fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjiharta humorharta humorharta humorlogo psikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



12.1 Korniza ligjore



Baza ligjore e funksionimit të qeverisë lokale a. Përgjegjësitë e komunës sipas Rregullores 2000/45 mbi vetëqeverisjen e komunave në Kosovë
b. Kufizimet e përgjegjësive të komunave nga Rregulloret në fuqi
c. Roli i pushtetit lokal në zhvillimin ekonomik
1. Rregullorja 2000/45 mbi vetëqeverisjen e komunave në Kosovë e datës 11 gusht 2000 është dokumenti i parë ligjor që krijon bazën ligjore për funksionimin e komunave. Rregullorja në fjalë është ende në fuqi dhe realisht ka fuqinë e një ligji të qeverisjes lokale.
2. Komuna definohet si njësi themelore territoriale në Kosovë, e cila ushtron pushtetin që nuk është i rezervuar për pushtetin qendror. është person juridik që nënkupton të drejtën e lidhjes së kontratave, ngritjes së padisë, mbajtjes së llogarive.
3. Në nenin 1.3 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, datë: 15 maj 2001, në pjesën e dispozitave themelore, thuhet: Kosova përbëhet nga komunat të cilat janë njësi territoriale, bazë të vetëqeverisjes lokale me përgjegjësitë e caktuara nga legjislacioni i UNMIK-ut që është në fuqi.
4. Statuti i Komunës së Skenderajt, përcakton se Komuna e Skenderajt është njësi themelore territoriale e vetëqeverisjes lokale, ku të gjithë qytetarët do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë pa dallim race, gjinie, gjuhe, religjioni, mendimi politik apo mendimi tjetër, prejardhjes kombëtare apo sociale, pronës, lindjes apo ndonjë statusi tjetër.
5. Përgjegjësitë e komunës sipas Rregullores 2000/45 mbi vetëqeverisjen e komunave në Kosovë.
Komuna është niveli i pushtetit lokal. Asaj i adresohen dhe ballafaqohet me numrin më të madh të kërkesave të ndryshme dhe të përditshme të qytetarëve.
është nivel i ushtrimit të pushtetit ku kërkohet zgjidhja e shumicës së problemeve dhe kërkesave të qytetarëve, andaj edhe përgjegjësia e pushtetit të komunave shtrihet prej segmentit të: ofrimit të shërbimeve themelore komunale dhe administrative dhe krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik. Përgjegjësia për sigurimin e kryerjes së shërbimeve themelore komunale dhe administrative kërkon një administratë efikase dhe profesionale.
Përshtatja e administratës me kushtet dhe me rrethanat e reja të zhvillimit të shoqërisë është nevojë për ndërtimin e legjislacionit adekuat me të cilën administrata do të vendoset në baza të reja organizative dhe funksionale. Kjo nënkupton edhe vendosjen e saj në një kontrollë më të drejtpërdrejtë shoqëror si dhe një sistem më të zhvilluar të përgjegjësisë së saj.
Rëndësi e vaçantë është edhe përsosja e punës. Teknika administrative do të duhet të kërkojë dhe të gjejë metoda të reja të punës. Modernizimi i administratës dhe përsosja e punës së saj janë domosdoshmëri që ndikon drejtpërdrejtë në efikasitetin e punës, duke pasur parasysh automatizimin e veprimeve që mundëson kryerjen e punëve në kohë më të shkurtër dhe cilësi më të lartë. E gjithë kjo do të mund të bëhej një servis i mirë i qytetarëve çfarë janë në të vërtetë edhe kërkesat e shoqërisë. Neni 3 i Rregullores 2000/45 mbi Vetëqeverisjen e Komunave në Kosovë përshkruan përgjegjësitë e komunave.
Kuvendi Komunal ka aprovuar rregullore dhe ka marrë vendime të ndryshme përbrenda kompetencave të komunës. Këto akte kanë pasur për qëllim legalizimin e gjendjes faktike apo hapjen e proceseve të reja në interes të komunës. Miratimi dhe publikimi i tyre është bërë në harmoni me Rregulloren dhe Statutin e komunës. Vlen të përmenden disa prej tyre:

Statuti i Kuvendit të Komunës së Skenderajt nr. 2001/1 miratuar më 12 maj 2001.
Rregullorja Komunale për organizimin e bashksive lokale nr2001/2 e miratuar më 23 qershor 2001 dhe ndryshimi e plotësimi i të njëjtës më 28.12.2001.
Rregullorja Komunale për procedurat e Kuvendit të Komunës nr.2001/3 e miratuar më_______ 2001.
Rregullorja Komunale për kuotat Komunale në biznes për vitin 2001 nr.2001/4 e miratuar më 28 prill 2001.
Rregullorja Komunale për shrytëzimin e veturave zyrtare nr.2001/5 e miratuar më 14 gusht 2001.
Rregullorja Komunale për të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve të Drejtorive Komunale të Administratës, nr.2001/6 e miratuar më 14 gusht 2001.
Rregullorja Komunale për kuotat dhe shërbimet e bëra nga drejtoria e Urbanizmit nr.2001/7 e miratuar më 27 gusht 2001.
Rregullorja Komunale mbi vulat Komunale nr.2002/1 e miratuar më 30 janar 2001.
Rregullorja Komunale mbi tarifat dhe ngarkesat Komunale nr.2002/2 e miratuar më 23 prill 2002.
Rregullorja Komunale mbi trafikun dhe parkimin e veturave nr.2002/3 në procedurë për miratim.
Rregullorja Komunale mbi trafikun për largimin dhe ruajtjen e veturave nr.2002/4 në procedurë për miratim.
Rregullorja Komunale mbi kontrollin e trafikut nr. 2002/5 në procedurë për miratim.
Rregullorja Komunale mbi mbrojtjen e burimeve të ujit të pijshëm nr. 2002/6 në procedur për miratim.
Projekt Rregullorja mbi organizimin e mbrendëshem dhe sistematizimin e vendeve të punës të punëtorëve në drejtoritë Komunale të Komunës nr. 2002/7 në procedurë për diskutim publik. Rregullorja Komunale mbi tatimin në pronë nr. 2002/8 e miratuar më 18.10.2002.
Rregullorja Komunale mbi tatimin në pronë nr.2003/1 e liçencuar dhe e miratuar nga Kuvendi i Komunës më 31.3.2003. Statuti i Kuvendit të Komunës i ndryshuar dhe i plotësuar nr.2003/2 i miratuar më 04.03.2003.
Rregullorja Komunale mbi tarifat dhe ngarkesat nr.2003/3 e miratuar më 27.03.20.

>>>>



VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logo logo logo logo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo