Ilirida
Shkruan: Salih MEHMETI
Ne vend se Kosova dhe qeveria e saj t"i qesin kushte Maqedonise me shkallen e respektueshmerise te 700.000 shqiptareve ne kete shtet ku diskriminimi ndaj shqiptareve eshte institucionalizuar, eshte gjithere shteti maqedon ai qe po kushtezon politikisht. Po nuk kushtezove ne politike do te kushtezohesh prej kundershtarit. Mbase, po e paguajme rende lajthimin qe beme me njohjen e ketij shteti. Kur Maqedonia pat shpallur mevetesine me ane te referendumit, Shqiperia ishte nder vendet e para qe njohur pavaresine e ketij vendi edhe pse ky qe gabim ne parim.
Sepse Shqiperia eshte dashur qe te qese kushte ndaj Maqedonise, veçmas te kushtezonte Maqedonine me repsektimin e referendumit te 11-12 janarit 1992 per autonomine territoriale te Ilirides. Nga 383.894 votues sa ishin te regjistruar votuan 361.627 veta dhe per autonomi u deklaruan 361.263 ose 99.9% e tyre. Ky referendum u pat mbajtur ne te gjitha viset shqiptare duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kerçova, Dibra, Struga, Resnja, Krusheva, Ohri, Manastiri dhe Velesi.
Te njejten mefshtesi Shqiperia e ka pervijuar edhe ndaj Malit te Zi, duke e njohur apriori si shtet dhe duke mos kerkuar respektimin nga ana e Malit te Zi te Memorandumit te vitit 1991 per statusin special te shqiptareve, pra per nje trajte te autonomise.
Fabulisti i lashte grek Ezopi ka lene nje fabule ku tregon per nje njeri qe ecte rruges ne dimrin e acarte. Rruges pa nje gjarper te ngrire nga te ftohtit. I vjen keq per te dhe e merr e fut ne gji per ta ngrohur. Porsa ngrohet gjarperi ne gjirin e njeriut, e thumbon per vdekje me helm njeriun fatkeq. Duke dhene shpirt, ai njeri u pendua pse e mori aq mendjelehtesisht nje gjarper ne gji.
Nje vit me vone pas njohjes se pavaresise se Malit te Zi, me 25 maj 2007 ky "gjarper" u gjallerua. Pikerisht ne kete dite, ministrat e mbrojtjes te Maqedonise dhe Malit te Zi Llazar Elenovski dhe Boro Vuçiniq zyrtarizuan nje "memorandum per bashkepunim ne mbrojtje". Syleshet do te thoshin se nuk ka gje te keqe nga kjo marreveshje sepse bota or"e çast po integrohet perfshire edhe ne çeshtjet e sigurise! Por nje vezhgim zhbirues pikas thelbin e gjerave me ndryshe. Maqedonia dhe Mali i Zi ndonese ne te njejtin rajon gjeografikisht, nuk jane vend fqinje qe kufizohen territoriaqlisht njera me tjetren. Atehere çfare i shtyri ne kete krushqi aleance ndersllave? Puna eshte se qe te dyja keto shtete qelqi jane te ngrehura artificialisht ne toka shqiptare qe i kane pushtuar ushtarakisht. Maqedonia mban nen sundim 700.000 shqiptare, ndersa Mali i Zi 50.000 shqiptare. Kjo nuk eshte tjeter veçse nje aleance per fortifikimin e kolonializmit.
Ne kohen kur po mbrehnin briret Greqia dhe Maqedonia per punen e emrit, politika soditese e UNMIK - ut, EULEX - it dhe juntes vendore i mundesuan Maqedonise qe ta fitoje njerin front (aneksimin e 2500 ha toke te Kosoves) nderkohe qe perballej me Greqine ne anen tjeter.
Ketu shperfaqet nje pamje katastrofike: ne vend se entiteti shqiptar ne Iliride te filloje organizimin paqesor duke filluar me padegjueshmeri qytetare, vine politikane zjarrfikes hem nga Kosova hem nga Shqiperia per te ndjelle prapakthehu e letargji te shqiptaret. Kurrsesi nuk ben qe shqiptaret e Ilirides te vihen si mish per top per interesa pozicioni te ndonje force te caktuar politike, por shqiptaret e atjeshem duhet ta bejne pikesepari per vehten dhe ardhmerine e tyre. Sepse eshte Maqedonia ai shtet i perkedhelur nga qarqet nderkombetare ku degjohen publikisht akoma thirrje fashiste kundershqiptare duke kerkuar dhoma gazi per shqiptaret: "Za shiptari, gazna komora" (Dhoma gazi per shqiptaret). Sepse Maqedonia eshte shteti qe ka kerkuar dhe protestuar kunder arsimimit te shqiptareve sikunder paten bere rinia shoveniste e Gjimnazit te Manastirit qe pat rrjedhuar me mbylljen e paraleleve te pakta shqipe ne kete qytet. Pas ketyre turbullirave kundershqiptare fshihej qeveria maqedone dhe rryma shovene maqedone siç e pat hetuar ish ambasadori amerikan ne Maqedoni Lawrence Batler. Bile kete vit, u shuan perfundimisht gjasat qe shqiptaret e Maqedonise qendrore dhe jugperendimore te mesojne shqipen ne shkolla te mesme. U ndalua shqipja si ne Manastir (ku 5% e popullsise ose 4.164 banore jane shqiptare), ne Veles (ku 4.17% ose 5000 banore jane shqiptare), Krusheve (ku 21.32% ose 5.680 jane shqiptare), Dolnen (ku 26.65% ose 3616 jane shqiptare), Çashka (2703 shqiptare).
Suma sumarum numri i shqiptareve ne keto komuna eshte me shume se 20.000 banore duke u mbeshtetur ne statistiken zyrtare e cila numrin real te popullsise shqiptare me kast e zvogelon ose e deklaron si popullsi turke a boshnjake. Merreni me mend kete kontrast: Ne Prizren kur as 1% e popullsise nuk e perbejne turqit, turqishtja na eshte zyrtarizuar si gjuhe e dyte menjehere pas shqipes.
Pra, shqiptaret ne Iliride ndodhen ne piken me te erret ku diskriminimi maqedonas ka hipur ne zenith, paçka qe konjukturat nderkombetare pallin sesi Maqedonia na qenka "faktor paqeje".
I vetmi reagim per keto shkelje ka qene ai i gjimnazisteve shqiptare ne Gjimnazin e Kerçoves "Mirko Mileski" me 19 shkurt te ketij viti, te cilet u peleshen me disa gjimnaziste kokekrisur maqedon qe therrisnin parulla raciste kunder popullit shqiptar.
Ndaj, shqiptaret e Ilirides nuk duhet te perfillin as Menduh Thaçet e as Ali Ahmetet dhe as politikanet zjarrfikes nga Kosova e Shqiperia qe vine varvingo sa per t"i qetesuar shqiptaret dhe per t"iu bishtnuar problemeve kardinale.
Shkrimari i shquar hebraik Eli Vizel, perjetues si femije i tmerreve te kampit te perqendrimit ne Birkenau, me rastin e nderimit me çmimin Nobel me 10 dhjetor 1986 ne Oslo tha:
"Paanshmeria ndihmon vetem shtypesin, asnjehere viktimen. Heshtja i jep krahe persekutuesit dhe kurre te torturuarit. (...) Kudo ku ka burra dhe gra, qe persekutohen per shkak te races, fese apo pikepamjeve te tyre politike, atehere ai vend - dhe ne ate çast - duhet te shendrrohet ne qendren e gjithesise".
|
|
|