fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



HIPOKRIZIA DHE PAFYTYRËSIA E DISA "POLITIKANËVE" SHQIPFOLËS NUK NJEH LIMIT MORAL!!!

Shkruan: Sejdi Veseli

Për ne shqiptarët, realizimi i aspiratës të drejtë dhe shekullore, për tëvetëvendosur për të jetuar të lirë dhe me dinjitet në shtetin tonë të vetëm,të ribashkuar dhe demokratik-Shqipërinë Natyrale, ishte dhe duhet tëmbetet objektiv parësor!
E kishim fatin e hidhur historik, që në drejtim të trojeve tona natyrale tëvërsulen shumë hordhi të fuqishme pushtuese dhe të cilat nuk lanë mjet papërdorur për ta zhbi nga faqja e dheut popullin tonë.Ishte shpirti liridashës i popullit shqiptar, që e bëri këtë popull tëlashtë të panënshtrueshëm përballë asnjë force të huaj dhe që të rezistojënë vazhdimësi, ballëlartë dhe pa i kthye kurrë shpinën asnjë armiku, sa do ifuqishëm që ishte.
Duhet theksuar zëshëm, se në të gjitha epokat e historisë, rezistenca edrejtë e popullit tonë ndaj zaptuesve të truallit të tij, sidomos kur ishinnë pyetje fqinjët e tij grabitqar, nga qarqe të njohura të Evropës Njerkë,jo vetëm se nuk u mbështetë, por herë quhej terroriste e herë kaçake. Për"çudi" as rezistenca heroike shqiptare, nën drejtimin e GjergjKastriotit-Skënderbeut, që ndali përparimin e hordhive pushtuese osmane për25 vjet rresht, e cila ishte shumë rrezik serioz edhe për vetë Evropën, jovetëm se nuk u mbështet por u injorua prej saj.
As kontributi shumë i madh i shqiptarëve për përzënien Perandorisë Osmanenga Ballkani, nuk uçmua nga Evropa Njerkë. Përkundrazi, shqiptarëtndëshkohen në pazarllëqet e organizuara dhe të drejtuara prej saj, nëaleancë me carin rus. Me marrëveshjet e arritura në këto pazarllëqe (në ShënStefan dhe në Kongresin e Berlini), në vitin 1878, e përgjysmuan territorinnatyral të shqiptarëve, duke ua dhënë peshqesh dobiçëve të tyre sllavë, tëcilat menjëherë i spastruan ato dhunshëm edhe nga shqiptari i fundit.Ishin po ato qarqe të Evropës Plakë të cilat në pazarllëqet e organizuaraprej tyre, të cilat u zhvilluan në Londër (1913 dhe 1915), pranuanpavarësinë e shtetit të cunguar shqiptar, vetëm në pjesën bregdetare tëShqipërisë Natyrale dhe legjitimuan pushtimet e pjesës të saj kontinentaledhe të Çamërisë, nga shovinistët sllavo-grek. Në këto pazarllëqe, terrorisistematik dhe me përmasa të gjenocidit që po ushtrohej ndaj popullsisëshqiptare nga forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore të këtyrepushtuesve, u konsiderua siçështje e brendshme e tyre.
Ishin po ato qarqe të Evropës Plakë, të cilat në pazarllëqet e organizuaradhe të udhëhequra prej tyre, në Versajë (1918), pas përfundimit të Luftës sëParë Botërore, të cilat legjitimuan përfundimisht të gjitha pushtimetsllavo-greke, duke pranuar vendimet e Konferencës së Londrës, shumë tëdëmshme për shqiptarët.
Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore populli shqiptar u radhit,luftoi pa hile dhe me vetëmohim, në aleancë me shtetet e KoalicionitAntifashist, i bindur, se pas përfundimit të kësaj lufte, do të konsumontetë drejtën e natyrshme për të vetëvendosur për të ardhmen e tij. Ai me tëdrejt aspironte për ribashkimin e shtetit të tij kombëtar, ShqipërisëNatyrale, të ndarë dhunshëm në pazarllëqet e Evropës Njerkë. Por, paspërfundimit të kësaj lufte heroike, populli shqiptar u ndëshkua nga po kykoalicion, i ndikuar nga satrapi Tito - mbeti nën robërinë dhe terrorin eegër sllavo-grek.
Terrori sistematik që ushtrohej në vazhdimësi, nga pushteti serbo-çetnik,tani të maskuar nën petkun e internacionalizmit proletar dhe "vëllazërim-bashkimit" dhe lakenjtë e tij shqipfolës, ndajçdo gjëje shqiptare, edetyrojë popullin tonë të vazhdojë rezistencën në forma të ndryshme edhe përkatër dekada e gjysmë. Kjo rezistencë e popullit liridashës shqiptar ukurorëzua me luftën e armatosurçlirimtare, të cilën e zhvillojë dhe epërfundojë Famëmadhja Ushtriaçlirimtare e Kosovës.
Në këtë ushtriçlirimtare e cila u lind falë përpjekjeve të shumëgjeneratave të patriotëve shqiptar, i ngjeshën radhët e saj bijtë dhe bijatmë besnike të tij, të betuar para Flamurit Kombëtarë Shqiptar, përçlirimindhe ribashkimin e Shqipërisë Natyrale, nuk do të kursejnë as jetët e tyre.Rriten e vet me shëndet të plotë që nga hapat e parë të jetës së saj, kjoushtrie popullit e fillojë duke radhitur sukses pas suksesi, nëpërpërpjekjet e një pas njëshme, të vështira dhe të përgjakshme luftarake,kundër një ushtrie bashkëkohore, siç ishte ajo e pushtuesve serbo-çetnik.Edhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse UÇK i kishin themelet thellë nëpopull; sepse ajo po zhvillonte një luftë të shenjëtçlirimtare, në emër dheme mandatin e tij; sepse radhët e saj freskoheshin përditë me djem e vashatë zgjedhura të tij, të bindur se pas ngadhënjimit mbi forcat e armatosuratë pushtuesve, do të krijoheshin kushtet që më në fund edhe populli shqiptardo të vetëvendos lirshëm për të ardhmen e tij.
Por ndodhi e kundërta.
Pas përfundimit të kësaj lufte të drejtë dhe çlirimtare të UÇK, në aleancëme forcën më të fuqishme ushtarake të kohës-NATO-n, mund të thuhet me tëdrejtë, se me mandat të KS të OKB-së,Kosova u shndërrua në një koloni tësunduar nga një administratë autokratike ndërkombëtare, ngase të gjithakërkesat dhe vendimet e saj ishin të pa apelueshme. Ajo, e udhëhequr ngapolitika kolonialiste e unmikistanit dhe servilëve të saj vendor, në këtotetë vjet të pas luftës të armatosurçlirimtare edhe ashtu e varfëruar ngaplaçkitjet shumëdimensionale nga pushtuesi serbomadh, u soll deri te shkopii lypësit!
Thënë troç, Kosova u shndërrua në feud të Përfaqësuesit Special tëSekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe të suitës së tij. Ajo u shndërruane një zonë eksperimentale të qarqeve të ndryshme ndërkombëtare. S’do mend,se njëri prej eksperimenteve që u kryen në Kosovë, nga qarqe të njohurandërkombëtare, kishte për objektiv provimin e mjeteve më efikase për tëndikuar deri në atë shkallë në masat popullore, sa ato të mos merren meproblemet madhore, por me ato të mbijetesës. Siç mund të vërehet, këtëeksperiment e kanë përfunduar me sukses të plotë.
Fajtorët kryesor për këtë realitet të hidhur që po mbretëron në Kosovë, nërend të parë janë liderët në krye të ashtuquajturave IPVQ të Kosovës,sidomos ata të cilët e kishin nënshkruar aktin e kapitullimit në Rambuje, icili njihte Jugosllavisë, përkatësisht Serbisë sovranitetin mbi Kosovën.Por, nuk mund të amnistohen as liderët e të ashtuquajturave parti politike,jo vetëm të atyre të cilat u themeluan me lejen e pushtuesve, por edhe tëatyre të cilat dolën në skenën politike kosovare, si kërpudhat pas shiut,menjëherë pas përfundimit të luftës heroike të UÇK-së.
E them të ashtuquajturat parti politike, ngase, shikuar realisht, në Kosovënuk kemi parti të mirëfillta politike. Ato të cilat vetëquhen partipolitike, nuk janë gjë tjetër, pos karikatura të tyre. Ato janë kukulla nëduart e klaneve mafioze, të cilat u krijuan dhe u forcuan, duke shfrytëzuarfatkeqësinë e popullit!
Gjatë tërë ekzistencës së tyre. shumica e këtyre të ashtuquajturave partipolitike, nuk e bënë as mundin e pleshtit për t’i mbrojtur frytet e luftëstë armatosurçlirimtare, ngase qëllimi fundamental i themeluesve të tyre,nuk ishte drejtimi i popullit drejt realizimit të aspiratës së tijshekullore, por përmbushja e ambicieve të tyre të shfrenuara përfituesekarrieriste dhe materiale. Andaj, si pasojë e kësaj mos pune, sot me trojetdhe interesat tona njerëzore dhe kombëtare po ribëhen pazarllëqe, sipasskenarëve të përpiluara nga ndërmjetësit (përmbaruesit) ndërkombëtar,çdoherë në përputhje të plotë me kërkesat serbomëdha të Beogradit zyrtar dhetë kreut të Kishës Ortodokse "shënsaviane".
Këto pazarllëqe fituan në intensitet, menjëherë pas përfundimit të farsës tëquajtur Bisedimet e Vjenës, kur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së iudorëzua "Pakoja Pandora", nga i përzgjedhuri i tij Martit Ahtisari,specialisti me renome ndërkombëtare për përmbarimin e krizave ndërmjetpopujve,çdoherë në përputhje të plotë me interesat e fuqive të mëdha.
Përmbajtjen e kësaj "Pakoje" e kanë shtjelluar si duhet dhe në detaje shumëanalist shqiptar dhe të huaj, andaj e shohë të mjaftueshme vetëm tëkonstatojë: se propozimi i Ahtisarit është i hartuar falë zemërgjerësie së"elefantëve"të Kosovës dhe të vegjëlve të tyre ( të cilët janë të dresuar,sidomos në këto vitet e pas luftës, për t’u pajtuar vend e pa vend meçdokërkesë që parashtrohet nga të huajt, bile edhe të bëjnë "kompromise tëdhembshme"); se me këtë propozim nuk duhet të pajtohen shqiptarët, ngase uamohon të drejtën për të vetëvendosur për të ardhmen e tyre; se në bazë tëkëtij propozimi (të pranuar edhe nga i ashtuquajturi Parlamenti i Kosovës),jo vetëm se u legalizua copëtimi i territorit të Kosovës, duke i legalizuardhe legjitimuar kontrollin e Serbisë (edhe me ndihmën e ushtarëve rusë) nërreth 35% të territorit të Kosovës, se jo vetëm mohohet identiteti jonëkombëtar, trashëgimia kulturore dhe historia jonë e lavdishme kombëtare...,por edhe u përgatit terreni, jo për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, porpër ndërrimin e kolonizatorit të deritanishëm ndërkombëtar, tëunmikistanezve me ata eumikistanez.
Serbia nuk pajtohet me këtë propozim, ngase ajo e kërkon ta mbajë krejtKosovën, si koloni të veten.
Ky propozim do të qëndrojë i bllokuar në KS të OKB-së, deri në momentinkur të përfundojnë pazarllëqet ndërmjet të fuqishmëve, SHBA-ve të cilatdeklarohen hapur pro këtij propozimi dhe atyre që deklarohen kundër, Rusisësë Putinit dhe disa segmenteve të fuqishme të BE.
Dihet, se kundërshtimi i rusomadhit Putin dhe klikës së tij, bëhet, jo psemërzitën për interesat e serbomëdha të Beogradit, por nga frika e rrezikimittë synimeve të tyre strategjike. Këto synime strategjike drejt Ballkanit,janë ëndërr e kahershme rusomadhe që zonën e Ballkanit ta mbajnë në gjendjetë turbullt, për ta vënë nën kontroll më vonë nga hegjemonizmi pansllavistMoska zyrtare është e brengosur me drejt, se nëse detyrohet Serbia tëpranojë pavarësinë e Kosovës, ajo do të shpërblehet nga Perëndimi, duke iahapur dyert për në BE dhe NATO. Kjo do të qonte në dështimin e synimevestrategjike ruse në Ballkan. Andaj, edhe bëhen dhe do të bëhen përpjekje nëshërbim të realizimit kësaj ëndrre hegjemoniste e ekspansioniste rusomadhe,të mbahen sa më gjatë nën saçin e ndikimeve, sidomos shovinistetserbomëdhenj.
Serbia do ta kuptojë, sot apo nesër, se kjo "mbështetje" ruse ndaj kërkesavetë saj, nuk ka qenë e motivuar nga aleanca e natyrshme sllave, por ngainteresat hegjemoniste rusomëdha, por atëherë do të jetë shumë vonë për te!Ndërsa prapavija e kundërshtimit në formë më të rafinuar të propozimit tëAhtisarit, nga disa segmente të fuqishme të BE, diktohet nga synimet e tyrestrategjike politike, ekonomike e ushtarake në Ballkan.
Këto pazarllëqe, me siguri do të përfundojnë një ditë dhe nga KS i OKB do tëaprovohet një farë rezolute. Kur të fillojë jetësimi i kësaj rezolute, nënmbikëqyrjen e rreptë të EUMIK, vetëm atëherë do të kuptohet plotësishtgabimi i atyre që po e kritikojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe që po u gëzohenpersekutimeve që po u bëhen liderit të saj Albin Kurtit dhebashkëveprimtarëve të tij; vetëm atëherë do të kuptojnë gabimet e veta edheata, që sot po i shajnë Bacë Adem Demaçin dhe të gjithë ata që tërheqinvërejtjen, për dëmet që u shkaktohen interesave kombëtare shqiptare nga"Pako Pandora" e Ahtisarit; vetëm atëherë do të kuptohet plotësisht, sehipokrizia dhe pafytyrësia e disa "politikanëve" shqipfolës nuk njeh limitnjerëzor, moral dhe kombëtar, por atëherë për këta sojsëz do të jetë shumëvonë!!!

Kam bindjen, se është momenti i fundit që të ndërmarrim veprimet edomosdoshme, të menjëhershme dhe konkrete për bashkimin e potencialit tonëmendor, material dhe veprues, në kuadër të një subjekti të vetëmgjithëkombëtar, i cili do të na prijë drejt dhe sigurt deri në realizimin eamanetit të Dëshmorëve të Kombit. Zaten ky është obligim yni dhe i cili mundtë kryhet i plotë, vetëm duke vepruar konkretisht dhe me vendosmëri, deri nëpërmbushjen e plotë të aspiratave të ligjshme të popullit tonë, për tëvetëvendosur për të sotmen dhe të ardhmen e tij, për të jetuar i lirë dhe medinjitet në shtetin e tij të ribashkuar - Shqipërinë Natyrale!Tjetër rrugë nuk kemi!
Prishtinë, 15 qershor 2007


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo