fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Ultimatum
Shkruan: Salih MEHMETI


Ne vitin 1990 serbet e "rebeluar" te perkrahur nensiperfaqe nga Beogradi, mbajten referendumin per autonomine e tyre ne Kroaci dhe vendosen barrikada ne qytetin e Kninit, Benkovcit dhe Obrovcit. Kete dite (17 gushtin) Kroacia e pat konsideruar si diten e agresionit serb mbi Kroacine.

Akti skandaloz i lejimit te mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne vendin tone eshte nje agresion ndaj nesh. Poqese nje agresion i tille nuk cilesohet si agresion a dhunim, atehere ai nuk ka mundesi te luftohet. Po t"i lihet pezhishkes se heshtjes, Serbia do te cytet e shpenguar qe pas ketyre zgjedhjeve te shpalle autononine perfundimtare te serbeve. Ky akt do te qonte pashmangesisht ne mbajtjen e negociatave te reja ku do te federalizohej Kosova per te perjetesuar moszhvillimin, pasigurine dhe ankthin zhgerryes ngjashem si ne Bosnje. UNMIK - u dhe EULEX - i do ta tolerojne nje gje te tille paçka qe deklarohen se nuk ka ndarje! Poqese nga ana e popullit ky akt percillet me pergjumje, nemitje e letargji dhe ne anen tjeter Serbia zbarkon gjer e gjate politikisht e institucionalisht atehere keto dy regjime satrape do t"ia njohin situaten ne favor te Serbise. Duke qene se populli shqiptar ndodhet ne nje nga situatat me te renda te ketij filllimshekulli te tallazitur, nevoja e organizimit mbarekombetar pashmangesohet.

E vertete eshte se peshorja e forcave anon kah forcat kundershtare por vete fakti se tere populli shqiptar kohezionohet ne tere shtrirjen e tij fizike, gjeografike e politike eshte nje ogur i mire.

Ndaj, populli shqiptar duhet te manifestoje vullnetin e tij politik ne demonstraten e 9 majit kunder zgjedhjeve te Serbise ne Kosove. Te demonstrojme me 9 maj!

Po e permbyll kete trajtese te gjate me fjalet e paharruara te prozatorit te shkeqyer shqiptar Petro Marko ne romanin e tij epik "Ultimatum" kushtuar Epopese se Çlirimit te Vlores:

"... ka disa qe pandehin se Shqiperia vetem atehere do te sigurohet kur te vendosin fuqite e medha. Po keta zoterinj jane shume te gabuar dhe te paguximshem dhe duhet ta dine, se ajo eshte nje nga semundjet qe na ka lene turku qe dridhej frike nga ato fuqi te medha... Te tille njerez besojne akoma se Evropa kur te doje na prish e kur te doje na ndreq. Po te kishim vajtur edhe ne me ato shpresa, Shqiperia do te mbetej kurdohere nen shqelmat e te huajve, po lavdi guximit dhe vullnetit te popullit tone, qe nuk shpreson kurre tek Evropa, por shpreson te gryka e pushkes dhe te trimeria e tij... Atdhetaret dhe populli nuk do ta lene fatin e atdheut te tyre ne duart e kasapeve dhe te tigrave me fytyre njeriu siç jane fuqite e medha, por ne majen e bajonetave dhe ne gryken e pushkes".

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo