fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Nëse fillon të derdhet gjaku, atëherë për çdo gjë do të jetë shumë vonë!
Shkruan: Sejdi Veseli


Me 17 shkurt 2008 në Kuvendin i Kosovës në një seancë solemne u lexua një Deklaratë që ishte e shkruar në një papirus të vjetër plotë 700 vjet, me të cilën Kosova shpallej shtet "sovran" dhe të "pavarur". Duhet theksuar, se në këtë seancë kaq të rëndësishme, nuk u intonua Himni Kombëtar i shqiptarëve.
Menjëherë pas këtij akti, shumë vendeve iu adresua kërkesa për njohjen e këtij "shteti", më të riut në Evropë.
Shpallja e (pa)varësisë së një shteti, kur nga administrata qendrore nuk ushtrohet kontroll në afro 1/3 të territorit të tij, në analet e përvojës ndërkombëtare, nuk mund të konsiderohet ndryshe, pos një rast sui generis i diletantizmit politik.
Një vend mund të konsiderohet i pavarur nga kolonizatori apo nga një bashkësi tjetër federale apo konfederale, nëse deklarohen lirshëm dhe në formë plebishitare, së paku dy të tretat e qytetarëve për pavarësinë, atëherë ai vend mund të konsiderohet i pavarur apo mund të fitojë kredibilitetin për të kërkuar njohjen e pavarësisë.
Mund të konstatohet pa u frikësuar se po bëjmë gabim, se ky veprim Kuvendit të Kosovës është në kundërshti të plotë edhe me Konventën për të Drejtat dhe Detyrat e Shteteve, të njohur si Konventa e Montevideos. Siç edhe dihet, sipas kësaj Konvente, më parë duhet krijuar shteti, përkatësisht, autoriteti i tij duhet të shtrihet në terë territorin e caktuar dhe vetëm atëherë mund të shpallet pavarësia e tij. Shtrirja e autoritetit të pushtetit të shtetit të posa shpallur të pavarur në terë territorin e tij është shumë më me rëndësi se njohja ndërkombëtare. Ndërsa, njohja ndërkombëtare e një shteti të porsa shpallur, është dëshmia për ekzistencën e tij.
Jemi dëshmitar se ky akt i parlamentarëve të Kosovës u përcoll me propagandë të shfrenuar. Qëllimi i kësaj propagande të paramenduar mirë, dihet. Të mashtrohej populli edhe njëherë!
Kështu dhe ndodhi, kjo shpallje e kinse pavarësisë nga populli u pranua, si diçka reale dhe me emocione të papara. Në kuadër të saj, përveç tjerash u dhanë dhe vazhdojnë të jepen deklarata, se gjoja veriu i Kosovës qenka nën kontrollin dhe nën varësinë e administratës qendrore të Prishtinës. Por, ngjarjet që pasuan në Veriun e "Republikë së Kosovës dhe nëpër enklavat serbe në zemrën e saj, ende pa u tharë ngjyra e tekstit të Deklaratës së "Pavarësisë", dëshmojnë diçka tjetër.
Këto ngjarje, dëshmuan një të vërtetë shumë të hidhur, se kjo pavarësi qenka e tredhur, sepse ajo nuk qenka e vlefshme në afro 35% të territorin e këtij "shteti" të "pavarur", edhe pse të pranuar nga shumë shtete.
Këto ngjarje dëshmojnë se kjo pjesë e Kosovës është shndërruar në një mini Serbi, që kontrollohet nga Beogradi zyrtar. Pra, edhe pas leximit të atij teksti nga pasuesit e "profetit" Ahtisari ("besnikët" e votës së popullit) në Mbledhjen Solemne të Parlamentit të Kosovës, natyrisht të hartuar sipas diktatit të shumë mujsharëve ndërkombëtar dhe që u quajt "Deklaratë e Pavarësisë", Veriu i Kosovës vazhdon të jetë nën kontrollin e strukturave paralele serbo-çetnike.
Këto ngjarje, dëshmuan katërçipërisht, se nga tërësia e territorit të këtij "shteti" të ri prej 10.887 kilometrash katror, afro 35% e tij qenkan nën kontrollin faktik të Serbisë.
Karta e identitetit e këtij "shteti" të Kosovës, të shpallur kinse të pavarur me 17 shkurt 2008 dhe të njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të BE dhe SHBA, në realitet është kjo: sipërfaqja 7087 kilometra katrore, banohet nga afro 2.300.000 banorë (rreth 95% shqiptarë), ka klimë kontinentale, ka një ekonomi nën nivelin e asaj të Bangladeshit... dhe me një hasëm shekullor në fqinjësi, që ka etje të pashtershme ndaj territorit të saj. Etje kjo e ngjashme me atë hienës së uritur e cila qëndron në gatishmëri për të grabitur një nga një pjesët e saj dhe për t'i kapërcye nëpër dhembë, drejt gurmazit të saj. Andaj, gjendja e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti ajo e sigurisë, nuk mund të vlerësohet ndryshe pos si shumë e rëndë. Këtë e dëshmojnë informatat e përditshme që vinë nga enklavat serbijane, në veçanti ato nga tri komunat e veriut të Kosovës, Albaniku, Zveçani, Zubin Potoku dhe pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës. Çka është edhe më keq, gjendja po përkeqësohet me shpejtësi të madhe. Thënë shkurt, ajo është para shpërthimit.
Kjo gjendje alarmante në veriun e Kosovës është rezultat i veprimtarisë së strukturave të pushtetit serbijan, që prej përfundimit të luftës, të papenguara nga KFOR-i dhe UNMIK (përgjegjësit kryesor për sigurinë, sipas Rezolutës famoze të KS të OKB-së nr.1244).
Populli thotë, "të rrimë shtrembët por të flasim drejt", nga ata që u mandatuanë me votën e popullit, as edhe një herë nuk u kërkua me vendosmëri që të ndërmirren veprime konkrete për pengimin e punës së këtyre strukturave, përkundër faktit se ishin betuar se nëse e marrin votën, me përparësi do ta rregullonin këtë gjendje kanceroze, sidomos në pjesët më të pasura me minerale dhe me rezerva të mëdha të ujit të Kosovës.
Kjo çka po ndodhë nëpër shumë vendkalime në vijën kufitare Kosovë-Serbi dhe nëpër enklavat serbe, në veriun e Mitrovicës, nuk mund të konsiderohet ndryshe pos rebelim separatist serbijan, me siguri i nxitur, i drejtuar dhe i mbështetur nga Beogradi zyrtar. Pse gjendet Kosova dhe çështja shqiptare në përgjithësi në një gjendje të tillë, pa rrugë të definuara për dalje prej saj ësht njëra prej pyetjeve që na parashtrohet në këtë kohë të pa kohë. Për të mos u përgjigjur me një rrudhje krahësh, kam bindjen se përgjigja më e qëlluar do të ishte. Drejtuesit shqiptar nuk kishin as nuk kanë dijen, përvojën e duhur dhe guximin njerëzor, intelektual dhe kombëtar, përballë diplomatëve të huaj të armatosur me dije dhe përvojë të pasur, se si t'i mbajnë të tjerët të robëruar, si t'i mashtrojnë dhe si të bisedojnë me ta. Pa dyshim se si pasojë e mungesës së dijes dhe të përvojës, politikanët tanë jo vetëm se u mashtruanë vetë, por u shndërruan në argat të instruktorëve të tyre ndërkombëtar, duke u bërë opinionbërës për ta mashtruar edhe popullin, se gjoja UNMIK dhe KFOR nuk do të lejojnë që fallangat kriminale të ardhura dhe të komanduara nga Serbia, të destabilizojnë Kosovën.Këtë përfundim e dëshmojnë më së miri, provokimet e serbe në vazhdimësi ndaj shqiptarëve, që prej përfundimit të luftës e deri në ditët e sotme. Në këtë shkrim po veçjë tri më të dhembëshmet:
1.Spastrimi i dhunshëm që bënë bandat serbo-çetnike pjesës veriore të qytetit të Mitrovicësme, në vitin 2000;
2.Vrasja makabre e tre fëmijve shqiptar të fshatit çabër, nga kriminel serb, e që nuk u zbuluan deri më sot. Siç dihet kjo ngjarje e tmerrshme provokoi protestat e pakontrolluar popullore të 17 marsit 2004. Siç edhe dihet, si pasojë e provokimeve të armatosura nga element të dyshimt u shndërruanë të dhunshme, për t'u shtypur me gjak nga policia e UNMIK dhe KFOR. Epilogu i tyre ishte, dhjetra shqiptar të vrarë, qindra të plagosur dhe të arrestuar dhe denuar me denime drakonike; 3.Rrebelimi separatist i minoritarëve serb i 17 marsit 2008, kundër çdo gjëje shqiptare dhe për të eskaluar në një dhunë të armatosur kundër policisë së UNMIK dhe ushtarëve të KFOR. Epilogu i këtij rrebelimi të dhunshëm dhe separatist të serbëve në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, ishte një polic ndërkombëtar i vrarë, dhjetra policë dhe ushtarë të KFOR të plagosur, si dhe dhjetra dhunues serb të plagosur. Në rrebelimin separatist serb të 17 marsit 2008, forcat ndërkombëtare hëngren dajak të mirë dhe për pasoj u detyruanë të tërhiqen me bisht ndër këmbë, pasi që më parë u detyrauanë të zbatojnë urdhërin e të ashtuaquajturit ministrit serb për „Kosmet", Sllobodan Samargjiq, në realitet komisarit të parmilitarëve serbë, për t'i liruar nga arresti, të gjithë ata huliganë që i kishin mbajtur nën arrest, sepse gjysmen e tyre i kishin liruar kolegët e tyre paramilitar, duke përdorur dhunën ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë.
Kjo çka ndodhi në Veriun e Kosovës, me 17 mars 2008, nxjerr në pah edhe një të vërtetë të hidhur-dyfytyrësinë e forcave ndërkombëtare të sigurisë. Përgjigja më e mirë në shërbim të vertëtimit të qendrueshmërisë së këtij konstatimi është pyetja: cila është përpjesa e të plagosurve dhe të vrarëve, në mes protestuesve paqësor të Lëvizjes Vetëvendosje me 10 shkurt 2007 dhe atyre që sulmuanë me armë automatike, granata dore, koktej mlotovi, thika e gurë, policët unmikistanez, ushtarët e KFOR-it dhe teknikën e tyre?
Përgjigje tjetër nuk ka, pos po të kishin qenë protestues shqiptar, kuptohet paqësor, në vend të bandave kriminale serbe, me siguri numëri i të plagosurve dhe të vrarëve, do të tejkalonte shifrat e pas tragjedisë së Gërdecit të Vorës. Ndërsa sa i përket, numërit të të arrestuarve, të cilët do të mbaheshin dhe penalizoheshin, nuk do të mjaftonte as Burgu i Dubravës për t'i mbajtur.
Kur ekziston rreziku që shtëpia të digjet nga brenda, duhet përgatitur që zjarri duhet të fiket nga jashtë dhe anasjelltas, kur ekziston rreziku që shtëpia të digjet nga jasht, duhet përgatitur që zjarri të fiket nga brenda!
Përballë rreziqeve shumë serioze që realisht i kanosen Kosovës, drejtuesit e institucioneve të saj duhet të sillen me një përgjegjësi shumë më të madhe. Ata, duhet të kërkojnë me ngulm nga UNMIK dhe KFOR, që të zbatojnë me përpikëmëri obligimet e tyre, të cilat dalin nga Rezoluta e KS të OKB, nr. 1244 dhe Marrëvshja e Kumanovës. Nëse kërkesa e tyre hasë në vesh të shurdhër, të ndërmarri të gjitha veprimet e nevojshme për përgatitjen e vendit për t'u vetëmbrojtur në mënyrë institucionale. Përndryshe kur të fillon të derdhet gjaku, atëherë për çdo gjë është shumë vonë dhe përgjegjësia e pafalshme do të bie mbi ta!

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo