VDEKJA E PADUKSHME I KANOSET KOSOVËS
Shkruan: Sejdi Veseli
Po mbushen tetë vjet të plota nga përfundimi i luftës
të armatosur
çlirimtare, të cilën e zhvilluam nën Flamurin e
Famëmadhes
Ushtria çlirimtare e Kosovës. është rregull, që
pas
përfundmit të luftërave, të bëhet edhe sanimi i
terrenit nga
dëmtimet e ndryshme që shkaktohen nga veprimet luftarake të
kundërshtarit. Edhe ne shqiptarët e Kosovës Unmikistan e kemi
pasur për
detyrë, ndër detyrat parësore, eliminimin e dëmtimeve
të mëdha
dhe të shumëllojshme që na janë shkaktuar nga ushtria
pushtuese
serbo-çetnike, me armatimet supermoderrne të saj.
Duhet të konstatojmë me dhembje në shpirt, se edhe ato sanime
teknike që
i kemi bërë në terrenet e djegura rënd, i kemi
bërë gjysmake
dhe shkel e shko, përjashtuar rastet kur kemi pasur të
bëjmë me
shtëpitë e minoritarëve serb, këto i kemi bërë
për
mrekulli, pa e lodhur mendjen se çfarë kanë bërë
ata gjatë
luftës. Kështu nuk përjashtohet mundësia, që edhe
paramilitarëve serbo-çetnik u kemi ndërtuar shtëpi
moderne dhe ua
kemi mobiluar me mobile të reja, thjesht u kemi siguruar një
jetë komfore,
më të mirë se ajo që e kanë pasur para luftës.
Ndërsa
shumicën e luftëtarëve të lirisë dhe familjet e
shumta shqiptare,
të cilëve ua kanë djegur shtëpitë pushtuesit
(ndofta po ata që
u kemi siguruar plëng dhe shtëpi), i kem lënë pa kulm
mbi kokë dhe
që gjallojnë nën plastmasë, duke u ballafaquar me acarin
e dimrave dhe
lagështinë.
Por shkrimi im ka për qëllim të shpalosë një
problem. i cili
gjeneron në vazhdimësi rrezik të madh për
shëndetin, jo vetëm
për gjeneratat e sotme të popullit, por edhe për ato që
do të
vinë. Fjala është për kontaminimin e truallit tonë
me agjensë
radioaktiv dhe helme të ndryshme luftarake.
Jemi dëshmitar të kohës, se deri në ditët tona, nga
të
ashtuquajturit kompetent për shëndetësi dhe për
mbrojtjen e ambientit,
që figurojnë si zyrtar të lartë të kinse IPVQK
(që në
realitet nuk janë tjetër pos servile të
unmikistanezëve...), jo
vetëm se nuk është ndërmarrë as edhe një hap
për
eliminimin e këtij rreziku, por as që është diskutuar
për te, ngase
u kanë thënë shefat e tyre ndërkombëtar se ky
rrezik nuk
ekziston.
Nëpërmes këtij shkrimi u bëjë thirrje publike,
atyre që e
konsiderojnë veten kompetent, për të ndërmarrë hapa
konkrete
për dekontaminimin e hapësirës kosovare, në rend të
parë nga
ndotësit atomik (uraniumi i varfëruar), kimik(dioksina) dhe
biologjik(shkaktare
sëmurjeve ngjitëse të cilët bëjnë pjesë
në arsenalin
e armëve biologjike), me të cilët u kontaminua kjo
hapësirë
gjatë periudhës së luftës, si nga ana e ushtrisë
pushtuese serb,
ashtu dhe nga fushata e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve strategjike
të
pushtuesit serb.
Si erdhi deri të kontaminimi radioaktiv?
Përgjigjen në këtë pyetje do ta filloj me këtë
citim:
."Me 22 prill (1998 v.ime) forcat serbe përdoren për
herë të
parë predhat radioaktive kundër trupave të
UçK-së...përdorimi i predhave me material radioaktiv brenda
territorit
shqiptar synonte të qëllonte mbi popullatën
civile...përdorimi i
armëve të tilla u shtua gjatë muajit maj..."
James Pettifer dhe Miranda Vickers "çështja shqiptare -
Riformëzimi i
Ballkanit", faqe 355, botimi shqip nga Bota shqiptare dhe Edicioni
"Libri",
Tiranë-New York, 2007
Ushtria pushtuese serbo-çetnike ka pasur në posedim DU municione
që nga
viti 1989, së pari ato të prodhimit rus, më vonë ato
të prodhimit
serb në "Krušik" të Valevës dhe Sloboda të
Çaçakut.
Dëshmia më e mirë që vërteton faktin, se edhe
tani në
përdorim të ushtrisë serbe gjenden DU municione,
është aksidenti i
paradokohshëm në Fabrikën e armatimeve "Krushik"
të
Valevës, ku u rrezatuan 4 punëtor serb, të cilët punonin
në
këtë fabrikë. (www,b-92.net).
Siç theksova më lartë, Ushtria pushtuese
serbo-çetnike, që
nga viti 1989 ka në posedim raketa ajër-ajër, me kokë
nukleare dhe
me peshë prej 3.5 e 6 kg dhe të cilat posedojnë 1.6 kg DU,
në formë
të shufrave, si ato të prodhimit rus, ashtu dhe ato të
modifikuara në
fabrikën "Krushik" të Valevës, me shenjën
dalluese R60 MK.
DU-depleted uranium (uraniumi i varfëruar), është një
nusprodukt i prodhimit të karburantit nuklear, pra si tepricë e
uraniumit të
fisnikëruar i cili shfrytëzohet për prodhimin e bombave
nukleare.
Uraniumin e varfëruar, OKB e klasifikojnë si " një
metal
të rënd dhe jo stabil" i cili emeton tri lloje të
radioaktivitetit
jonik:alfa, beta dhe gama.
Në fabrikat serbe për prodhimin e armatimeve "Krushik"
të
Valevës, "Slloboda" të Çaçakut,
"Zastava"
të Kragujevcit dhe "Prvi Partizan" të Uzhicës,
uraniumi i
varfëruar (me siguri prodhim i reaktorit "Vinça"),
shfrytëzohet për
prodhimin e municioneve blindëshpuese të këtyre kalibrave:
7,62 mm, 7.9 mm,
12.5 mm, 12.7 mm, 20 mm, 25 mm, 30 mm, 105 mm, 125 mm, si për prodhimin
e kokave
të raketave tokë-ajër, tokë-tokë dhe
ajër-ajër, të të gjitha kalibrave, përfshi
këtu edhe ato
të radiusit të gjatë të veprimit.
Këto municione u shfrytëzuan dhe shfrytëzohen nga Ushtria
serbe, si
dhe për eksport.
Me këto raketa janë të armatosur aeroplanët luftarak
serb, MIG
21, 29, Orao 2, Supergaleb...
Ushtria serbe, përveç tjerash, ka pasur dhe ka në posedim
DU municione
për tankun e prodhimit të vetë, M-84(sipas modelit rus
T-74).
DU-municioni që përdoret nga tankësi M-84 njihet me
shkurtesën
APFSDS 125 mm. Por në përdorim të tankësit M-84, që
prej
momentit të modifikimit të tij nga modeli rus T-72, gjendet edhe
predha me
penetrues nga volframi,.
DU-municionet bashkëkohore me predha nën kalibrore, janë
të
destinuara për t,u përdorur nga topat e tankeve dhe topat
kundër tank,
kundër mjeteve të blinduara luftarake në largësitë
prej 2000 e deri
në 3000 metra.
Këto municione janë të konstruktuara sipas principit të
shfrytëzimit të energjisë vetanake kinetike e cila gjatë
kontaktit
të predhës me cakun, së pari deformohet dhe më pastaj e
tejshpon
pengesën. Gjatë shpërthimit brenda objektit, copëzat e
predhës dhe
të blindës paaftësojnë ekuipazhin dhe stabilimentet
vitale të
mjetit të goditur, duke e nxjerrë atë nga formacioni luftarak
i
kundërshtarit.
DU--municionet kundërtank me predha nën kalibrore janë
shumë më
efikase, në krahasim me ato klasiket, të cilat lansohen nga tytat
e topave të
tankeve dhe të atyre kundërtank dhe njihen si: predhat pancir dhe
komulative.
Në bazë të konstruktimit specifik masa e predhës
është
zvogëluar prej 1/3 deri në ¼ të masës së atyre
klasike. Kjo veti
mundëson shpejtësi të madhe fillestare të udhëtimit
të
predhës nën kalibrore, prej 1.400 deri në 1.800 m/sek.
Përveç
tjerash, bartësi i predhës përben afro 30% të masës
së
përgjithshme të predhës dhe ndahet nga ajo,
menjëherë pas daljes
së saj nga tyta lansuese, kështu që e rritë radiusin e
veprimit të
predhës, prej 1000 metra në 2000 deri në 3000 metra. Shih
foto 1
Foto 1: Ndarja e bartësit të predhës UV, menjëherë
pas daljes nga
tyta e lansuesit
Për ndërtimin e bërthamës se këtyre predhave
të destinuara
për luftë kundër mjeteve të blinduara përdoren
metalet e rënda
dhe uraniumi i varfëruar dhe për këtë njihen me
emërtesën e
njohur, si DU municione.
Metali i fortë që përdoret për ndërtimin e
bërthamës
së këtij lloji të predhave, është një
legurë e
përbërë prej dy elementëve, nga volframkarbidi(WC) dhe
kobalti (Co) ose
nga nikeli(Ni), me masë specifike afro 13 deri 14 gr/m³.
Metali i rëndë është një legurë e
përbër nga tre
elemente, nga volframi(W), hekuri(Fe) dhe bakri (Cu) ose nga volframi(W),
nikeli(Ni) dhe
hekuri(Fe), me masë specifike prej rreth 18 g/m3.
Si duken municionet DU?
Fig.2 Municionet UV
Këto predha dallojnë nga predhat tjera të artilerisë,
edhe nga fakti, se
nga koka e tyre del një pykë me ngjyrë të
përhimët në
të mbyllur, me gjatësi prej afro 20 cm. Maja maja penetruese e
kësaj pyke ka
një gjatësi prej afro 3 cm dhe ka shkëlqim të
ngjashëm me atë
të argjendit.
Transportohet në ambalazh të posaçme, në të cilat
ka vend
për dy predha, në të cilën janë të vendosura
shenjat e
rrezikut nga radioaktiviteti dhe shenja e uraniumit 238(uraniumit të
varfëruar).
(www.cgocable.net)
Ky municion është përdorur në zonën e Shalës,
Llapit,
Drenicës dhe të Dukagjinit, si dhe në zonën kufitare
Shqipëri
Londineze-Kosovë, në regjionin e Kukësit dhe Bajram Currit.
Ky municion është përdorur kundër fortifikimeve, sidomos
në
objektet e ndërtuara me gurë(kullat shqiptare)dhe beton arme dhe
ku kanë
qenë vatrat e fortifikuara të zjarrit.
Cilat janë pasojat shëndetësore nga kontaminimi me UV?
Rreziku më i madh nga DU-municionet fillon në momentin e
shpërthimit të predhës. Në kontakt të predhes me
cakun, krijohet
një temperaturë e lartë, prej afro 3400 gradë celsius.
Pas perforimit
të pengesës, predha shndërrohet në formë të
pluhurit, që
digjet në kontakt me ajrin, duke krijuar oksidin e uraniumit dhe
shndërrimin e tij
në aerosol. Në varshëmeri të drejtimit dhe të
forcës së
erës , ky pluhur mund të kontaminoj hapësirë të
madhe.
Personat që inhalojnë këtë pluhur mund të
pësojnë
dëmtime serioze. Serioziteti i këtyre dëmtimeve
është në
varshmëri të plotë nga forma e oksidit të uraniumit, me
të cilin
është kontaminuar personi.
Dihet se ekzistojnë dy forma të këtij oksidi.
Nëse personi e ka inhaluar formën e gaztë të UV, ai mund
të lirohet
nga ai duke e nxjerrë nga organizmi, me anën e djersitjes dhe
urinimit.
Nëse personi është kontaminuar me formën
"qeramike"
të UV, ky kontaminuat mund të qëndrojë në
ndonjë ind për
një kohë të gjatë e kjo do të thotë, se
personi që
është kontaminuar me këtë formë të oksidit
të uraniumit,
do të ketë një burim rrezatimi të përhershëm
në
organizmin e tij dhe do të ballafaqohet me të gjitha pasojat e
rrezatimit
radioaktiv.
Rrezatimi alfa që posedon UV ka një forcë të madhe
depërtuese, ai shkatërron edhe materialet gjenetike, kështu
që pasojat
barten tek pasardhësit. Jonizimi i emetuar nga UV, shkakton ndryshime
të
pariparueshme në molekulat dhe në trashëgimin gjenetike
të qelizave dhe
si pasoj shkakton njërën prej formave të kancerit.
UV është më i rrezikshëm se uraniumi natyror, ngase ai
oksidohet
dhe është i tretshëm në ujë, duke depërtuar
në shtresa
ujëbartëse të tokës.
Me pasojat e detonimeve të DU municioneve të shumta në
Kosovë,
gjatë viteve 1998 dhe 1999, të shkrepura si nga ushtria serbe,
ashtu dhe nga
aviacioni i NATO-s (prej 24 marsit e deri me 10 qershor të vitit 1999),
si duket
kemi filluar të ballafaqohemi më herët, se sa ka mund të
paramendohet
(nëse është paramenduar) nga kompetentet e mbrojtjes së
ambientit dhe
të shëndetësisë kosovare.
Droja e shprehur nga disa njohës të efekteve të uraniumit
të
varfëruar, se populli i Kosovës do të ballafaqohet pas 5
vjetësh me
pasojat e para nga bombardimeve me DU municione, mjerisht po
vërtetohet, ngase numri i
madh i të sëmurave nga sëmurjet malinje, mjerisht me epilog
fatal, ka filluar
të bëhet dukuri e përditshme.
Përveç rritjes së numrit të atyre që po preken
nga format e
ndryshme të sëmundjeve malinje, shqetëson fakti se ky
numër dominohet
nga të rinjtë.
Sipas pikave të goditura nga predhat DU, popullata e regjionit të
Dukagjinit
është më e rrezikuara, sidomos nga pjesa që kufizohet me
kufirin
shqiptaro-shqiptar. Siç dihet, nga ushtria serbe jo vetën se
janë
goditur me predha DU caqe të shumta në rrethin e Deçanit
dhe Gjakovës,
por edhe pjesë të rrethit të Bajram Currit dhe
Kukësit.
Është për të dyshuar seriozisht në
profesionalizmin dhe
sidomos në etikën e disa punëtorëve të disa
organizatave
ndërkombëtare, të cilët duke u bazuar vetëm në
disa hulumtime
sipërfaqësore dhe të vonuara shumë(sa për të
arsyetuar
donacionet e majme që marrin për këto punë e
tyre"hulumtuese"), që po kanë fytyrë të
deklarojnë, se DU
është i pa rrezikshëm për shëndetin e
popullatës, së
vendeve ku janë përdor municionet e prodhuara nga kjo
lëndë shumë e
rrezikshme. Në kuadër të këtyre organizatave prijnë
UNEP dhe
simotrat e saj..
Është në natyrën e seriozitetit shkencor dhe të
etikës
profesionale dhe njerëzore, që për çështje
të pa studiuara
mirë të jepen supozime, se efektet e tyre janë, apo nuk
janë të
rrezikshme për shëndetin e njeriut në veçanti dhe
të botës
shtazore në përgjithësi.
Realisht, numri i të sëmurave nga format e ndryshme kanceroze,
sidomos
të mushkërive, gjirit, grykës, lëkurës dhe
leukemive
është në rritje dhe me përfundime fatale. Çka
është
më keq në numrin e përgjithshëm të të prekurve
nga kjo
fatkeqësi, grupmosha e re ka filluar të shënoj rritje.
Mjafton të bëhet kujdestari për një muaj rresht në
varrezat e
Prishtinës, dhe të mësosh një fakt shumë
shqetësues, se
më shumë se gjysma e atyre që varrosen, janë të
dignostifikuar se
kanë lënguar nga sëmurjet kancerogjene dhe të
moshës nën 60
vjeçare.
Duhet konstatuar me keqardhje, se këtë të dhënë
mund ta sigurosh
vetëm në këtë mënyrë, ngase institucionet tona
shëndetësore, nuk e kanë parë të arsyeshme të
hulumtojnë
këtë dukuri, andaj edhe mungojnë të dhëna të
sistemuara
profesionalisht.
Kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e aborteve dhe
lindjeve të
fëmijëve me anomali kongjenitale, sidomos nga zonat e prekura nga
bombardimet
gjatë luftës.
Gjithashtu, duhet konstatuar se edhe tek kafshët shtëpiake,
janë shpeshtuar
sjelljet në jetë të të vegjëlve të tyre me
anomali të
ndryshme.
Kjo nuk i shqetëson kompetentet vendor, ngase ata janë të
dhënë pas
tenderëve, honorarëve dhe luftës për poste
drejtuese...etj.
Përball këtij realiteti të hidhur, pa u frikësuar
së po merremi me
paragjykime, na imponohet dyshimi i bazuar, se shkaktar i krejt kësaj
që po
ndodhë, nuk është tjetër pos pasojë e kontaminimit
me UV(uranium
të varfëruar). Ky dyshim mund të kontestohet vetëm pas
hulumtimeve
të mirëfillta dhe të gjithanshme shkencore, çdo
kontestim tjetër,
padyshim bëhet për qëllime politike. Fshehja e këtij
rreziku shumë
të madh para popullit, siç po bëhet qe 8 vjet,
është turp
për ata që dinë çka është turpi!
Kur e terë bota shkruan me të madhe për rreziqet me të
cilat
ballafaqohet populli i Kosovës, sidomos nga ndotësit e ambientit,
të
cilët u hodhën nga të huajt gjatë kohës, kur
populli shqiptar
luftonte heroikisht për të shpëtuar nga bishat
serbo-çetnike,
të cilat synonin shfarosjen e tij, hajnat e farës tonë,
mafiozët,
"ekspertet" me diploma false, të pa aftit, të verbuar
pas interesave të tyre
personale dhe të mujashve të tyre heshtin dhe e mbulojnë
të
vërteten.
Populli jeton nëpër terrene të kontaminuara dhe deri në
ditët e
sotme, askush nga "shkencëtarët" tanë
zhurmagjinjë nuk i
tërhoqi vërejtjen për rrezikun që i kanoset. Bile disave
u konvenon
fshehja e këtij rreziku serioz para populli, nga se ky është
një
investim për të pasur fitime të mëdha në ambulancat
private dhe
gjatë procedurave për dërgimin e fatkëqijve për
shërim në
qendrat e specializuara mjekësore jashtë vendit.
Po të ishte ndryshe, me siguri do të bëheshin hulumtimet e
mirëfillta
në terren, me qëllim të identifikimit të regjioneve
të kontaminuara
me uranium të varfëruar, si dhe shkalla e ndotje së terrenit
me materie
helmuese, si p.sh. me dioksinë e cila për nga shkalla e
rrezikshmërisë
për shëndetin e popullatës, radhitet menjëherë pas
mjeteve
radioaktive.
Si pasojë e mosinteresimit të kompetentëve nuk
është bërë
dekontaminimi as edhe i një centimetri katror të terreneve të
Kosovës,
edhe ato të cilat janë para hundëve të IPVQ-ve, të
cilat ishin
goditur nga predhat DU dhe as ku kanë shpërthyer depot ushtarake
(p.sh. në
Llukar) në të cilat përveç DU municioneve ka pasur
edhe predha të
mbushura me helme luftarake, si dhe depot e karburanteve për nevojat
ushtarake, si p.sh
në Bardhosh dhe në Arbëri.
Gjatë bombardimeve janë asgjësuar një numër i madh
i stabilimenteve
kimike dhe petrokimike dhe është përdorur municioni me
uranium të
varfëruar. Këtë fakt e ka pranuar edhe ish Sekretarin i
Përgjithshëm i Paktit NATO Gjorgj Robertson.
Pasojat e këtyre kontaminimeve si pasoj e përdorimit të DU
municioneve vërehen me të madhe dhe me siguri do të
vërehen edhe
nesër. Andaj duhet të formohet një komision ekspertësh,
nga të
jashtmit dhe vendorët për të bërë hulumtimet e
nevojshme në
terren dhe në bazë të tyre të propozojë masat
të cilat duhet
të ndërmerren, së pari për dekontaminimin e terrenit dhe
masave tjera
sanuese.
Gjatë këtij hulumtimi duhet të bëhet diferencimi i
qartë,
se cilat terrene i ka kontaminuar ushtria serbe dhe cilat aviacioni i
NATO-s. Kjo
punë mund të bëhet lehtë, në bazë të
mbetjeve të
municioneve të detonuara dhe në bazë të hartës,
në të
cilët janë pasqyruar të gjitha objekte e goditura nga
aviacioni i NATO-s
me DU municione. Kjo mund të dëshmohet edhe kur të krahasohen
urdhrat e
eskuadrileve sulmuese për të krye veprime në terrenin e
Kosovës, ndaj
caqeve të ushtrisë serbe. Kjo gjithashtu mund të
dëshmohet edhe në
bazë të dokumentacionit të armëtarëve të
cilët i
kanë krye veprimet e armatosjes së avionëve para se të
niseshin për
detyrë luftarake në terrenin e Kosovës.
Projekti për sanimin e gjendjes duhet të mbështetet nga
shkaktarët e kontaminimit të terrenit, ngase projektet e tilla jo
vetëm se
kushtojnë shumë, por ata duhet të detyrohen si masë
dënimi, ngase
përdorimi i këtyre mjeteve të rrezikshme është i
ndaluar nga OKB
Sa është evident rreziku nga kontaminimi me agjens radioaktiv dhe
helme
kimike, tregojnë këto fakte:
Fillimisht si ushtarët e KFOR-t, nëpunësit e UNMIK-ut,
OSBE-së dhe organizmave tjerë ndërkombëtar të
instaluar në
Kosovën e pasluftës, nuk i kanë shfrytëzuar gjërat
ushqimor të
prodhimit vendor dhe as ujin e pijes, të gjitha i kanë sjellë
nga
jashtë.
Me 19 janar 2001, Në mbledhjen e hapur të KS të OKB, në
të
cilën është diskutuar për Kosovën është
iniciuar edhe
diskutimi në lidhje me municionet që përmbajnë në
vete uranium
të varfëruar, të cilat i ka përdorur NATO gjatë
fushatës
së bombardimeve ndaj caqeve të përzgjedhura në
territorin e Serbisë
dhe Kosovës.
Disa vende anëtare të KS të OKB, kanë kërkuar
që kjo
çështje të hulumtohet drejt dhe mirë dhe të
ndërmerren masat
përkatëse për sanimin e gjendjes, me kusht që të
ruhet edhe
personeli ushtarako civil ndërkombëtar nga pasojat e këtyre
municioneve
të përdorura.
Gjatë hulumtimeve që u janë bërë rreth 300.000
veteranëve
amerikan të luftës për çlirimin e Kuvajtit nga Iraku,
të
cilët kanë qenë të ekspozuar kontaminimit me uranium
të
varfëruar, është zbuluar ky element i rrezikshëm në
urinën
dhe në spermën e tyre.
Kosova është e kontaminuar përjetësisht me elementet
radioaktive,
të cilët janë shumë kancerogjene. Periudha latente
kancerogjeneze,
d.m.th. koha e inkubacionit të malinjiteteve është prej 5 e
deri në 50
vjet. Mund të konstatohet me siguri se malinjitetet që
lajmërohen sot në
trupat e NATO-s dhe paqeruajtësit në Ballkan janë vetëm
maja e
ajsbergut.
Zgjedhja e vetme është sanimi i terrenit, nëpërmjet
dekontaminimit
të plotë të vendeve ku kanë goditur predhat DU, si dhe
hapësirën e kontaminuar nga detonimi, në përputhje me
radiusin e
veprimit të tyre. Me një dekontaminim të tillë do
të
zvogëloheshin në minimum rreziqet për popullatën dhe
kafshët
shtëpiake nga një rrezik evident për shëndetin dhe
jetën e
tyre.
Referenca: Shtypi evroperendimor dhe veçanërisht ai britanik
(B.B.C)
Për të dëshmuar seriozitetin e gjendjes, e shoh të
mjaftueshme të
citoj një pjesë
nga raporti i IWRP BCR No 526, 15-Nov-04):
Mosmarrëveshjet mbi matjen e ndotjes
Por disa shkencëtarë thonë se problemi më i madh
është
mënyra e matjes së ndotjes.
Një shkencëtar i cili mendon se uraniumi i varfëruar
është
shumë më i rrezikshëm se sa mendohej më parë,
është Dr.
Chris Busby, i komitetit mbikëqyrës për uraniumin e
varfëruar në
ministrinë e mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
Dr. Busby ka kryer disa studime në Kosovë, ku janë
përdorur gjithashtu
municionet me uranium të varfëruar. "UNEP thotë se
sasitë e vogla
të uraniumit të varfëruar në ajër janë të
padëmshme,
megjithatë kjo nuk është e vërtetë," ka
thënë ai
për IWPR, duke shtuar se kjo nuk është e
vërtetë," ka
thënë ai për IWPR, duke shtuar se sipas tij, "ata
kanë
përdorur mënyra të gabuara për të llogaritur
rrezikun".
"Modeli tradicional i rrezikshmërisë bazohet në një
organ të
trupit njerëzor ndaj një pjese të uraniumit të
varfëruar,"
shpjegon ai.
"Por kur një pjesë e uraniumit të varfëruar
thithet, ajo që
ndodh është se një pjesë shumë e vogël e
indeve të trupit
ekspozohet ndaj tij. Pra pasojat e uraniumit të varfëruar nuk
duhet të maten
bazuar në një organ të trupit por vetëm në ato
qeliza të
pekura".
Profesori Malcolm Hooper, një profesor i njohur i kimisë
mjekësore në
Universitetin e Sunderland, pranon se kjo është një
mënyrë më
e mirë e matjes së shkallës së ndotjes.
"Uraniumi i varfëruar është një rrezik për
shëndetin e
popullsisë lokale sepse pjesëzat e vogla të uraniumit të
varfëruar
depozitohen fillimisht në sistemin e ujërave. Më pas, kur del
dielli, drita
dhe nxehtësia i stimulon pjesëzat dhe ato ngrihen
përsëri në
ajër,"ka thënë ai për IWPR.
"Raporti i UNEP ka qenë i pasaktë shkencërisht. Ata e
kanë vizituar
zonën shtatë vjet më pas dhe zonat e vizituara prej tyre
janë pastruar –
mjetet e shkatërruara dhe pjesa më e madhe e municioneve janë
larguar".
Në fund, profesori Hooper kujton edhe rastin e ushtarëve
italianë të
cilët kanë shërbyer në Bosnje dhe Kosovë.
Sugjerimi i parë për një lidhje ndërmjet uraniumit
të
varfëruar dhe sëmundjes së kancerit ka qenë ai në
lidhje me vdekjen
e pashpjegueshme të një numri ushtarësh italianë të
cilët
kanë shërbyer atje.
Televizioni italian e ka quajtur Sindroma e Ballkanit dhe shtypi i huaj ka
shkruajtur
shumë mbi këtë temë, duke shkaktuar një zhurmë
të madhe
në media.
Frika për pasojat e uraniumit të varfëruar në Bosnje
është
shfaqur fillimisht në dhjetor të vitit 2000, kur është
njoftuar vdekja
nga kanceri e Salvatore Carbonaro, vetëm 24 vjeç.
Carbonaro ka qenë ushtari i gjashtë i cili kishte qenë
në Ballkan
që ka vdekur nga kanceri dhe ndryshimi i tij nga pesë të
tjerët ka
qenë se ai kishte shërbyer vetëm në Bosnje dhe jo
në
Kosovë.
Deri më atëherë, NATO nuk kishte pranuar se kishte
përdorur municione me
uranium të varfëruar në Bosnje. Por në dhjetor të
vitit 2000
ministri i mbrojtjes së Italisë, Sergio Mattarella, ka pranuar se
aleanca kishte
përdorur municione të tilla edhe në Bosnje, duke shtuar se
Italia
është njoftuar për këtë vetëm në atë
kohë.
Mattarella më pas ka urdhëruar nisjen e një hetimi, nën
drejtimin e
profesor Franco Mandelli, për të hetuar lidhjen e mundshme
ndërmjet kancerit
dhe uraniumit të varfëruar.
Një anëtar i ekipit të Mandellit, Dr. Martino Grandolfo, ka
thënë
për IWPR se ekipi kishte parë një rritje të madhe
të sëmundjes
së Limfomës së Hodgins një formë e leucemisë
në
gjak.
"Përqindja e rasteve me Limfomën e Hodgkins në
radhët e trupave
italiane të cilët kanë shërbyer në Bosnje dhe
Kosovë
është mbi dy herë më e lartë se sa ajo në
radhët e
ushtarëve të cilët kanë shërbyer në
Itali," ka
thënë ai për IWPR. "Por për momentin ne nuk e
dimë arsyen e
kësaj".
Numri i veteranëve italianë të Ballkanit të cilët
kanë vdekur
nga kanceri ka arritur në 27 në korrik të vitit 2004 dhe
disa mendojnë
se shifra e vërtetë është edhe më e lartë.
"Numri i të vdekurve në fakt është 32 apo 33, dhe
numri i atyre
të cilët jetojnë ende të sëmurë me kancer
është disa
qindra," thotë për IWPR, Falco Accame, një ish oficer i
marinës
ushtarake dhe studiues, i cili është drejtues i grupit të
veteranëve
të Italisë, Anavafaf.
Reagimi publik ka detyruar qeverinë të pranojë ngritjen e
një komisioni
parlamentar në senatin italian për hetimin e pasojave të
uraniumit të
varfëruar.
Por Accame ka thënë për IWPR se ndërkohë,
përveç
kompensimit të paguar familjeve të ushtarakëve të
vdekur, shteti nuk ka
pranuar zyrtarisht asnjë lidhje ndërmjet uraniumit të
varfëruar dhe
kancerit.
"Si në rastin e problemeve shëndetësore nga
përdorimi i duhanit apo
asbesti, ne nuk mund të jemi të sigurt që uraniumi i
varfëruar
është përgjegjës për vdekjen e këtyre
ushtarëve,"
shton Accame. "Këtu, ne flasim vetëm për një
mundësi që
uraniumi i varfëruar të ketë ndikuar në sëmundjet
kanceroze".
Megjithatë, mungesa e dëshirës së zyrtarëve
për të
pranuar ekzistencën e një lidhjeje ndërmjet uraniumit të
varfëruar
dhe kancerit mund të ndryshojë.
Në një vendim të rëndësishëm të
gjykatës së
Romës më 10 korrik 2004, urdhërohet ministria e mbrojtjes
së
Italisë të paguajë 500,000 euro kompensim për familjen e
Stefano Melone,
një veteran i misioneve në Ballkan i cili ka vdekur nga kanceri
në vitin
2001.
Gjykata ka deklaruar se Melone ka vdekur "për shkak të
ekspozimit ndaj
substancave radioaktive dhe kancerogjene" dhe ka përmendur
ndër to edhe
uraniumin e varfëruar.
E veja e ushtarit të vdekur, Paola Melone, ka thënë për
IWPR se ky
është "një vendim historik", duke shtuar se
një gjykatë
civile "tani ka pranuar se uraniumi i varfëruar është
një
substancë kancerogjene dhe e ka përmendur atë si një
shkak të
mundshëm të vdekjes" së burrit të saj.
"Ky rast ka krijuar një precedent dhe ne po organizojmë tani
një
konferencë në Itali për familjet e ushtarëve të
tjerë të
vdekur, për ti ndihmuar ato në gjyqet e tyre," shton ajo.
Prishtinë, me 11 prill 2007
|