fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Provokacionet greke fillojne...
Shkruan: Salih MEHMETI


Depertimi i shpenguar dhe ndikimi grek ne Shqiperi rritet perpjestimisht me atrofizimin e shtetit shqiptar. Shembull i mjaftueshem eshte rreziku i aneksimit grek te Shqiperise jugore ne kohen kur shteti shqiptar u zhyt ne nje nga molepsjet dhe baterdite me te turpshme - ate te vitit 1997. Greqia jo kot e ka financuar "Kolonen e Peste" te saj duke filluar nga rrjetezimi i sherbimit grek ne jug te Shqiperise e deri te zaptimi i Kishes Ortodokse Shqiptare duke e kthyer nen ndikimin e Patriarkanes fanariote greke. Ne anen tjeter duke perdorur karremin e pensioneve financiare i ka shperlare rrenjesisht qindra shqipfoles te cilet paturpesisht organizohen nga sherbimi grek per te shkaktuar trazira jo vetem ne Himare. Athina e ka hidisur nje plan njesoj si te Serbise se fundviteve te 80"ta. Serbia ne ate kohe per te perligjur suprimimin e autonomise se Kosoves genjente faqe botes se serbet e Kosoves na qenkeshin "viktime" e "ekspansionit shqiptar" per te legjitmuar dhunen e saj ushtarako - policore. Ndryshe nuk po vepron as Greqia. Ajo po e sajon dashakeqesisht nje shembelltyre se i ashtuquajturi minoritet grek eshte i viktimizuar!

Jave me pare, pas vizites se zv.minstrit te jashtem grek ne Tirane, Teodhoros Kasimis, Athina leshoi nje deklarate me te cilen synon zgjerimin e territoreve te te ashtuquajturit minoritet grek ne Shqiperi. Ne kete deklarate theksohet se: "Zv.ministri i jashtem grek Teodhoros Kasimis, zhvilloi nje vizite zyrtare ne fshatrat minoritare greke te Shqiperise se jugut. Ai zhvilloi takim ne Narte, Himare, Sarande, Livadhia, Mespotam, Gjirokaster, Derviçan dhe Korçe. Nga takimet qe pat me kryesine e OMONIA ne Himare z. Kasimis ftoi minoritaret te jene te bashkuar dhe te fillojne kthimin strategjik te te rinjeve ne tokat e tyre te lashta, pasi ky do te jete aksi kryesor per nje te ardhme me te mire te grekeve ne keto territore".

Termi "strategjik" eshte i lemit ushtarak. Edhe Serbia kthimin e koloneve te saj ne Kosove permes decentralizmit e quante gjithnje "kthim strategjik" per t"i vendosur serbet aty ku e sheh te nevojshme.

Ne Kuvendin e Shqiperise u be njefare potere kush duke i rene gozhdes kush patkoit, por pa dalur me nje qendrim monolit per mbrojtjen e sovranitetit shteteror ne jug. Media shqiptare (e cila ka liri me shume sesa media e roberuar ne Kosove) demaskoi per vdekje perçapjet e grekomegalomanit Vasil Bollano qe i deklaronte shqiptaret rrenjes te Himares shqiptare si helene. Ja nje rast prej shume sosheve: kryeplaku i Qeparoit Stefan Kokedhima i cili eshte shqiptare me rrenje e dege, autoritet lokale te Himares ia kane greqizuar emrin duke i ndajshtuar prapashtesa greke ne Stefanos Kokedhimos.

Shteti shqiptar nuk duhet te lejoje per asnje çmim greqizimin e jugut sepse nje gje e tille veçse frymezon Serbine ne veri. Gjithe bota i ka meshuar shkelm kolonializmit qe ne shekullin e XX, dhe Shqiperia s"duhet te lejoje kurrfare ndikimi kolonial grek ne token e saj. Madje, ajo duhet te ngre zerin per te problematizuar çeshtjen çame sepse nje Çameri e tere po mbahet ne traret e kolonializmit klasik te Greqise shtypese. Greket nuk ua lejojne çameve te pervuajtur as mesimin fillor te shqipes sepse ata (greket) nuk duan ta njohin as qenesine e Çamerise.

Perderisa, vazhdon te perhapet kjo heshtje po i jepet krah Greqise jo vetem per ta mbajtur me forcen e bajonetes Çamerine e shtypur por edhe ta lakmoje Shqiperine e jugut.

Vetem nese te gjitha trojet e shqiptareve njesohen ne nje shtet te vetem shqiptar ka mundesi qe te keputet komploti serbo - grek sepse qe te dyja keto shtete ende pervijojne Naçertanjet dhe Megali Idete e tyre per te zhdukur kombin shqiptar.

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo