fotokabshi
psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




Imri Zabeli
emaili: imri_zabeli@hotmail.com

Roli i prindërve ne rritjen e fëmijëve


Zoti e bekoi fëmijën duke i dhëne te dy prindërit dhe kështu duke i dhen gjerën ma te çmuar ne ketë bot.
Fëmija me urtësinë,pafuqinë dhe pastërtinë e tij shpirtërore nuk njeh zot tjetër ne ketë bot përveç dashurisë dhe madhështisë se prindërve,për fëmijën Zotë janë prindërit sepse fëmija nëpërmes prindërve arrin çdo gjë.
Fëmija ka nevojë për dy prindërit me qellim qe te zhvilloj zgjuarsinë dhe ndjeshmëri e tij, por jo te gjithë fëmijët rriten me te dy prindër e kjo është një nga fatkeqësitë ma te mëdha qe ju ndodhin fëmijëve, sepse Zoti e krijoj jo rastësisht ketë strukturë Hyjnore qe është BABI-NENA-FEMIJA e qe ne Psikologji quhet jeta ne Tresh ,kjo jetë pra është fëmija me te dy prindërit.
Ne mes te tre personave mendimet dhe ndjenjat qarkullojnë ndërsa kur fëmija ka vetëm njërin prind atëherë lind ai qe quhet efekti i pasqyrës apo i varësisë reciproke gjë qe bën qe fëmija te ngec ne zhvillimin e tij intelektual, emocional dhe te sjelljes.
Por çka ndodhe tek fëmija nga kjo mungesë? Fëmija nga mungesa e njërit prind shtyhet te krijoj,te zëvendësoj(kompenson) ketë mungesën e te TRETIT i cili i mungon dhe ky zëvendësim shpesh është i dhimbshëm.
Fëmija zëvendëson te tretin me këto veprime: lidhet pas kafshëve, kukullave dhe gjësendeve tjera, duke bere qe fëmija te ngelet i varfër intelektualist dhe emocionalishtë , por edhe ne te shumtën e rasteve fëmijët nga mungesa e te tretit mbyllen ne boten e tyre te brendshme iluzore duke u izoluar nga shoqëria dhe duke mbet një fëmijë i prapambetur.
Ka shumë prindërit te pa ndergjegjeshem dhe te pa përgatitur për krijimin e familjeve te tyre te shendosh dhe gabojnë rende ne RRITJEN e fëmijëve te tyre sepse ata nuk janë te edukuar vet si prindër, citoj thënien filozofike "Fëmija edukohet njëzet vjet para se te lind".
Ka shumë prindër qe me sjelljet e tyre tekfëmijët e tyre te jen prindër te munguar te pa vlerë dhe te pa rëndësishëm, kjo vjen si nga KONFLIKTET qe shfaqen ne mes te prindërve,nga ABUZIMI i prindërve me alkool,drogë etj e te cilat sjellje tek fëmijët ndikojnë drejtpërdrejt ne zhvillimin psikik te tyre, pastaj shumë prindër jepen pas punëve dhe pas gjerat te ndryshme ne mënyrë patologjike( te sëmur) dhe harrojnë fëmijët e tyre p.sh një nënë duke u dhënë pas një makine te qepjes, apo punëve tjera bënë qe mos te kujdeset- komunikoj me orë te tera me fëmijën e tyre dhe i jep fëmijës përshtypjen se kjo makinë është me e rëndësishme se ai, kështu e kupton fëmija sjelljen e prindit, sepse ai mendon si fëmijë e jo si i rritur andaj ketë rast po e shfrytëzoi edhe për dhënien e këtij mesazhi;
PRINDER MUNDOHUNI TI SHIKONI GJERAT NGA KENDI I FEMIJES SE VETEM KESHTU MUND TI KUPTONI FEMIJET TUAJ.

Ne vendet e zhvilluara, tani edhe tek NE ka filluar te praktikohet angazhimi i tutorëve(kujdestareve) për fëmijë ngase "prindërit shumë te zëne" nuk po kanë kohë te kujdesen për fëmijët e tyre sepse kanë shumë punë...., ABSURDITET i madh apo jo, nga kjo me ra ndërmend një thënie me duket e Sokratit, i cili një ditë ishte ngjit ne maje te një kodre dhe po shikonte poshtë banoret e atij vendi duke vrapuar pas pasurimit,dhe ju drejtua me këto fjalë "O NJERZ QE PO MUNDOHENI TE PASUROHENI NE FORMA TE NDRYSHME, DHE NUK QANI KOKE SE NE DUAR TE KUJT DO TA LENI KET PASURI" këtu Sokrati e kishte fjalën për prindërit qe po brengoseshin aq shumë për pasurimin e tyre ndërsa nuk qajnë kokën për asnjë moment për edukimin e fëmijëve te tyre, e qe ne te ardhmen atë pasuri do ta lënë ne duart e tyre.
A nuk është e ngjashme kjo edhe me shumë prindër tan te cilët nuk qajnë kokën se si po kujdesen ne rritjen e fëmijëve te tyre.
Po qysh mundet te mendohet te rritet një fëmije i shendosh ne aspektin psikik dhe social larg dashurisë se prindërve, apo nen kujdesen e një tutori, një gjë absurde qe bëjnë vetëm prindërit absurd.
Shume prindër e bëjnë ketë lloj braktisje duke menduar se fëmija i tyre nuk do ta vuaj munguesen e dashurisë prindërore, dhe me ketë rast mendojnë se i mashtrojnë fëmijët e tyre duke i angazhuar një tutor,por një gjë ta kuptojnë te gjithë PRINDERIT se fëmija nuk mund te gënjehet-mashtrohet, fëmija e kupton shumë lehtë ketë mashtrim dhe reagon duke ndëshkuar veten dhe prindërit e tij për ketë mashtrim si duke u izoluar, duke jetuar me gjysmën e vetvetes dhe duke krijuar shumë komplekse brenda vetvetes e qe do te reflektoj gjatë gjithë jetës se tyre ....

Te nderuar lexues mbetet shumë çka për te shpjeguar ne lidhje me rritjen dhe zhvillimin e shendosh te fëmijëve, sa qe edhe nuk munda te i vë pik kësaj teme aq shumë te rëndësishme dhe te ndjeshme ne shoqërinë tonë, prandaj kërkoj nga ju qe nëpërmes kësaj faqe te merrni pjesë ne diskutimin mbi sfidën dhe përgjithësinë e madhe qe kanë prindërit, familja dhe shoqëria ne përkujdesjen dhe rritjen e shendosh te fëmijëve.



VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo