MOS NA DETYRONI TË RIDËSHMOJMË VENDOSMËRINË TONË!
Shkruan: Sejdi Veseli
Pazarllëqet që po ribëhen me trojet tona etnike, shpresa për jetësimin e
fryteve të luftës së armatosur çlirimtare, të të gjithë ata që mendojnë
arsyeshëm, drejt dhe në frymën e shëndoshë kombëtare, me të drejt po
ngulfatet nga dëshpërimi.
Këto pazarllëqe, të cilat kësaj radhe me siguri do mbeten në tentativë, që
prej fillimit, ashtu si në të kaluarën po ribëhen prapa shpinës së popullit
shqiptar, natyrisht, sipas skenarëve të përpiluara nga ndërmjetësit
(përmbaruesit) ndërkombëtar, në përputhje të plotë me interesat serbomëdha
të Beogradit zyrtar dhe të kreut të Kishës Ortodokse "shënsaviane".
Në raport me interesat tona legjitime, disa qarqe relevante ndërkombëtare
(tradicionalisht proserbe), vazhdojnë të sillen sipas avazeve të vjetra,
atyre të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës dhe të
Versajës..., por për nga forma më të rafinuara. Pra, të kamufluara, kinse
edhe me nevojën e jetësimit të njërës nga normat më të avancuara të
demokracisë, me atë të decentralizimit të pushtetit vendor.
Për të gjithë ata që rezonojnë drejt, decentralizimi i pushtetit është një
veprim në të mirën e shtetasve. Por, forma e decentralizimit që po bëhet në
Kosovën Unmikistan, kryesisht mbi bazën etnike (proserbe), nuk e ka këtë
qellim.
Qëllimi i vërtet i këtij far decentralizimi ishte legalizimi i enklavave
serbe dhe krijimi i parakushteve për ndarjen e Kosovës, me që rast Serbia do
të përfitonte afro 34% të territorit.
Në kudër të këtyre pazarllëqeve, po bëhen dhe ribëhen lojëra të ndryshme.
Një prej këtyre lojërave është edhe vizita që po i bënë Kosovës delegacioni
fakt mbledhës i KS të OKB-së. Vetë agjenda e këtij delegacioni e lakuriqëson
argatëllëkun proserb të tij. Vetë fakti se si UNMIK-u ashtu dhe marionetat e
tij(IPVQ-të), nuk kanë qenë të njoftuar(sipas deklarimeve të tyre), deri në
momentin e fundit, për agjendën të tij "faktmbledhëse" në Kosovë, ndërsa
enklavat serbe një javë më parë kanë qenë të njoftuara (me siguri për të
përgatitur aktrimet në disa pika të kufirit Kosovë-Serbi) , qon në përfundim
se kjo agjendë është gatuar në përputhje me kërkesën e Beogradit zyrtar dhe
sugjerimet e miqve të tij tradicional, me në krye me zyrtarët moskovit.
Për ne shqiptarët, kjo është një paralajmërim ogur i zi, se po na përsëritet
historia e hidhur.
Përballë edhe këtyre veprimeve të liga në raport me interesat jetike të
popullit tonë, pas krejt atyre sakrificave sublime që bëri ai gjatë shekujve
dhe të cilat i kurorëzoi gjatë Epopesë së lavdishme nën Flamurin e tij të
vetëm dhe të përjetshëm kombëtar, nëpërmjet Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e
Kosovës, ky dëshpërim i tij, për të gjithë ata që
i kanë shkëputur
lidhjet me te, është një reagim i pritshëm dhe normal.
Nga reagimet e popullit gjithashtu mund të përfundohet, se po shkon huq
krejt ajo propagandë e atyre qarqeve që po përpiqen të ribëjnë pazarllëqe me
sotmen dhe të ardhmen tonë, edhe pse e përkrahur nga alishukritë dhe
sinanhasanet bashkëkohor, si dhe nga tellallët e tyre besnik, të instaluar
në disa mjete të komunikimit masiv.
Nga reagimet në rritje të popullit, gjithashtu mund të përfundohet, se si në
të kaluarën, ashtu dhe sot, propaganda e atyre që punojnë kundër interesave
të tij, nuk do të arrijë t'i mbytë aspiratën për të vetëvendosur dhe për
t'u vetëpërcaktuar për të ardhmen e tij!
Duhet ta theksojmë me krenari, se populli ynë është aq i vetëdijshëm, se po
lejojë që t'i mbytet aspirata për të jetuar i lirë dhe me dinjitet në
Truallin e tij, do të shndërrohej në një kufomë të gjallë.
Kush e njeh mirë popullin tonë, ka qenë dhe është i bindur, se do të
përfundojë turpshëm edhe epilogu i përpjekjeve të bijve dhe nipërve të
atyre, të cilët e patën ndarë dhunshëm këtë krahinë shqiptare, nga trungu i
saj-Shqipëria Natyrale.
Të gjithë ata që po synojnë të bëjnë pazarllëqe me interesat e ligjshme të
shqiptarëve, më në fund do të binden, se aprovimi i vendimeve të dëmshme për
këto interesa nga servilet e tyre të cilët hiqen si përfaqësues të popullit
shqiptar, nuk e ka asnjë vlerë, sepse këta e kanë humbur besimin e tij për
t'i përfaqësuar. Andaj, veprimet e këtyre neotoptanistët, neoalishukrive dhe
famujve të dushanmugoshëve, mund ta kenë vetëm mbështetjen e klaneve dhe
mujashve të tyre, por të popullit kurrë!
Mos të mashtrohet askush, se populli jonë do të heq dorë nga përcaktimi i
tij i vulosur në lumenj gjaku. Përcaktim ky i sanksionuar në amanetin e
dëshmorëve të tij, që prej vitit 1912 dhe mund të përmblidhet në një fjali
të vetme: RIBASHKIMI I SHQIPËRISË NATYRALE!
Ai është bindur se rruga deri në realizimin e këtij amaneti, lypë shumë mund
dhe sakrifica të reja, sepse nga hileqaret e kohës edhe mund të merr
goditje, por nuk do të mposhtet kurrë!
Mos të mashtrohet askush, se gatishmëria e popullit tonë për të shfrytëzuar
të drejtën e tij legjitime për të jetësuar vetëpërcaktimin e tij për të
vetëvendosur po shënon rritje. Ai po detyrohet të ndërmerr të gjitha
veprimet e domosdoshme dhe konkrete për bashkimin e potencialit të tij
mendor dhe veprues, në kuadër të një subjekti gjithëkombëtar, i cili do t'i
prijë atij drejt dhe sigurt deri në realizimin e plotë të aspiratave të
natyrshme dhe shekullore, për të qenë zot në Atëmemëdheun e tij të vetëm
-Shqipërinë Natyrale.
Mos të mashtrohet askush, se për realizimin e plotë të këtij vetpërcaktimi
të drejtë, nëse e lypë nevoja populli jonë nuk do të hezitojë të sakrifikojë
prapë dhe në çdo kohë, çfarë do t'i kërkojnë rrethanat!
Nuk do të dëshironim që të gjithë ata që po përpiqen që të na e përcaktojnë
të ardhmen, duke mos e përfillur vullnetin dhe të drejtën e tonë, të na
detyrojnë t'i bindim se sa jemi të vendosur për të realizuar të drejtën
tonë, sepse atëherë do të jetë shumë vonë dhe pasojat do të jenë të
paparashikueshme!
Prishtinë, 27 prill 2007
|