fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Do t'i bindim, bajlozët rusomëdhenj, serbo-çetnik, ... , se kësaj radhe i kanë bërë hesapet pa hanxhiun!
Shkruan:Sejdi Veseli


Nëse fillon lufta kundër një shteti të ri, para se ta ketë mbajtur plebishitin për t'u nda nga një shtet tjetër, konsiderohet luftë qytetare, ndërsa nëse sulmohet nga forca të jashtme apo thënë më konkretisht nga shteti kolonizator, në rastin konkret nëse do të sulmohej Kosova nga Serbia, pas mbajtjes së plebishitit, kjo nuk do të mund të konsiderohet ndryshe pos agresion. Për atë, për pavarësimin e një kolonie nga kolonizatori, referendumi është me rendësi të veçantë. Kështu është dashur të veprohet në Kosovë.

Para dhe pas shpalljes së (pa)varësisë) së Kosovës, janë krye disa valë të armatosjes së popullatës serbe nepër enklava. Këto aramatime janë transportuar nga depotë e ushtrisë serbe, drejt enklavave „pa" u hetuar në vendkalimet kufitare të kufirit Kosovë-Serbi.
Popullata serbe është instruktuar nga Beogradi zyrtar, që ajo të provokojë incidente të armatosura, të cilat do të shfrytëzoheshin si pretekst për intervnimin e ushtrisë serbe, gjoja për të mbrojtur popullatën e rrezikuar serbe nga shumica shqiptare. Këto provokime do të bëhen sipas skenarit të përgatitur nga kreu ushtarak dhe sherbimi informativ serb (BIA), ndërsa bërthamën e grupeve provokatore do ta përbenin pjestarë të MUP, rezervistët e ushtrisë serbe dhe paramilitar të grupeve JSO, JSA, „carllazaristë" dhe plehëra të ngjshëm, të cilët janë futur dhe janë konsoliduar nëpër enklavat serbe, pa u penguar nga askush. Zatën kjo edhe mund të kuptohet nga deklarata e Shefit i Shtabaittë Ushtrisë së Serbisë, gjenerali Ponosh, pas bisedës dhe në prezencën e COMKFOR-it, gjeneralit De Marnak, të zhvilluar para pak ditësh në Nish, cit..."paralajmëron mundësinë që ushtria serbe të intervenojë në rast të rrezikimit të sigurisë së njerëzve". Kësaj radhe nëse ndodh diç që ka lidhje me sigurinë e njerëzve dhe të pasurisë, ekziston gatishmëria dhe aftësia për përgjigje adekuate në atë dhe kjo nuk duhet të lidhet me çfarëdo date", ka deklaruar shefi i ushtrisë serbe gjenerali Ponosh pas takimit me komandantin e KFOR-it, Xaivier de Marnak në Nish.\24.01.08\

www.rtv21.tv
Popullata serbe në Kosovë, për fatin e keq të saj, si duket nuk po e kupton se si në dy dekadat e fundit, ashtu dhe tani po manipullohet nga Beogradi. Për fatin e keq të saj, ajo nuk po jep as edhe një shenjë se ka filluar të mendojë esull, se është koha e fundi që ta kuptoj, se Beogradi po e shtinë në një avanturë të rrezikshme. Për çdo ditë po dëshmohet se Serbia nuk po arrinë të lirohet nga radikalizmi tradicional dhe politikantizmi pashiqian. Robë të kësaj politike ishin dhe mbeten minoritarët serb, të vetëizoluar nepër enklavat e tyre në Kosovë. Sa nuk është bërë vonë, këta të gjorë duhet t'i thërrasin mendjes se e përbëjnë më pak se 5% të popullatës së Kosovës. Është në të mirën e tyre që më në fund ta kuptojnë se kreu shovenist i Beogradit, nëpërmjet komisarit të tij politik, të ashtuquajturit ministër për Kosovë, Samarxhiq vazhdon t'i cytë këta fatëkëqinj drejt edhe të një lufte kundër shqiptare, të cilën do ta humbasin aq keq, sa që lirisht mund të quhet suicid i tyre!
Siç është publikuar një ditë pas ngjarjeve në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, nëpër të gjitha enklavat serbe, tanimë të legalizuara edhe me Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit, janë formuar shtabet për vetëmbrojtje. Këto shtabe shprehen qartë, se do të veprojnë me vendosmëri nën moton "Kosova është Serbi". Ato edhe kërcënohen haptazi, si p.sh. "Nëse UNMIK për dorë forcën, serbët do të përdorin luftën guerile! Çdo shtëpi serbe, këtu në veri, do ta shndërrojmë në kazermë, në çdo therë do të ketë armik..." („...mi Srbi cemo u - gerilu! Svaku kucu, ovde na severu, pretvoricemo u kasarnu, u svakom grmu imace neprijatelje!..."), kështu deklaron para serbëve të rebeluar, në Albani(Leposaviq), N.kryetari i komunës (zv.komandanti i Shtabit komunal), Nebojsha Radulloviq, me 18 mars 2008. Tanimë po dihet se krejt kjo veprimtari zhvillohet për qëllimet e legalizimit të ndarjes së këtyre enklavave nga Kosova dhe bashkimi i tyre me Serbinë.
Nga vetë fakti, se këto veprime separatiste të drejtueseve lokal të kësaj pjese të Kosovës, jo vetëm se kurrë nuk u shfuqizuan nga UNMIK-u (siç shfuqizoheshin dikur dhe sot vendimet e Kuvendit të Kosovës), por ato nuk po i nënshtrohen një trajtimi ushtarak nga KFOR-i, imponon dyshimin e bazuar, se krejt kjo veprimtari shumë e rrezikshme për të ardhmen e Kosovës dhe për rajonin në përgjithësi, bëhet me pëlqimin e disa segmenteve jo pak të fuqishme ndërkombëtare.
Kur kësaj i shtohet ajo çfarë ndodhi në përtej lumit Ibër në Mitrovicë, që pasuan agresionin e paradokohshëm ndaj territorit të Kosovës, kur banda çetnike të ardhura nga Serbia dhe nën mbrojtjen e njësive speciale të policisë dhe ushtrisë serbijane, hodhën në ajër dy pika kufitare, si dhe grumbullimi përreth kufirit me Kosovën të forcave të mëdha të ushtrisë serbe, të armatosura me armët më moderne dhe teknikës së fuqishme operative, mund të nxirret përfundim i qëndrueshëm se Kosova mund të ballafaqohet, në çdo moment me sfida shumë serioze.
Edhe pak fjalë rreth ngjarjeve të përgjakshme të 17 marsit 2008.
Siç dihet si kundërpërgjigje ndaj një aksioni të policisë unmikistaneze, në bashkëveprim me njësi të KFOR-it, shpërtheu rebelimi i përgjakshëm dhe separatist serbo-çetnik.
Kur dihet se ky operacion për çlirimin e selisë së gjykatave në Mitrovicë, të cilat ditë më parë i kishin okupuar militantët serbo-çetnik, ishte përgatitur kinse në konspiracion të plotë, por pakë kohë pas fillimit të zbatimit të tij, forcat e sigurisë u përballën me kundërveprime të organizuara të serbëve të rebeluar. Andaj, me plotë të drejt parashtrohet pyetja: Si ndodhi kështu. Përballë asaj që ndodhi, imponohet përgjigja e vetme: Se tubimi aq i shpejt i protestuesve serb, lenë hapësirë të bollshme për të dyshuar, se ata kanë qenë të paralajmëruar me kohë për planet operacionale të strukturave ndërkombëtare të sigurisë, jo nga tjetërkush, pos nga spijunazha e tyre që vepron përbrenda këtyre strukturave...Ose të gjithë ata që vepruanë kundër këtij operacioni të strukturave ndërkombëtare, janë pjestarë të njësive paramilitare, në gjendje mobile për të qenë të gatshme për të vepruar, pas shenjës së alarmit. Prezenca e komisarit politik të shovenizmit serbijan, Slobodan Samarxhiq, para, gjatë dhe pas këtij operacioni të strukturave ndërkombëtare të sigurisë, me siguri nuk është e rastësishme. Këtë e dëshmon edhe fakti, pas gjithë asaj çfarë ndodhi, apo thënë ndryshe, pas krejt atij dajku që hëngrën këto struktura, nga organet ndërkombëtare të ndjekjes, jo vetëm nuk u penalizuan këta huliganë, por u plotësua kërkesa e këtij komisari serbo-çetnik, për lirimin e tyre pas intervistimit. Andaj, nuk është për t'u çuditur nëse mësohet pak më vonë, se në krye të këtyre hordhive gjenden edhe kriminelë të rangut të Ratko Mlladiç, të kërkuar nga Gjykata e Hagës...që bazuar në fjalorin luftënxitës të peshkopit Artemije, këta kriminel mund të jenë të strehuar nëpër objektet e kultit "shensavian", të maskuar si murgj, ashtu si dikur "tigrat" e Arkanit dhe paramilitarët tjerë, të cilët kryenin krime ndaj popullatës civile shqiptare, dhe ktheheshin në objektet fetare "shensaviane", të cilat ishin shndërruar në baza(kazerma) të tyre!

Për këtë rrezik evident që i kanoset sigurisë së Kosovës, posedohen të dhëna të mjaftueshme, por në kuadër të këtij shkrimi po jap vetëm disa prej tyre:
Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe në kufirin e saj me Serbinë është alarmante!
Përreth vijës së kufirit me Kosovën janë të dislokuara njësitë e tri brigadave të përforcuara të këmbësorisë së ushtrisë serbijane: 1.Brigada e Dytë e këmbësorisë e ushtrisë serbe
Selia e komandës eprore e saj gjendet në Kralevë, ndërsa njësitë e saj janë të dislokuara në Novi Pazarë, Rashë, Valevë dhe Kralevë. 2.Brigada e Tretë e këmbësorisë e ushtrisë serbe
Selia e komandës të kësaj njësie është e vendosur në Nish, ndërsa njësitë vartëse të saj janë të dislokuara në Prokuple, Zajçar, Kushumli dhe Nish.
Pjesa dërmuese e personelit dhe teknikës së saj luftarake është e dislokuara në hapësirën e "Serbisë juglindore".
3.Brigada e Katërtë e këmbësorisë e ushtrisë serbe Komanda e kësaj brigade është me seli në Vrajë, ndërsa njësitë e saj janë të përndara në Leskovc, Bujanocë dhe Vrajë. Kohëve të fundit, njësi kryesore dhe të përforcuara të kësaj brigade, krahas forcave të mëdha të formacioneve të specializuara të MUP janë të përqendruara në 16 qendra operative, në Luginën e Preshevës, në afërsi të kufirit administrativ Kosovë-Serbi.
Të tria këto njësi madhore të ushtrisë serbijane, sipas të dhënave shumë të sigurta nga terreni, përbëhen nga njësitë aktive të tyre dhe ato rezervë. E terë vija kufitare Kosovës-Serbi, përreth të cilës janë të pozicionuara efektivat e këtyre njësive, në vazhdimësi monitorohet nga helikopterët dhe aviacioni luftarak serb.
Këto njësi madhore të ushtrisë serbe përbëhen nga njësitë e tyre vartëse, ato të këmbësorisë, të blinduara dhe të mekanizuara, të artilerisë, ato të kombinuara artileri dhe raketa kundërajrore, të xhenios dhe të ndërlidhjes.
Struktura organizative e këtyre formacioneve ushtarake serbe, deri para një muaji përbëhej pre komandës së brigadave, 11 batalioneve dhe divizioneve.
Kjo strukturë organizative dukej kështu:
Batalioni komandues; Dy batalione të këmbësorisë; Divizione të obusëve vetëlëvizës; Divizione të lansuesve shumë tytash të raketave; Divizione të kombinuara artileri dhe raketave kundër ajrore; Një batalion tankist; Dy batalione të mekanizuara; Batalioni logjistik; Batalioni i xhenios, me theks të veçantë në kompaninë e tij pontonike. Por është për t'u theksuar, se para afro dy muajsh, në vigjilje të takimit të Shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë të Serbisë, gjenerali Ponosh dhe COMKFOR-it, gjenerali de Marnak, në Nish, me 24.01, në kuadër të veprimeve operative për pengimin e Kosovës në rrugën e saj drejt "mëvetësisë", këto njësi madhore të ushtrisë serbijane, përforcohen edhe me nga një batalion tankist, me nga dy kompani parashutiste, me nga një kompani për veprime speciale, me nga dy eskadrila të helikopterëve për vëzhgim dhe luftë kundër mjeteve të blinduara, me nga një kompani të sanitetit dhe me nga një eskadrilë të helikopterëve transportues.
Gjithashtu, dihet se në kuadër të këtyre brigadave veprojnë edhe nga një kompani e policisë ushtarake.
Detyra parësore e këtyre njësive madhore, përveç atyre të zakonshmeve është: Përgatitja e efektivave të tyre për të qenë të gatshme, që të ndërmarrin veprimet konkrete për t'i ardhur në ndihmë popullatës së "rrezikuar" serbe në Kosovë, si dhe gjoja sigurimi i vijës administrative me Kosovën dhe siguria tokësore në Luginën e Preshevës.
Sipas formacionit, këto njësi madhore të ushtrisë serbe janë të armatosura me këto lloje të armatimeve:
-Tanksa M-84 dhe M-84A; Transportier të blinduar BVP M-80; Obusë vetëlëvizës 122 mm 2 C1; Obusë 122 mm D30; Obusë 152 mm M-84 "Nora A; Topa 130 mm M-46; Minahedhës 120mm M-74 dhe M-75; Topa kundërajror 40mm L/70 Bofors; Sisteme raketash 9K310 Iglla-1 dhe 9K38 Iglla; Radarët M-85 gjirafa; Radarë vëzhgues AN/TPS-70; Radarë për përcaktimin e largësisë C-613; Lansues raketorë shumë tytash 128 mm M-77 "Oganj"; Sisteme raketash Strella 1M dhe Strella 10M; Sisteme raketash të armatosur me raketa të teledirigjuara "Malutka" 2K12 ("KUB-M"); Sistemi shumë tytash raketash 262 mm M-87 "Orkan"; Transportieri i blinduar BTR-50PU; Automobila të blinduar vëzhgues BRDK-2, BRDM-2RHB dhe BRDm-2U; Mjete më moderne të ndërlidhjes...; Auto blindat Praga dhe BOV M-86... ... ...; Armatimet e këmbësorisë (përfshirë këtu Hedhësi automatik i granatave 30 mm M-93 , Pushka e këmbësorisë M-21 5,56 mm, snajperët "Crna strella" 12,7 mm...). Nga këto të dhëna të parashtruara, kam bindjen se mund të nxirret ky përfundim: se në çdo moment, nga shumë drejtime mund të pritet depërtimi i forcave agresive serbe në territorin e Kosovës. Gjykuar sipas veçorive të konfiguracionit të terrenit dhe pozicionimit të forcave serbe, mund të pritet se veprimet kryesore depërtuese të agresorëve eventual serbijan, do të jenë

drejtimet:Kushumli-Merdar-Besianë;Tabëll-Gallab-Lluzhan; Mutivodë -Stallovë; Mutivodë – Krilevë - Gjilan; Leshak-Mitrovicë;Tutin-Zubin Potok;Lugina e Preshevës - Gjilan...
Kush ka sy e vesh është duke e kuptuar, se gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rreth saj po përkeqësohet me hapa gallopant dhe ma thotë mendja ime prej një qytetari të thjesht të kësaj toke të shumëvuajtur, se është momenti i fundit që drejtuesit e institucioneve të Kosovës të marrin guximin, dhe të kërkojnë veprime të menjëhershme dhe konkrete nga UNMIK-u dhe KFOR-i, për t'u treguar, si Beogradit zyrtar, ashtu dhe atyre qarqeve, të cilat qëndrojnë pas tij, se territori i Kosovës administrative është një dhe i pandashëm dhe se ëndrra e hegjemonistëve serbijan për të krijuar në territorin e saj diçka të ngjashme me "Republika srbska", do të mbetet vetëm fiks ide e tyre!
Duke u përballur me realitetin e hidhur, më imponohet dyshimi, se do të ndërmerret diçka konkrete për mbrojtjen e Kosovës, nga ata që "kanë frikë të jenë shqiptar...", nga ata që nuk i lanë vend himnit kombëtar shqiptar as në përvjetorin jubilar të qëndresës heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij – Epopesë e së UÇK-së, nga ata që nuk zgjedhin mjete për ta ruajtur "miqësinë" me disa përfaqësues ndërkombëtar, për ta ruajtur rehatinë personale dhe bollëkun financiar, nga ata që sillen si pulat e lagura para të huajve...po mos të ishin të tillë, do të kishin reaguar shumë më herët, menjëherë pas daljes në skenë të "rojeve të urës", të cilat e spastruan dhunshëm veriun e Kosovës nga popullata shqiptare, para hundëve të KFOR-it francez.
Po të ishin këto krijesa hijerënda, vërtetë besnike ndaj verdiktit të votës së qytetarëve të Kosovës dhe të gatshme për të vepruar në interes të realizimit të kërkesave ligjshme të popullit, në vend të përpjekjeve për mbytjen e çdo ndjenje pro ribashkimit kombëtar, do të angazhoheshin me përkushtim për sqarimin e popullit për rreziqet që i kanosen dhe për mobilizimin e tij, që në mënyrë institucionale të përballet me to.
Këtë të vërtetë të madhe populli ka filluar ta kuptojë, edhe pse me vonesë. Ai tani fatmirësisht, po e ka të qartë për çdo ditë e më tepër, se po të ishin angazhuar deri me sot drejtuesit vendor, me vendosmëri, me veprime konkrete, të analizuara dhe të planëzuara drejt e mirë për realizimin e premtimeve (të realizueshme), që ua kishin dhënë gjatë fushatave elektorale, gjendja e përgjithshme në Kosovë do të ishte shumë më e mirë, se kjo që është sot! Së pari, në enklavat serbe të cilat u krijuan falë qyqarëllukut të tyre, nuk do të funksiononte administrata shtetërore e Serbisë, me të gjitha segmentet e saj dhe së dyti, sot nuk do të ballafaqoheshim me veprimet aktuale separatiste dhe shumë të rrezikshme në komunat veriore të Kosovës...!
Pasojat e këtij realiteti të hidhur, kanë filluar ta irritojnë shpirtin liridashës të popullit shqiptar.
Edhepse me vonesë, populli shqiptar ka filluar ta kuptojë, se koltukgjinjët e mandatuar me votën e tij, njësojë sikur ata të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, paskan qenë të dresuar qysh herët nga bajlozët e huaj, deri në shpëlarjen e plotë të atij pak truri, nga çdo ndjenjë e mirëfilltë kombëtare.
Populli ka filluar të kuptojë, se nga këta kolltukgjinjë bespak dhe të korruptuar, gjithçka mund të pritet, pos përmbushjes së zotimit të tyre, se do t'i prijnë drejt realizimit të aspiratave të tij të drejta, për çka sakrifikoj edhe gjakun e djemve dhe vashave më besnike të tij. Populli ka filluar të riidentifikojë dhe t'i mbështetë bijtë dhe bijat besnike të tij, të cilët e duanë Atëmemëdhenë pa hile dhe të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë ç'është e domosdoshme për ta bërë Atë të lirë dhe të ribashkuar.
Andaj as që ka vend për dyshimin më të vogël, se bajlozët serbofil ndërkombëtar dhe servilët e tyre shqipfolës edhe kësaj radhe i kanë bërë hesapet pa hanxhiun dhe se po afron dita kur do të binden përfundimisht, se synimet e tyre pro serbo-çetnike do të përfundojnë turpshëm...!

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo