fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

SI TE NDALOHEN ZGJEDHJET E SERBISE NE KOSOVE?
Shkruan: Salih MEHMETI


Ndonese qe ne titull ky shkrim do t"ia trubulloje ujin juntes politike, eproreve dhe vartesve te tyre, prapeseprape (ky shkrim) eshte nje analize e thukte zhbiruese, shume me e drejte se parullat metafizike qe i perthur junta politike.

"Pavaresia eshte tanime çeshtje e padisktueshme" degjojme tek e perserisin ritmikisht junta politika dhe klientela pasuese e tyre duke e absolutizuar si te "verteten e vetme".

"...E vetmja perspektive false eshte ajo qe meton te jete e vetmja e vertete" shkruante Jose Ortega y Gasset filozof ekzistencialist spanjoll i viteve 30"ta.

Kjo trajtese eshte e prirur te ofroje nje koncepcion kritik te te menduarit paçka qe aq shume urrehet nga pushteti okult ne Kosove. Ata per me teper kane mpiksur nje mendesi skolastike te menduarit qe qytetarin e pasivizojne per gjynah. Ne librin "Struktura e Revolucionit Shkencor" Thomas Kuhn - i ka treguar se zhvillimi intelektual e shkencor perbehet nga zevendesimi i nje paradigme, e cila ishte bere gjithnje e me shume e paafte t"i shpjegonte faktet e reja ose te zbuluara serish, me nje paradigme te re e cila i trajton keto fakte ne menyre te kenaqshme. "Qe te pranohet si paradigme - ka shkruar Kuni - nje teori duhet te duket me e mire se rivalet e tjera, por ajo nuk ka nevoje, dhe ne te vertete asnjehere nuk e arrin qe t"i shpjegoje te gjitha faktet ne te cilat mund te ballafaqohet".

Me realizimin e "pavaresise" (kesaj qenie njemend "unike" per te keq ama) piramida nderkombetare permes IPVQ - ve e krijoi nje logjike te flashket te menduarit per njefare "fundi te historise", se gjoja me arritjen e pavaresise se pagjymtyre iu lidh gryka thesit te problemeve kardinale. Ndaj edhe ta shtrojme per trajtese thelbin e çeshtjes permes disa pyetjeve majeutike: A u shpall njemend pavaresia e Kosoves? Perse Serbia eshte 100% me e pranishme ne Kosoven e "pavarur" sesa me pare?

(1) Pavaresia e 17 shkurtit - Realizim i nje plani serb!

Me 29 janar 2007 ministri serb per Kosoven dhe anetari i ekipit negociator serb Sllobodan Samargjiq ne nje pergjigje ndaj agjensise "Reuters" u pat shprehur se Serbia eshte ne gjendje saora t"i ofroje Kosoves nje "pavaresi te brendshme" me kushtin qe Beogradi ta ruaje nje "membrane simbolike te sovranitetit serb" mbi Kosoven.

"Ne te gjitha çeshtjet qe kane te bejne me interesat e tyre vitale, ekonomike, sociale e kulturore, shqiptaret nuk do te qeveriseshin nga Beogradi" - u pat shprehur ky eksponent serb. Dhe per ironi te fatit, pas nje viti ngjau taman keshtu. Kuvendi i Kosoves me 17 shkurt 2008 shpalli nje pavaresi formale pa u shkeputur nga Serbia. Deklarata e (Pa) Varesise e sheqerosur me turlifare perrallitjesh moderne askund per be se permend te shkeputurit nga Serbia. Nese kjo "pavaresi" na qenka vertete pa shkeputje nga Serbia atehere s"eshte ndryshe pos shpalllje e "pavaresise" ne kuader te Serbise duke ia ruajtur kufinjte dhe rogozin e sovranitetit - Rezoluten 1244. Nje analize me te sinqerte ka dhene fillikat gazetari amerikan Timothy Garton Ash ne "Los Angeles Time" me 21 shkurt te ketij viti kur shkruante: "Megjithe shqetesimet qe e shoqeruan pavaresine e Kosoves pak jane marre me dokumentin e shpalljes se pavaresise dhe faktin se sa i jashtezakonshem eshte ai dokument. Dokumenti ka aq shume kushtezime, detyrime dhe rezervime, eshte kaq i mbushur me angazhime, nder dhe bindje ndaj padroneve nderkombetar te Kosoves, qe ne fakt e bene ate dhe deklarate te varesise".

