Përparësitë
Potenciali i ri njerëzor (mosha mestare e popullsisë 20-25 vjet);
Burime tokësore dhe nëntokësore;
Bukuri natyrore (Qyqavica, Kuçica, Radisheva);
Toka e punueshme, pyjet, kullosat, bota e pasur bimore dhe shtazore, burimet e ujit, klima e përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, shpeztarisë, pemtarisë etj.;
Gurë gëlqeror, Argjil i kualitetit të lartë për punimin e materialit
ndërtimor etj.;
Pozita e volitshme gjeografike;
Trashëgimia kulturore;
Kompleksi përkujtimor "Adem Jashari" në Prekaz;
Kullat e vjetra si ajo e Ahmet Delisë, Tahir Mehës;
Xhamitë e vjetra;
Qyteti në Tushilë;
Mullinjtë me ujë në: Kopiliq, Qubrel dhe Kuçicë etj.;
Funksionimi i mirë i rrjetit të bashkëpunimit mes Komunës,OJQ-ve dhe komunitetit të biznesit;
Fillimi i funksionimit të Qendrës për përkrahjen e bizneseve (QKB);
Bashkëpunimi i mirë me komunat fqinje (Mitrovicën, Burimin, Klinën, Drenasin dhe Vushtrrinë);
Liria e lëvizjes së qytetarëve;
Toleranca dhe mirëkuptimi ndërnjerëzor, toleranca ndaj komuniteteve tjera.
Dobësitë
Mungesa e planit të zhvillimit ekonomik të komunës;
Buxheti i pamjaftueshëm komunal për ngritjen e infrastrukturës;
Rrjeti i pamjaftueshëm shkollor, shëndetësor dhe kulturor;
Mungesa e lokaleve shkollore, pajisjeve dhe mjeteve mësimore;
Mosvijimi i mësimit dhe shkapërderdhja e nxënësve në shkollat e mesme ka marrë përmasa të pakontrolluara për shkak të mungesës së strehimit dhe transportit të nxënësve sidomos të gjinisë femrore;
Mungesa e objekteve shëndetësore (mungesa e hapësirës së qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare, etj.);
Objekti i kulturës i dëmtuar dhe jofunksional, mungesa e palestrës sportive, mungesa e objektit për muze dhe arkiv historik, etj.;
Infrastruktura rrugore jo e rregulluar sidomos nëpër fshatra;
Shumica e rrugëve lokale janë të kategorisë III dhe IV dhe janë të shtruara me zhavor;
Rruga Skenderaj-Klinë është në gjendje të keqe;
Sistemi i ujësjellësit në gjendje jo të mirë ( në vet qendrën e Skënderajt dhe mungesa e ujësjellësit në pjesën dërmuese të fshatrave);
Sistemi i kanalizimit fekal dhe atmosferik në pozitë tejet të vështirë;
Mungesa e ekspertëve në lëmenj të caktuar ( migrimi i tyre në vendet tjera);
Neglizhenca, burokracia ( rreth tenderëve, vijës së komunikimit me qendër);
Gjendja e rëndë ekonomike-sociale ( papunësia, pozita e rëndë sociale etj.);
Mungesa e strehimores për fëmijët pa kujdesin prindëror dhe të braktisur;
Mungesa e një strehimoreje për të pastrehët, për të sëmurët mental me sjellje asociale;
Mungesa e objekteve të banimit për rastet sociale etj.;
Transparenca jo e mjaftueshme e qeverisë lokale ndaj komunitetit të biznesit dhe popullatës ( web faqes së komunës, intranetit etj.);
Mbështetja jo e mjaftueshme e bizneseve të reja dhe ekzistuese;
Mosekzistimi i zonës industriale;
Mosfunksionimi i qendrës tregtare etj.;
Mungesa e Planit urbanistik;
Angazhimi jo i mjaftueshëm i Qeverisë komunale në organet qendrore për mbështetjen adekuate financiare-investive;
Migrimet e brendshme fshat-qytet.
Mundësitë
Prezenca e organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe joqeveritare në Kosovë dhe Skënderaj dhe mundësia e shfrytëzimit të përkrahjes së tyre financiare dhe teknike;
Përkrahja financiare nga niveli qendror edhe pse jo e mjaftueshme;
Kapitali financiar dhe intelektual i diasporës;
Funksionimi i sistemit bankar (bankave komerciale);
Shfytëzimi i informacioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit përmes teknologjisë informative -IT;
Marrëveshjet tregtare në nivel rajonal dhe ndërkombëtar;
Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore dhe publike;
KëRCëNIMET/RREZIQET
Mosdefinimi i statusit final i Kosovës;
Kompetencat e kufizuara të qeverisë lokale;
Përkrahja e pamjaftueshme financiare e komunës së Skënderajt nga niveli qendror;
Infrastruktura ligjore e pakompletuar;
çështja pronësore e padefinuar;
Politika fiskale dhe doganore jo e favorshme për përkrahjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në lëmenj të ndryshëm e sidomos në bujqësi;
Tregjet jostabile dhe konkurrenca jolojale;
Kamatat bankare shumë të larta dhe destimulative si dhe disproporcioni i madh mes ofertës dhe kërkesës për kredi komerciale; Kapaciteti i vogël i telefonisë fikse dhe furnizimi jostabil me energji elektrike.
|