fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Organizimi i Diaspores shqiptare
Shkruan: Salih MEHMETI



Jo qe vetem Diasporen shqiptare e kane gozhduar ne tabutin e nemitjes, por edhe vete popullin e kane topitur duke e krijuar ne mendjet e njerezve nje paragjykim te peshtire sesi populli na qenka i dobet para çdo gjeje, paçka qe asnjehere keta politikane nuk e kane njejtesuar vehten me fuqine e popullit. ‘Nje sovran qe ka mbeshtetjen e popullit eshte i fuqishem edhe sikur tere bota t'i kthehet kunder' thoshte Rilindasi iluminist shqiptar Sami Frasheri.

Te zhytur gjer ne mjekerr me tarafe e turpe politike keta politikane jane shkermoqur qe sa gjate kohe nga populli. UNMIK - u nuk ka pertuar t'ua mbledh dosjet duke i shantazhuar or'e çast. Friken se mos dielli i se vertetes shkrin çdo pezhishke genjeshtre ka bere qe keta politikane te perulen ndaj UNMIK - ut. Politikanet serb per ta mbajtur Kosoven nen kontrollin e tyre mobilizuan mijera serb neper demonstrata ne Beograd. Dhe per çka? Qe te ruajne kolonizimin serb mbi Kosoven. Kurse, politikanet shqiptare asnjehere nuk e ftuan popullin te dale demonstrativisht ne mbrojtje te lirise se Kosoves.

Do ta freskoja kete trajtese duke ndervene nje pasazh permbajtesor nga nje prej filmave me te realizuar amerikan gjate viteve te 70'ta. E kam fjalen per filmin epik te vitit 1978 ‘SUPERMAN' (Mbinjeriu) i luajtur mjeshterisht nga aktori i ndjere Christopher Reeve (1952 - 2004). Ne njeren prej episodeve terheqese te ketij filmi, Toka sulmohet nga tri qenie siperane mbinatyrore. Derisa Mbinjeriu nuk ndodhej ne vorbullen e ngjarjeve, tre jashtetokesoret shfrytezojne rastin dhe shkaterrojne çdo gje qe u del perpara ne SHBA. Ushtria amerikane pas nje rezistence te pafrytshme kapitullon dhe tre jashtetokesoret e pandalshem ia mesyjne Shtepise se Bardhe ku ndodhet ‘me i fuqishmi i njerezve' Presidenti. Ne dhomen kryesore te Shtepise se Bardhe rrine tere rrethi i ngusht i Presidnetit. Te nemitur, te zbehur ne çehre e me sy te çakerritur nga frika nuk bezajne asnjeri.

- Cili nga ju eshte presidenti?' - pyeti me ton urdherues njeri nga jashtetokesoret.

- ‘Une jam - guxon e flet presidenti, duke iu afruar nje hap jashtetokesoreve.

- Gjunjezohu para meje -i jep urdher jashtetokesori.

Presidenti deshi apo s'deshi gjunjezohet saora. Kurse, jashtetokesori ia kthen:

-Ti nuk je president sepse po te ishe President i kaq miliona njerezve nuk do te gjunjezoheshe kaq lehte!'

Te njejten kemi te drejte ta themi edhe per keta politikane dallkauk: ata nuk jane udheheqes populli sepse po te ishin udheheqes te vertete nuk do te perkuleshin kaq lehtesisht per t'u bere urekalimi nga ku zbarkohen planet e erreta kunderpopullore. Madje, dihet boterisht se ne ‘zgjedhjet' e fundme ne Kosove nuk votuan 65% te zgjedhesve te regjistruar.

Por t'i leme menjane keta politikane qe rrahin uje ne havan, dhe te shtrojme per analize horizontet e reja nga ku Diaspora shumemilioneshe shqiptare te angazhohet gjallerisht per mbrojtjen e atdheut ne keto momente jete a vdekje.

Te pakten ne keto vendet e hajthme siç jane keto tonat, diasporat kane ditur te marrin nje rol te madh jetik. Te ‘Perplasja e Qyteterimeve' Samuel Hantingtoni lavderon diasporen armene gjate lufterave te pergjakshme azero - armene dhe shpetimin me nder te Armenise. ‘...Burimi me i rendesishem i mbeshtetjes per Armenine ishte diaspora e saj e madhe, e pasur dhe me ndikim ne Europen Perendimore e ne Ameriken e Veriut, duke perfshire nje milion armene ne Shtetet e Bashkuara dhe 450.000 ne France. Ata dhane para e furnizime per ta ndihmuar Armenine qe te kapercente bllokaden e Turqise. Derguan zyrtare per qeverine armene dhe vullnetare per forcat e armatosura armene. (...) Anetaret e diaspores gjithashtu ushtruan ndikim te ndjeshem politik te qeverite e vendeve pritese. Bashkesite me te medha armene ne Shtetet e Bashkuara jane ne shtetet me te rendesishme si Kalifornia, Masaçuseti dhe Nju Xhersi. Si rrjedhim, Kongresi e ndaloi çfaredo ndihme te huaj per Azerbejxhanin dhe e beri Armenine marresin e trete te madh per fryme te ndihmes se SHBA'. (Perplasja e Qyteterimeve, fq. 467)

Nje yrnek tjeter i dobishem i veprimeve te duhura eshte diaspora kroate dhe angazhimi i saj i ndjeshem ne SHBA dhe Gjermani gjate luftes kunder agresionit serbomadh. Pastaj, yrnek i dobishem veprimi eshte edhe diaspora turke dhe angazhimet e saj veçmas ne qytetet gjermane me ç'rast qeveria gjermane eshte detyruar te marre ne konsiderate kerkesat e komunitetit te madh, kembengules e te organizuar turk.

Diaspora shqiptare i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje diaspore e frytshme dhe me peshe. Ne rradhe te pare, Diaspora shqiptare eshte goxha e madhe (disa milioneshe) dhe se dyti, ajo gjendet neper shtetet me te fuqishme demokratike e ekonomike si ne SHBA, Gjermani, Zvicer, Itali, Britani e Madhe, Belgjike, Skandinavi etj.

Ndaj, Diaspora shqiptare ne kete kohe duhet qe te organizohet ne tubime te medha si ne Uashington, Londer, Berlin, Cyrih, Bruksel e Rome per te kundershtuar zelarte eksperimentin e rrezikshem te Kosoves si dhe per t'i bere me dije bashkesise nderkombetare qe t'i korrigjoje gabimet e renda para se nje dite te behet vone. Gjithçka duhet te filloje me kundershtimin e zeshem te mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove.

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo