
Mesimi nga Qeveria Delvina
Shkruan: Salih MEHMETI
Junta politike dhe vartesit e nenvartesit e tyre vazhdojne te çuçurisin se sa te "papranueshme" qenkan zgjedhjet per ta ne Kosoven e "pavarur". Ama edhe na kane bindur se sa te "papranueshme" qenkan zgjedhjet per ta: qe te gjithe e miratuan Kushtetuten - qe ne fund te fundit eshte veçse nje bishtalec i Pakos se Ahtisaarit. Larg te qenurit qeveri e mirefillte e Kosoves, kjo qeveri ka pranuar ne heshtje te jete e parendesishme, te jete vrima e fundit e kavallit.
Ne Shqiperine e pas Luftes se Pare Boteror, Vlora dhe tere krahina e saj pat mbetur e pushtuar nen juridiksionin e Italise parafashiste. Kjo Itali hegjemoniste Vloren e kish aneksuar duke e shpallur "krahine te perfektures se Leqes". Ne vitin 1920 kur filloi kryengritja çlirimtare e vlonjateve, Qeveria demokratike e Sulejman Delvines ndonese jozyrtarisht e ndihmoi me ç"pati komitetin "Mbrojtja Kombetare" ne çlirimin perfundimtar te Vlores, per çka dhe arriti sukses te plote. Eshte veshtire te gjendet nje periudhe ne historine e shqiptareve ku nje kryengritje mbarepopullore te shenoje fitore te njepasnjeshme per lirine e vendit. Kur kryengritja ne Vlore merrte flake, forcat patriotike te udhehequra nga Bajram Curri shfarosen bandat reaksionare esadiste. Ne Paris me 13 qershor 1920 Avni Rrustemi kryen atentat mbi Esad Pashe Toptanin. Ne gusht te po te njejtit vit shenon fitore Kryengritja e Dibres qe perfundon me perzenien e forcave serbe. Qeveria e Delvines asnjehere nuk e pranoi kontrollin e perfaqesuesve italiane dhe largoi me vendosmeri te gjithe oficeret italiane qe komandonin xhandarmerine shqiptare. Per faqe te zeze eshte qeveria e Hashim Thaçit, meqe:
1) Nuk e kontrollon territorin e Kosoves
2) Nuk njejtesohet me mobilizimin demokratik te popullit
3) Eshte e burgosur nga mbikqyresit nderkombetar dhe perfaqesuesit e Zyrave Perendimore te vendosura ne Prishtine
Meqenese qeveria edhe kesaj here as qe do te pipetije kunder mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, mundesia e vetme mbetet organizimi i popullit ne nje demonstrate gjithekombetare me 9 maj nga Levizja Vetevendosje!. Organizimi i nje demonstrate ultimative do te ishte nje "No Pasaran" i fuqishem qe do t"i deftonte botes mbare se Kosova nuk eshte çeshtje qe fashitet me artificializma te ndyra, por eshte nje çeshtje e nje populli qe mbron sovranitetin legjitim te tokes se tij. Nje organizim i tille do t"ia bente me dije qarqeve demokratike boterore se populli shqiptar nuk do te duroje me malverizime dhe laboratorizime nga nje Pako e mbrapshte. Kjo edhe do te ishte nje shenje fosforoshente qe bota te hap mire syte per te korrigjuar gabimin kapital te shpikjes se Pakos se Ahtisaarit.
Ndermarrjet e gjera per demokratizimin e vendve dhe suvernitetin e tyre perhere jane perkrahur nga shtetet qe jane te interesuara per demokraci te bereqetshme. Vetem nje vend sovran eshte demokraci bereqeti. Nje vend josovran eshte vend jobereqeti. Mjafton qe keto ndermarrje demokratike te mos hamenden e lektisen nga frazat topitese te "rrenimit te stabilitetit". Ishte vete ndermarrja e gjere çlirimtare e kroateve qe e shpetoi Kroacine nga rreziku i te ashtuquajtures Republike e Krajines (e perkrahur nga Beogradi dhe Moska). Ndermarrja dekolonizatore e Kroacise u pat mbeshtetur gjallerisht nga SHBA - te, te cilat sikunder tregon edhe Samuel Hantingtoni (Perplasja e Qyteterimeve, fq.471) se: "Me 1994 Shtetet e Bashkuara u perfshine ne perkrahjen per rindertimin e ushtrise kroate. (...) Shtetet e Bashkuara siguruan stervitje ushtarake per kroatet dhe i lejuan gjeneralet amerikan te rangjeve me te larta, te dale ne pension qe te punonin si keshilltare per ta. Qeveria e SHBA dhe Gjermanise i hapen driten e gjelber mesymjes kroate ne Krajine me 1995. Keshilltare amerikan ushtarak moren pjese ne planezimin e ketij sulmi te stilit amerikan, ndersa sipas kroateve, keta perfituan edhe nga sherbimet e siguruara prej sateliteve spiun amerikan. Kroacia ishte bere "aleati yne de facto" ka deklaruar nje zyrtar i Departamentit te Shtetit".
Na mbetet te zgjedhim midis dy rrugeve: shembullin kroat ne njeren ane ose shembullin boshnjak ne anen tjeter. Shembulli i pare kerkon ndermarresine, idealin dhe demokracine. Shembulli i dyte kerkon dembeline, letargjine dhe nemitjen para nderkombetareve.
Shembulli i pare rrjedhoi me nje Kroaci te lire, sovrane dhe demokratike ne tere plotnine e saj. Shembulli i dyte rrjedhoi me nje Bosnje te vrare, te copetuar e te shkrete, te kredhur ne pezhishken e ankthit te perjetshem. Ndaj çdo logjike e shendoshe doemos do te zgjedhte jeten dhe gjallerine - organizimin. Pra te fillojme te jemi njerez qe shqetesohen per fatin e tyre. Te demonstrojme me 9 maj kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove!
|
|
| |