Njemend ne kete deklarate te kulluar te varesise s"gjen tjeter pos nje kontrate - haraçi qe "ne" lidhem ndaj bashkesise nderkombetare. Kjo shkresurine nuk ben fjale mezallah askund per lirite dhe te drejtat qe duhet t"i gezojme ne "pavaresi" por sall per obligimet, detyrat dhe haraçet qe duhet t"i japim bashkesise nderkombetare.

"Duke e lexuar deklaraten e shpalljes se pavaresise ju mund te degjoni fare mire zerat e keshilltareve nderkombetare, duke ia diktuar tekstin shkruesve kosovare te deklarates" verente ky gazetar amerikan.

Nje shtet i pakompletuar dhe pa perberje juridike eshte i denuar te zhbehet. Kosoves nuk iu njoh asnjeri nga gjymtyret ekzistencial te shtetesise (Ushtria, ulesja ne OKB, Ministria e Jashtme). Nje veture kur del nga fabrika eshte e kompletuar ne te gjitha pjeset gjer ne ato me te hollesishmet duke i shkrire ne nje harmoni qe rrjedhon me levizjen e automjetit. Kjo "pavaresia" zhele i ngjason nje veture gjysme te kompletuar qe ecen me zahmet, por qe fatkeqesisht posa ta merr njefare shpejtesie aksidentohet pashmangesisht meqe nuk ka frenues kembe.

Me ftesen "vullnetare" per ardhjen e misionit mbisovran europian (EULEX) baballaret e kesaj shpallje e perjashtuan pa teklif shtetin juridik. Nuk eshte vendosje e juridiksionit shteteror baravatjet qesharake te Hashim Thaçit teksa vendos tabela me "Republika e Kosoves" ne Merdare vetem per syte e bukur te mediave. Nuk eshte vendosje e juridiksionit shteteror as vendosjet e tabelave te llamarinta ne grataçielet e ministrive me syfetin e "Republikes". Vendosje e shtetit juridik eshte kontrolli pash me pash i te 10.887 km katrore sa ka Kosova permes nje ushtrie kompakte qe garanton siguri dhe paqe e jo barrikadime qesharake me police te kufiri sepse praktika e asnje vendi ne bote nuk njeh pritje te agresionit fqinj me forca policore.

"Pavaresia" politikaneve tane ua nderroi sall gezofin por jo edhe zanatin e te tuliturit fizik e moral ndaj Zyrave Perendimore dhe EULEX - it. Ne vend se pas kesaj "pavaresie" politikanet shqiptare te provonin ndermarresine dhe kembengulsine ne mbrojtjen e Kosoves nga çekani (Serbia) dhe kudhra (EULEX - i), ata zvetnuan mozamekeq duke arritur te miratojne per nje ore nga dhjete ligje te Pakos se Ahtisaarit e deri te miratimi robotik i Kushtetutes. Ne anen tjeter, koncesionet e pambarim te politikaneve - karaklece dhe ruajtjes se Rezolutes 1244 "deri sa te mos zevendesohet me nje te re" i ka hapur shteg Serbise qe me furi te papermbajtshme t"i leshoje sirenat e copetimit te Kosoves, gje qe e pat permbushur ligjerisht permes kalvarit te negociatave te para dhe te dyta. Gazeta e Madridit "El Pais" shkruan se Serbia heperhe eshte "duke shfrytezuar çdo dobesi te Perendimit" per çka ne te vertete Serbia eshte argasur per dy decenie sfidimi te bashkesise nderkombetare. Shto kesaj edhe mefshtesine e pakorrigjueshme te Perendimit dhe do ta kuptosh sesi ky Perendim nuk ka mesuar asnje trohe nga stiva e gabimeve te renda qe kane prodhuar shtete germadha, por te sheqerosura me terma bashkekohor si ngrehina paqeje!

KSTimes

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo