fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

GËZUAR PAVARËSINË KOSOVË MARTIRE!
Sabir KRASNIQI





Mbi supet tua qëndron barra shekullore. Barra e rëndë e padrejtësive të mëdha, që u bënë mbi ty Kosovë.
Barra e padrejtësive historike;
Barra e padrejtësive politike;
Barra e padrejtësive demokratike;
Barra e padrejtësive gjeografike;
Barra e turpit të kohës që la gjurmë të rënda mbi trupin tënd Kosovë.

Kosovë e vuajtjeve të mëdha.

Ti asnjëherë nuk u nënshtrove, asnjëherë nuk u përkule, asnjëherë nuk u mposhte, asnjëherë nuk u gjunjëzove... Sfidove fuqishëm e me dinjitet rrebeshet e pandërprera që u vërsulën pamëshirshëm mbi truallin tënd Kosovë.

Kosovë toka jonë e shenjtë.

E stërvuajtur e munduar, e ndarë e gjymtuar, por ballëlartë e krenare rezistove ndër shekuj. Rrugëtove përmes rrugëve të vështira.
Kosovë me plagë;
Kosovë me Gjak;
Kosovë me lot, për një ditë si kjo sot.

URIME KOSOVË!

Nga gjiri yt nxore legjenda që ndryshuan histori; Nënat që në djepin tënd të përkunden si fëmijën. Ato që me lotët e tyre t'i pastruan plagët në trupin tënd Kosovë, ti më i miri vend; Trima që më gjakun e tyre ujitën rrënjët e lirisë; Kokat e mençura që me penat e tyre trasuan rrugën e pavarësisë.

URIME KOSOVË!

Kosovë ti nuse, ndër më të rejat për krah nuseve të Evropës e botës.

Kosovë amaneti i nënëlokes!

Kosovë tokë Ilire, tokë Dardane, tokë SHQIPTARE. Kosovë e Lidhjës së Prizrenit, e Isa Boletinit e Idriz Seferit, e Hasna Prishtinës e Haxhi Zekës, e Shotës e Azem Galicës, e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, e Afrimit Zhitisë e Fahri Fazliut, e Zahirit, Edmondit e Hakifit, e Fehmi e Xhevë Lladrovcit... Kosovë e njeriut. Ti tokë e kuqe, ti tokë e bardhë. Kosovë e Adem Jasharit Komandantit legjendar.

Ngadhënjeve gjithherë, për tu stolisur më në fund me Kurorën e Pavarësisë.

Urime shqiptarë, anë e mbanë botës.

GËZUAR PAVARËSINË KOSOVË MARTIRE!

Por për as një çast mos harroni vëllezërit tanë, mbetur për tej kufiri!

www.sa-kra.ch

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo