NJËSIA SPECIALE PËR VEPRIME ANTITERRORISTE E POLICISË SERBE (SAJ), VEPRON E PA PENGUAR EDHE NË KOSOVËS!
Shkruan: Sejdi Veseli
Kërcënimet e kohëve të fundit që po i bëhen Kosovës nga Beogradi zyrtar, mjafton të kundrohen nga natyra dhe për nga përmasat dhe mund të përfundohet se ato ngjasojnë me shumëçka me ato kohës së "Jogurt revolucionit" 1981-1990, të drejtuar fillimisht nga Mirosllav Sholeviq e më vonë nga S.Millosheviq. Por, për çudi nga drejtuesit kosovar sikur ato nënvlerësohen. Ato po konsiderohen si diçka që nuk qon asnjë peshë, sepse sipas tyre strukturat e sigurisë të Kosovës, qenkan të përgatitura për t'u ballafaquar (pa popullin), me të gjitha sfidat të cilat rrjedhin nga planet agresive serbijane kundër kosovare.
Duke përcjellë deklaratat e zyrtarëve kosovarë, mund të arrihet deri te përfundimi, se këtë siguri ata e mbështesin në prezencën e KFOR-it, policisë unmikistaneze dhe në SHPK-në. Dihet botërisht, se pjesëtarët e SHPK, deri në dy javët e fundit, përjashtuar njësinë speciale të saj, përveç pistoletave, armatime tjera nuk posedonin. Ndërsa gjatë dy javëve të fundit, pjesëtarët e saj u ngarkuan me AK-47 të vjetra, shumica prej tyre të prodhimit hungarez.
E thash më parë "zyrtarët kosovare" dhe mendoj se juridikisht kam të drejt, ngase sipas Projekt Kushtetutës së Kosovës e cila po "debatohet" gjoja me popullin, në truallin ku duhet të aplikohet ajo, nuk paska shqiptar.
Sinqerisht, realiteti më duket krejt ndryshe. Ai është për t'u brengosur dhe i pa parashikueshëm. Ky është opinioni im, dhe do të doja shumë që të jem gabim!
Por, mjerisht ngjarjet e këtyre ditëve e rrisin qëndrueshmërinë e këtij opinioni.
Siç dihet, me 19 shkurt 2008, Citim:"Rreth orës 11:30, dy vendkalimet kufitare Kosovë - Serbi në vendin e quajtur Jarinje (Leposaviq) dhe Banjë (Zubin Potok) janë sulmuar nga grupe protestuesish dhe pasi janë demoluar ndërtesat dhe gjërat që kanë qenë përreth, iu është vënë flaka",- tha Veton Elshani, zëdhënës në SHPK., mbaron citati.
Epilogu i këtij sulmi ishte në kundërshti të plotë me sigurinë që shprehin drejtuesit kosovar.
U dogjën komplet stabilimentet e këtyre pikave, ndërsa organet e sigurisë kufitare kosovare dhe ndërkombëtare morën ikën, aq me vrull sa që nuk patën kohë të tërhiqnin, jo vetëm dokumentacionin zyrtar, por as automjetet zyrtare, të cila përfunduan, ca në zjarr e ca në humnerë.
Në lidhje me këtë rast, kam bindjen se është me rendësi të theksohet, se njësia speciale e policisë rumune, në përbërje të asaj unmikistaneze (po ajo njësi që rrahu dhe tërhoqi zvarrë nënat e të pagjeturve para hyrjes kryesore të Kuvendit të Kosovës, ishte po ajo njësi që intervenoi në mënyrën e vandalëve serbo-çetnik kundër protestuesve paqësor të Lëvizjes Vetëvendosje, me 10 shkurt 2007, me që rast i qëlloi për vdekje Arben Xheladinin dhe Mon Balajn dhe plagosi dhjetëra shokë të tyre), refuzon urdhrin për t'i shkuar në ndihmë pikës kufitare të sulmuar, dhe sa dihet, edhe kësaj radhe askush prej eprorëve të saj nuk ka dhënë përgjegjësi për refuzimin dhe moszbatimin e këtij urdhri.
Gjithashtu, kam bindjen se duhet theksuar edhe ky fakt, se njësitë e KFOR , përkundër faktit se sipas Rezolutës famëzezë 1244 të KS të OKB-së, janë përgjegjëse për sigurimin e kufijve që përkufizojnë integritetin territorial të Kosovës, nuk u ndien për së gjalli. Ato erdhën me vonesë shumë të madhe, atëherë pasi që dhunuesit e kufirit të Kosovës kishin sosur punë, atëherë pasi dhjetëra autobusë dhe automjete të mbushura me pjesëmarrës të këtij akti të dhunshëm dhe mund të dyshohet me bazë edhe me armatime, kishin hyrë në Kosovë, të papenguar nga askush dhe vetëm pas shumë thirrjeve për ndihmë, të bëra nga efektivat e njësisë kufitare të SHPK, të cilët sipas standardeve unmikistaneze ishin të armatosur vetëm me armë brezi (!?)
Citim: "Sipas gazetës britanike The Guardian, në Kosovë kanë hyrë afër 1 mijë serb të cilët dyshohet të jenë punonjës së ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë. Sipas dëshmitareve, ata së bashku me serbët lokal te veriut të Kosovës kane sulmuar pikat kufitare, pastaj kane hyrë në Kosovë. Ministri serb Sllobodan Samarxhic i cilësoi sulmet e djeshme kundër dy pikave kufitare në veri të Kosovës si veprime që janë në pajtim me politikën e Serbisë për doganat, duke terhequr vërejtjen se vendi i tij nuk mund te lejoje dogana në tokën serbe.
Gazeta thekson se dyshohet se Serbia po përgatitet për trazira tjera ne Kosovë", mbaron citati. (www.dervina.com).
Se sa janë të qëndrueshme deklaratat e zyrtarëve kosovar, se njësitet e KFOR në bashkëveprim me policinë unmikistaneze dhe SHPK e TMK, do të pengojnë cenimin e tërësisë territoriale të Kosovës, mjafton të lexohet ky citat i botuar 25 shkurt 2008 nga agjencia Beta, Cit.:"Në pjesën e rrugës prej afro 50 kilometra prej Jarinje deri te Mitrovica e Kosovës, si dhe në rrugën të të njëjtës gjatësi prej Mitrovicës deri te vendkalimi Brnjak, dje në çdo 10 kilometra ishin vendosur transportier të blinduar të KFOR me ushtarë nga Greqia, Danimarka dhe Franca, prej të cilëve shumica i përshëndeste kalimtarët me tre gishta të ngritur!"-mbaron citati.
Njësia speciale për veprime antiterroriste e policisë serbe, vepron edhe në Kosovë
Kjo njësi speciale e policisë serbe është pasuese e njësisë me emërtim të ngjashëm e cila ishte formuar në vitin 1978, në kuadër të Sekretariatit të punëve të brendshme të Jugosllavisë.
Gjatë procesit të përgjakshëm të shpërbërjes së RSFJ-së, kjo njësi e specializuar morri pjesë aktive, e rreshtuar në anën atyre forcave fashiste serbe të cilat luftonin për realizimin e "Serbisë së Madhe" . Dh pa drojën më të vogël mund të konstatohet, se të gjitha veprimet edhe të kësaj njësie, kundër popullatës civile kroate, veçanërisht kundër popullatës së pambrojtur boshnjake dhe shqiptare, u karakterizuan me brutalitet dhe vandalizma të tipit mesjetar, të cilat kufizoheshin me gjenocidin.
Pas shpërbërjes së ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi, kjo njësi u transformua në një njësi të pavarur të sektorit të sigurisë së MUP-it të Serbisë.
Detyrat kryesore të saj janë mbrojtja e sigurisë së shtetit dhe qytetarëve të saj (kuptohet vetëm atyre me përkatësi kombëtare serbe).
Duhet konstatuar, se efektivat e kësaj njësia famëkeqe janë prezente, në Luginën e Preshevës (sidomos përreth kufirit me Kosovën dhe Maqedoninë) dhe nëpër të gjitha enklavat serbe në Kosovë, sidomos në veriun e saj, në Ranilug, Shtërpce, Shillovë, Gorazhdec, Graçanicë... dhe bashkëveprojnë me mbrojtjen territoriale të ushtrisë serbe e cila është përtëri pas luftës, si dhe me hordhitë e "gardës Car Llazar" dhe me ato të "Beretave të kuqe (JSO)", të cilat janë futur në Kosovë kohëve të fundit.
Ekspertët e kësaj njësie janë të ngarkuar me detyrat e zbulimit dhe kundër zbulimit dhe janë të stacionuar në objekte të kultit ortodoks shensavian, të maskuar si murgj.
Rikonicionin e terrenit e bëjnë duke lëvizur lirshëm në territorin e enklavave serbe, ndërsa jashtë tyre, në shumicën e rasteve lëvizin të siguruar nga patrulla për mbrojtje të afërt të KFOR, policisë së Unmik-ut dhe së fundit edhe nga ato të SHPK-së.
Këto efektiva marrin instruksione nga Drejtoritë Rajonale të Policisë serbe, të cilat i zbatojnë në vepër:
-Për regjionin e Gjilanit, nga ?? ???????-????????? ???????? ????? ?? ?????, ??????? ???????????? ?.?., 17500;
-Për regjionin e Gjakovës, nga ?? ???????? - ????????? ???????? ????? ?? ????????, ????? ???? ?.?., 35000;
-Për regjionin e Mitrovicës, nga ?? ???????? ????????? - ????????? ???????? ????? ?? ???????, ????????? ???????? ?.?., ?????? "?????????", 6000;
-Për regjionin e Pejës, nga ?? ??? - ????????? ???????? ????? ??
?????????? , ?????? ?????????? 3, 34000;
-Për regjionin e Prishtinës, nga ?? ???????? - ????????? ???????? ????? ?? ????? ????, ???? ????, 18205;
-Për regjionin e Prizrenit, nga ?? ??????? - ????????? ???????? ????? ??
????????, ??????? ??? ?.?., ?????? ?????????? ????????, 37000;
-Për regjionin e Ferizajt, nga ?? ???????? - ????????? ???????? ????? ??
????????, ????????? ???????? 108, 16000.
Si këto drejtori të policisë serbe, ashtu dhe selia e tyre, për një numër të madh të qytetarëve nuk është diçka e panjohur. Sidomos për ata qytetarë të cilët u pajisen me dokumentacion personal (kartë identiteti dhe pasaportë udhëtimi) pas përfundimit të luftës të armatosur çlirimtare kundër pushtuesit hegjemonist serbian. Por, e keçja qëndron në faktin, se gjatë procedurës për marrje e këtij dokumentacioni, këta të mjerë, është dashtë që më parë të pranojnë detyrimisht edhe shtetësinë serbe. E them të mjerë, besoj me plotë të drejtë. Sepse kjo shtresë e shqiptarëve veproi kështu nga halli. Ajo në pamundësi për të shfrytëzuar mundësinë për të punuar jashtë vendit dhe për nevojat e vizitës së të afërmve të tyre të cilët gjendeshin jashtë vendit, detyrohej të ndërmerrte veprime të tilla poshtëruese, ngase procedura për marrjen e pasaportës unmikistaneze, jo vetëm se zvarritej me javë dhe muaj, por ajo nuk vlente hiq gjë, për të udhëtuar në shumicën e shteteve...
Për opinionin e gjerë nuk është i pa njohur fakti, se deri së voni edhe "zyrtarët" vendor në shërbim të unmikistanit, gjatë udhëtimeve të tyre për jashtë vendit, ose detyroheshin të pajiseshin me pasaporta diplomatike shqiptare, ose detyroheshin që të kërkonin intervenimin e administratës unmikistaneze, për t'u mundësuar shfrytëzimin e linjës ajrore Shkup-Budapest, ku para se të vazhdonin më tutje, duhej të pajiseshin me një dokumentacion, natyrisht duke nënshkruar një dokument, me që rast edhe pranonin shtetësinë e federatës Serbi - Mali i Zi (SCG).
Gjithashtu, për opinionin nuk është i panjohur faktet, kur shqiptarët prisnin me rreshta të gjatë para zyrave të Serbisë, në Prishtinë, Fushë Kosovës... si dhe për linjat e përditshme Gjilan-Vrajë, Prishtinë-Nish...për t'u pajisur me dokumente serbe të udhëtimit.
Nëpër të gjitha këto drejtori regjionale, vepron një aparati i plotë dhe në koordinim të plotë me njëri tjetrin dhe me përgjegjësit e Drejtorisë Koordinuese të MUP-it për Kosovë dhe Metohi .
Drejtorët e këtyre drejtorive janë anëtarë fuqiplotë të Drejtorinë Koordinuese për Kosovë dhe Metohi, ndërsa drejtori i kësaj drejtorie është anëtarë fuqiplotë në Drejtorinë Qendrore të Policisë të Republikës së Serbisë.
Në të gjitha këto drejtori, veprojnë:
-Drejtorati e policisë kriminale;
-Drejtorati e policisë;
-Drejtorati e sigurimit;
-Njësitë për mbrojtjen e pjesëmarrësve në procedurat penale;
-Drejtorati e policisë së trafikut;
-Drejtorati e policisë kufitare;
-Drejtorati për punët administrative;
-Qendra operative;
-Drejtorati për analiza;
-Drejtorati për teknologjitë informative(IT);
-Drejtorati për ndërlidhje dhe kriptë mbrojtje;
-Xhandarmeria;
-Njësia speciale për veprime antiterroriste (SAJ);
-Njësia e helikopterëve
Duhet theksuar, se në të gjitha rastet kur efektivat e këtyre drejtorive lëvizin drejt dhe brenda Kosovës, ata shërbehen me automjete "private".
Ato i kanë të përpunuara të gjitha planet operative, deri në detalet më të vogla, që në rastet e veprimeve agresive ndaj territorit të Republikës së Kosovës dhe për raste të tilla i kanë të siguruara të gjitha mjetet logjistike dhe ato luftarake, si për formacionet aktive, ashtu dhe për rezervën e tyre nëpër enklavat serbe. Mund të konstatohet pa hamendjen më të vogël, se të gjitha këto plane, janë pjesë përbërëse planeve globale kundër shqiptare të Beogradit Zyrtar, të cila deklarohen si gjoja sekrete dhe që do fillojnë së aplikuari pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Përveç tjerash detyrat kryesore të njësive speciale antiterroriste, janë luftimet në pjesët urbane, atentatet, diversionet, si dhe pushtimi i pikave të rëndësishme të kundërshtarit, pra të mbrojtësve të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Nisur, nga e gjitha ajo çka u tha më parë, edhe rebelimi i pjesëtarëve të minoritetit serb të SHPK, nuk është gjë tjetër, pos zbatim i detyrave që iu kanë parashtruar nga eprorët e komandës së tyre të vërtetë. Me siguri, ky veprim i tyre është pjesë e skenarit serb për realizimin e planeve agresive ndaj Kosovës. Gjithashtu, nuk duhet përjashtuar mundësia, se me rastin e pranimit të pjesëtarëve të minoritetit serb për t'u inkuadruar në IPVQ, SHPK dhe TMK, janë futur edhe operativist të zbulimit ushtarak dhe policor të Serbisë. Pra, rebelimi i tyre, nuk ka se si të kuptohet ndryshe pos përfundim i misionit të tyre të zbulimit. Andaj mund të konstatohet pa hamendje, se falë këtyre zbuluesve dhe atyre të shteteve mike të Serbisë, të gjitha planet organizative dhe operative të strukturave mbrojtëse kosovare, janë zbardhur të gjitha.. Prandaj, ato si të tilla nuk mund të konsiderohen sekrete dhe as të përdorshme karshi planeve serbe kundër sigurisë së Kosovës.
Prishtinë, mars 2008
|