Historik i Shkurtër
Organizata Jo Qeveritare "Syri i Rinisë",është themeluar me 29.06.2002 nga tre te rinje, te cilet paraprakisht nga viti 200 kane qene pjese e Qendrës Rinore ne Skenderaj, e menaxhuar ne ate kohe nga OJQ “Triangle” nga Franca.
Organizata është certifikuar nga autoritet e UNMIK-ut me 22.08.2002, nga e cila date ka filluar edhe aktivitetet e veta. Sot Organizata numëron me shume se 37 anëtar aktiv,dhe deri me ani ka implementuar me shume se 42 projekte te ndryshme duke përfshire edhe pjesëmarrje neper Konferenca dhe Kongrese Ndërkombëtare.
Programet
OJQ "Syri i Rinisë" është organizate jo-profitabile e cila bazën e ka ndërtuar nga Vullneti i te rinjve per te Krijuar një Shoqëri dhe një Ambient me te mire për te gjithë, dhe duke munduar te krijojnë një dite me te mire për te gjithë, duke u nisur nga Misioni dhe Vizioni i këtyre te rinjve te cilët kane paraqitur pas hulumtimeve nevoja te ndryshme ne shoqëri i ka përmbledhur dhe i ka ndare këto ne Programe me qellim te fokusimit dhe realizimit me te drejt per drejt te nevojave dhe kërkesave te shoqërisë.
Pas një pune shume te madhe ne përpunimin e nevojave dhe përpilimeve te programeve me ne fund arritëm sukses ne përfundimin e tyre. tani edhe jua prezantoje ato.
- 1 Euro - 1 Femije
Ne Fund te vitit 2002 OJQ Syri i Rinisë, filloj një projekt me titullin 1 Euro - 1 Fëmije, ku per qellim kishte mbledhjen dhe shpërndarjen e dhuratave per fëmijët jetim te Komunës se Skenderajt.
Projekt ky qe u realizua me shume sukses , ku per 2 dite para ndërrimit te mot moteve u shpërndan dhurata 237 Fëmijëve Jetim.
Edhe une jam!...si ju!
është Themeluar si program ne maj te vitit 2002, dhe si qellim kryesor ka ndihmësen e personave me aftësi te kufizuara me theks te veçantë te te rinjve dhe fëmijëve me aftësi te kufizuara ne integrim ne shoqëri.
- UNITED
UNITED ka Filluar ne vitin 2003, ur u iniciua Projekti i bashkëpunimit mes Bill Brookman Fundation nga Anglia OJQ Syri i Rinisë dhe Përkrahësit kryesor te këtij Projekti - ish Administratorit te KK Skenderaj Bob Charmbury.
Si finalizim i këtij bashkëpunimi dhe planifikimi e hollësishëm te te gjithë aktiviteteve, si dhe me ndihmën e Departamentit te Rinisë pran Ministrisë se Kulturës , Rinisë dhe Sportit te Kosovës, ne periudhën 21 - 26 Korrik 2003, Zhongler , Ekzibicionist,xhirues nga Britania e Madhe. Hungaria, Austria , etj; realizuan preformimin e tyre ne fshatrat e Rajonit te Drenicës, duke kurorëzuar me 2 Dite te MEGA Shfaqjes ne Sheshin ADEM Jashari te qytetit te Skenderajt.
- Rinia don NDRYSHE!
Fushate e Filluar nga te Rinjtë për një jete me te mire, për vende me te shumta te Edukimit dhe Argëtimit, Për dëgjimin e kërkesave te tyre , etj...
- “9/22”
Programi është krijuar ne Gusht te vitit 2006 me qellim krijimi te një Qendre Rinore Funksionale dhe te Qëndrueshme si dhe një dhe grupi Vullnetareve qe do punonin për plotësimin te nevojave te te rinjve për një vend ku ata mund te kalojnë kohen dhe te mësojnë dhe te kyçen ne aktivitete.
NEN PROGRAMET
- QAJAT
është një program , i cili ka vepruar kryesisht ne baze te transmetimit ne Radio Drenice mes datave 14.10 – 23.12.2004, dhe po ashtu per vitin 2007 planifikohet qe te vazhdoj përmes transmetimi ne radio, por edhe përmes debateve te hapura me grupin e debateve te
OJQ “Syri I Rinisë” mbi tematikat e ndryshme qe brengosin te rinjtë te cilat ka trajtuar edhe me pare, dhe qe është njëkohësisht edhe qëllimi I këtij programi.
- E- RinORI
është themeluar si program me18 Korrik 2005, dhe ka funksionuar për 3 muaj ku grupe te vullnetareve kane bere përgatitjen një reviste elektronike E$%;Rinori, e cila ka pas një përmbajtje informuese mbi mundësitë e pjesëmarrjes ne Seminare,Trajnime,Konferenca por edhe marrjen e Bursave për studime Jashtë vendit dhe është shpërndarë përmes postes elektronike te gjitha OJQ$%;ve ne Kosove por edhe jashtë saj.
E$%;Rinori do filloj publikimin ne mars te viti 2007.
Pjesëmarrja Ndërkombëtare
- Kontakt Forumin nga Balkan Youth Project
(14 - 21.10.2003 , Cetinje Mal i zi), Vendi i Pare per Prezantim projektin me te mire. Përfaqësues Burim Haxhiu.
- Konferenca Stay in Touch ( Cyrih, Zvicer mars 2003).
Përfaqësues Arber N. Xani dhe Fidan Isufi.
- Youth Media Convention ( 26 $%;29.11. 2003 Kiel Gjermani $%; Oslo Norvegji)
Përfaqësues Prof. Ylber Halili
- Kosovo Round Table”( 1123 – 23.02.2006 Beograd,Serbi)
Përfaqësues . Burim Haxhiu
Aktivitetet e përshkruara ne Formë Kronologjike ( narrative)
29.06.2002 - Themelimi I organizatës
22.08.2002 - Regjistruar pran Qendrës se Regjistrimit te OJQ$%;ve me numër te regjistrimit : 5101622$%;0
16.09.2002 - Realizimi i Anketës mbi opinionet e te rinjve për politikë e realizuar ne bashkëpunim me Partinë
Social Demokratike te Suedisë – SSU
14- 21.10.2002 - Pjesëmarrje ne Kontakt Forumin organizuar ne kuadër te Balkan Youth Project financuar nga
European Youth Forum dhe Komisioni Europian.
16.11.2002 - Regjistrimi I vullnetareve te OJQ “Syri I Rinisë” ne partneritet te dy shkollave te mesme ne Skenderaj, projekti I pare qe ka sjellur te dy shkollat bashkë.
20.11.2002 - Organizimi I “Ditës se Fëmijëve” me vullnetaret e regjistruar me mbështetje te Administratorit te Skenderajt Bob Charmbury dhe Shoqatës Bamirëse te “Katarit”, pjesëmarrës 136 fëmije.
15$%; 30.12.2002 - Fushata për mbledhjen e dhuratave ne Bizneset lokale, për fëmijët jetim ne Komunën e Skenderajt dhe krijimi I programit "1€ - 1 fëmijë"
30$%;31.12.2002 - Shpërndarja e 237 dhuratave ne 31 fshatra te Komunës se Skenderajt, e mbështetur nga Trupat Mbrojtëse te Kosovës$%; zona e parë dhe Kuvendi Komunal Skenderaj.
31.12.2002 - Organizimi I Programit artistik ne ambient te hapur, me mbështetje te Kuvendit Komunal.
13.01 - 28.02.2003 - Organizimi I kursit ne 6 grupe, per përdorimin e internetit ne bashkëpunim me Internet Caffe “Mazreku”
11$%;15.03.2003 - Dërgimi I dy pjesëmarrësve ne Konferencën
“Stay in Touch “ ne Zvicër, konference per parandalimin e drogës ne Evropë dhe Evropën juglindore.
26.05.2003 - Kampanja vetedijesuese për HIV-AIDS ne bashkëpunim me PSI.
30.05.2003 - Themelimi I programit “Edhe unë jam si ju”
04.06.2003 - Aktivitete me fëmije ne ambient te hapur, dhe hapja e e ekspozitës se punimeve te fëmijëve.
13$;-14.06.2003 - Tour de peace-udhetim me bicikleta ne 48 fshatra te komunes se Skenderajt me qellim rekreativ dhe vizita familjeve te fëmijëve me persona me aftësi te kufizuara dhe dërgimi I ftesave per ekskursion .
16.06.2003 - Ekskursion me Fëmijët me aftësi te Kufizuara ne Orllan, Liqeu I Batllaves, mbështetur nga
Caritasi Francez dhe Trupat Mbrojtëse te Kosovës zona e pare.
18.06.2003 - Organizimi I Programit Artistik ne ambent te hapur ne kuadër te festimit te Ditës se çlirimit, mbështetur nga Kuvendit Komunal Skenderaj.
26.06.2003 - 06.01.2006 - Trajnime per Te drejtat e Njeriut dhe Zgjedhjen e konfliktit , te mbajtura ne 43 grupe, ne bashkëpunim me OJQ "Paqedashësit" nga Mitrovicë mbështetur nga MDM
28.06.2003 - Festimi I njëvjetorit te themelimit te
OJQ “Syri I Rinisë”, loje futbolli mes : Trupave Mbrojtëse te Kosovës, KFOR-it franqez, Pjesëtareve te Shërbimit Policor te Kosovës dhe Vullnetareve te OJQ Syri I Rinisë, mbështetur nga
Klubi Futbollistik “Drenica”.
12-13.2003 - Pjesëmarrje ne trajnimit per Leadership organizuar nga Caritasi Franqez.
21 - 26 07. 2003 - Organizimi I festivalit te Pare nderkombetar ku Zhongler , Ekzibicionist,xhirues nga Britania e Madhe. Hungaria, Austria , etj; realizuan preformimin e tyre ne fshatrat e Rajonit te Drenicës, duke kurorëzuar me 2 Dite te MEGA Shfaqjes ne Sheshin ADEM Jashari te qytetit te Skenderajt. Mbështetur nga administratori I Skenderaj Bob Charmbury ,Bill Brookman Fundation nga Britania e Madhe dhe Departamenti I Rinisë pranë MKRS.
24.07.2003 - Krijimi I Programit UNITED
06.08.2003 - Organizimi I Organizimi I Programit Artistik ne ambient te hapur dhe organizimin e pikturimit ne kuadër te festimit te ditës se Rinisë ne Skenderaj, mbështetur nga DKRS Skenderaj dhe Departamenti I Rinisë pran MKRS.
26 - 29.11. 2003 - Dërgimi I një pjesëmarrësi ne Youth Media Convention Kiel Gjermani -Oslo Norvegji, organizuar dhe mbështetur nga Jugend Presse Deutschland.
30-31.12.2003 - Në kuadër te programit "1€ - 1 fëmije " është bere shpërndarja e 326 dhuratave ne 37 fshatra te Komunës se Skenderajt, e mbështetur nga Trupat Mbrojtëse te Kosovës zona e pare, dhe KFOR-I Francez.
31.12.2003 - Organizimi I Programit artistik për Vitin e Ri ne ambient te hapur,ne bashkëpunim me Qendrën Rinore, me mbështetje te Kuvendit Komunal.
28.06.2004 - Festimi I dy Vjetorit te Themelimit te OJQ "Syri I Rinisë" , mbajtja e nje koktej rasti dhe Lojëra ne Volejboll mes TMK-se, KFOR-it francez dhe 2 grupeve te vullnetareve, mbështetur nga Klubi Volejbollistik “Skenderaj” dhe Gjimnazi “ Ramiz Sadiku” ne Skenderaj.
25.07.2004 - Pjesmarrje ne Debatin " Integrimi I minoriteteve ne Shoqëri" organizuar nga OJQ-te e Regjionit te Mitrovicës.
15-23.08.2004 - Ne bashkëpunim me Forumin Rinor Serb te fshatit Syriganë (Suhogerll) te komunës se Skenderajt, dhe me mbështetjen e departamentit te Sportit pran MKRS, ne kuadër te Programit "United" u organizua Kampi Sportiv "United 2006" qe u mbajt ne Ulqin, Mal te Zi, ku morën pjese 51 te rinj prej tyre 6 nga serbet dhe 5 persona me aftësi te Kufizuara.
16.09.2004 - Themelimi I Programit "Rinia don NDRYSHE"
11.10-15.10.2004 - Aktivitete për shpërndarjen e 10 kërkesave te Rinisë ne dyert e Kuvendit Komunal te Skenderajt dhe adresat e Vendimmarrësve.
14.10 – 23.12.2004 - Krijimi I nen-programit "Qajat" dhe organizimi I Emisionit 3 orësh ne 11 cikle ne Radio çdo te Enjte. Mbështetur nga Radio "Drenica"
07.02 – 03.06.2005 - Organizimi I Kurseve te Gjuhës Angleze ne 4 nivele, ku morën pjese 216 te rinj te ndare ne 3 grupe për secilin nivel.
01.06.2005 - Organizimi I një manifestimi per fëmije, ku fëmijët gjate ditës janë ndare ne grupe dhe nga përgatitjet është hapur një ekspozite dhe është dhëne një program artistik me recitime , kënge dhe valle nga vete fëmijët.
18 07.2005 - Krijimi i nen-programit "E-Rinori"
20.07.2005 - Pjesëmarrje ne Takimin me temën “ Integrimi Social” , organizuar nga Rrjeti Rinor I Kosovës ne kuadër te projektit " Platforma e OJQ-ve dhe Gjenerimi I Politikave", mbajtur ne Mitrovicë.
20.07.2005 - Organizimi I Takimit ne Skenderaj me temën
“Qendrat e Rinisë " , mbajtur nga Rrjeti Rinor I Kosovës ne kuadër te projektit " Platforma e OJQ-ve dhe Gjenerimi I Politikave"
06.08.2005 - Organizimi I Te gjitha aktiviteteve per diten e Rinisë ne Skenderaj, mbështetur nga DKRS-Skenderaj dhe OJQ "Handikos"
17.08.2005 - Pjesëmarrje ne Takimin me temën "Mbrojtja e fëmijëve 15-18 vjeç" , organizuar nga Rrjeti Rinor I Kosovës ne kuadër te projektit " Platforma e OJQ-ve dhe Gjenerimi I Politikave" mbajtur ne Vushtrri
26.08.2005 - Organizimi I Takimit ne Skenderaj me temën
“Vullnetarizmi ” , mbajtur nga Rrjeti Rinor I Kosovës ne kuadër te projektit “ Platforma e OJQ-ve dhe Gjenerimi I Politikave”
07.09.2005 - Pjesëmarrje ne Takimin me temën "Edukimi Jo_Formal" , organizuar nga Rrjeti Rinor I Kosovës ne kuadër te projektit "Platforma e OJQ-ve dhe Gjenerimi I Politikave" mbajtur Mitrovicë
22.10.2005 - Ne bashkëpunim me HANDIKOS-Skenderaj dhe me mbështetjen e KK Skenderaj dhe Bizneseve Lokale u realizua projekti për Punësimin një ditor te personave me aftësi te kufizuara.
08.12.2005 - Anëtarësimi ne Rrjetin Rinor te Kosovës
28.12.2005 - Pjesëmarrje ne Konferencën " Plani I Veprimit për Rini dhe pjesëmarrja e te rinjve ne Hartimin e tij" organizuar nga Rrjeti Rinor I Kosovës, mbajtur ne Hotel Grand , Prishtinë
23 - 23.02.2006 - Dërgimi I Një pjesëmarrësi ne bashkëpunim me rrjetin Rinor te Kosovës ne “Kosovo Round Table” te mbajtur ne Beograd, Serbi.
16.02 - 23.05.2006 - Ne Bashkëpunim me Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims me seli ne Prishtine dhe me ndërmjetësim te Rrjetit Rinor te Kosovës, janë organizuar 5 Seminare ne 5 Regjionet e Kosovës me temën “ Stresi posttraumatik”
11-12.03.2006 - Pjesëmarrje ne kongresin zgjedhor te rrjetit Rinor te Kosovës mbajtur ne Shkollën Policore ne Vushtrri.
11-13.07.2006 - Pjesëmarrje ne takimin punues për detajizimin e Planit te Veprimit Rinor, mbajtur ne banje te Pejës.
Gusht. 2006 - Krijimi I programit "Qendra Rinore 9/22"
Shtator,2006 - Krijimi I Marrëveshjeve te bashkëpunimit me partner per Ri-organizimin e përbashkët te Qendrës Rinore ne Skenderaj.
- Anketimi I te rinjve mbi rendësin e krijimit te Qendrës Rinore ne komunën e Skenderajt.
Nentor,2006 - Nënshkrimi I kontratës me DKRS-Skenderaj mbi lëshimin ne periudhe 3 –vjeçare te hapësirës ne Shtëpinë e Kulturës me qellim te Ri-organizimit te Qendrës Rinore.
- Nënshkrimi I Memorandumit te mirëkuptimit me DKRS-Skenderaj, mbi implementimin e përbashkët te programit te Qendre Rinore.
- Përgatitja e propozimit për aplikim ne0 Kosovo Youth Development Project te Bankës Botërore.
08.Dhjetor.2006 - Në Bashkëpunim me UNDP-UNV, dhe DKRS-Skenderaj është planifikuar pastrimi dhe restaurimi I Objektit ku do te veproj Programi I Qendrës Rinore "9/22" ne kuadër te OJQ "Syri I Rinisë"