fillore dhe në dy shkolla të mesme si dhe paisja e kabineteve ekzistuese me paisje elektronike në shkollën teknike.
Objektivi i tanishëm 4. Rregullimi i ambientit shkollor dhe tereneve sportive.
Deri në vitin 2010 do të bëhet rregullimi i poligoneve sportive dhe paisja e tyre me rekuizita dhe kolovajza në 8 shkolla fillore në zonat rurale.
Objektivi i tanishëm 5. Trajnimi i personelit arsimor në zbatimin e strategjive të reja mësimore.
Deri në v itin 2007 do të bëhet trajnimi i 600 arsimarëve në zbatimin e strategjive të reja të mësimit .
Objektivi i tanishëm 6. Sigurimi i transportit të nxënësve dhe bursave për nxënës të shkollave të niveleve të ndryshme.
Deri në fund të vitit 2010, çdo vit do të sigurohet transporti i nxënësve dhe arsimtarëve sipas nevojës nga qendra komunale në5 bashkësi lokale, sigurimi i 30 bursave për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.
Objektivi i tanishëm 7. Aftësimi dhe riaftësimi profesional i të papunësuarëve të grupmoshave të ndryshme me qëllim të krijimit të mundësive për punësim dhe gjenerim të të ardhurave.
Në fund të vitit 2010 do të ndërtohet dhe pajiset "Qendra për Aftësim dhe Riaftësim Profesional" në Skënderaj.


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logo logo logo logo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo