"Qellimi i politikes serbe eshte krijimi i entitetit serb ne Kosove sipas shembullit te Republikes serbe ne BeH" shkruan nje kronikan i gazetes gjermane "Franfurter Allgemeine Zeitung" per te vazhduar se: "shteti i Kosoves nuk do te mund qe t"i kundervihet bojkotit te qytetareve te saj serb".
Praktika e pavaresimit te çdo vendi shenjezon qartesisht se mevetesimi ndodh kur shkaterrohen strofujt e perqendrimit armik ne vendin tend, kurse ne Kosove "pavaresimi" po manifestohet me zgjerimin territorial te ketyre strofujve (lexo:komuna serbe) me nje shtrirje anembane Kosoves. Duke e ngritur projektin ogurzi te decentralizimit ne nje doktrine "shteterore" junta politike po ia hap kapixhikun çrregullimeve dhe tallazimeve politike per aq kohe sa statusi i Kosoves do te jete nje çeshtje e hapur edhe per Serbine. Ne nje te aferme jo te larget, Serbia per ta fshehur ndarjen faktike te Kosoves do te luaje me karten e "investimeve ekonomike", per çka edhe Pakoja e Ahtisaarit ia jep driten e gjelber.
"Franfurter Allgemeine Zeitung" ne te njejtin kronike per Kosoven pat lajmuar se Serbia ka naçetur programin e investimeve per industrine perreth Mitrovices me ç"rast do ta lojalizonte nje kolonizim klasik permes karremit ekonomik. T"i zesh bese Serbise per "investime ekonomike" eshte sikur t"ia besosh torishten ujkut. Edhe Rusia per ta perligjur shkeljen e sovranitetit qe po ia ben Gjeorgjise permes entiteteve te kontrolluara prej saj - Abhazise dhe Osetise Jugore - ka shpikur perrallen moderne se kete e ben per hater "te zhvillimit ekonomik te ketyre rajoneve".
Hapi tjeter i mesymjes se Serbise ndaj Kosoves eshte organizimi i zgjedhjeve parlamentare dhe lokale ne Serbi te cilat do ta mbaheshin ne menyre te shpenguar edhe ne Kosove. Bash per kete qellim Serbia pa marre askund ne thua i ka shperndare sejmenet hem te Tadiçit hem te Koshtunices gjithandej qendrave zgjedhore ne Kosove. Rezultati i ketyre zgjedhjeve (pavaresisht se cili krah fiton) eshte veçse zyrtarizimi perfundimtar i ndarjes duke e ngjizur nje klase politike ne aksh komunen serbe e cila do te vente ne levizje gjykatat, policine, arsimin, shendetesine dhe gremçat e tjere te Serbise. UNMIK - u sa per te lare gojen tha se keto zgjedhje "as nuk do t"i perkrah as nuk do t"i pengoje". Nese mbahemi me ato shpresa se UNMIK - u do te vendos fare drejtesie, Serbia jo veç kesaj rradhe po edhe njeqind vjet te tjera do te pervijoje e shpenguar te mbaje zgjedhje ne Kosove. Per ta shmangur nga syte e popullit mosreagimin e vet UNMIK - u po e sajon "asnjeanesine" e tij qe ne kete rast qon uje ne mullirin e Serbise.