U SOSËN RRENAT......!
Shkruan: Sejdi Veseli
Qarqet të njohura ndërkombëtare, të dëshmuara gjatë historisë si mike tradicionale të hegjemonistëve sllavo-grek, pushtuesve të trojeve të Shqipërisë Natyrale, janë në përpjekje të vazhdueshme për t段 rifutur edhe njëherë, më thellë dhe përfundimisht, kthetrat e tyre gjakatare në interesat tona kombëtare. Dështimi i turpshëm i epilogut të "negociatave" të Vjenës, e lakuriqësoi edhe një herë një të vërtet të pakontestueshme, se Organizata e Kombeve të Bashkuara, bashkë me Këshillin e Sigurimit të saj, nuk janë tjetër pos një maskotë për mashtrimin e popujve të etshëm për liri. Të gjithë ata që besonin se ky institucion ndërkombëtar është adresa, ku do të zgjidhen drejt dhe përfundimisht hallet e tyre njerëzore dhe kombëtare, në përputhje me të drejtën universale për vetëvendosje të popujve, të sanksionuar në dokumentet themelore të këtij institucioni ndërkombëtar, tani kanë filluar ta kuptojnë:-Se ky është një vend ku nuk zgjidhen, por ku bëhen pazarllëqe me fatet e popujve, nga mujsharët e kohës; -Se edhe në këtë institucion ndërkombëtar, mujsharët e kohës sillen sipas avazeve të vjetra, sipas atyre të Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Londrës dhe të Versajës;-Se ky institucion ndërkombëtar nuk është gjë tjetër pos një sekretari për barazimin e llogarive ndërmjet atyre mujsharëve të cilët kanë të drejtën e vetos, ndaj çdo vendimi që nuk u shkon përshtati interesave vetjake dhe të "mbrojturve" të tyre.Dhunimi i Këshillit të Sigurimit nga ana e "mister njet-ve" aktual ( me mendësi dhe arrogancë të kohës së Nikita Krushqovit), për të mbrojtur, jo interesat e motrës së tyre të lazdruar, por për ta rikëthye influencën e "ariut" të Sibirit, në sferat e "tij" të dikurshme të interesit. Duhet theksuar, se në kuadër të interesave(strategjike) ruse, me siguri bënë pjesë edhe pengimi i realizimit të interesave strategjike të SHBA-ve. Me siguri, nga Kremlini ndërtimi i bazës ushtarake amerikane të Bonstill-it, nën ombrellen e KFOR-it, konsiderohet si pjesë e planit, sipas të cilit kjo bazë në një të ardhme jo të largët, do të shndërrohej ne njërën nga pikat e rëndësisë së veçantë ushtarake për regjionin e Ballkanit, sidomos kur dihet se kjo bazë është ndërtuar në një vend me popullatën më proamerikane në botë. (Me siguri, kjo nuk u pëlqen as disa qarqeve brenda BE, që amerikanët të ndërtojnë kapacitete strategjike ushtarake në "oborrin" e tyre.) Mendoj, se këto janë arsyet e vërteta të kundërshtimeve të njëpasnjëshme ruse ndaj projektrezolutave, nga frika se ato do të "shpinin" drejt njëfarë pavarësie të Kosovës multietnike nga Serbia, por me orientim pro amerikan shumë të theksuar edhe pse me Serbinë brenda nepër enklavat në afër 35% të territorit të saj. Nga cirku që ndodhi këto ditë në KS të OKB-së, u vërtetua katërçipërisht, se të gjitha ato kundërshtime që u bënë ndaj të ashtuquajturave "bisedime të Vjenës", paskan qenë me vend dhe se subjektet dhe autorët këtyre kundërshtimeve, nuk paskan qenë elemente dhe forca ekstremiste, por patriot të vërtetë, sepse vërtet ato nuk paskan qenë bisedime teknike, por pazarllëqe me rreth 35% të territorit të Kosovës administrative (ato kompromiset e dhembshme). Ndërsa, në këto "bisedime" teknike, Lugina e Preshevës as që u përmend fara, ngase si nga Ekipi i Unitetit, ai politiko- strategjik, ashtu dhe nga ndërkombëtarët, kjo trevë shqiptare, me pa të drejt u konsiderua pjesë e legjitime dhe e pa prekshme e Serbisë. Por, faktet flasin ndryshe. Deri në vitin 1946, kjo trevë shqiptare ishte pjesë e Kosovës dhe dihet mirëfilli, se me një vendim të Politbyrosë së KQ të LKJ, të vitit 1946, i cili miratohet "vullnetarisht" edhe nga populli i kësaj treve, në një Konferencë të mbajtur po në atë vit, në bazë të cilët shkëputet Lugina e Preshevës dhe, kjo pjesë e Kosovës historike aneksohet nga Serbia federale, ndërsa si kompensim "Kosmetit" ( kështu quhej atëherë, kështu quhet edhe sot Kosova nga Serbia), në vitin 1947, po me një vendim të tillë i jepet Leposaviqi me rrethinë. Nëse e fajësojmë vetëm Bashkësinë ndërkombëtare për mos krijimin e kushteve që edhe ne shqiptarët të vetëpërcaktohemi dhe të vetëvendosim lirshëm për të sotmen dhe të ardhmen tonë, do të ishim larg realitetit, sepse fajtori kryesor për këtë është faktori politik shqiptar dhe toleranca e skajshme popullit ndaj tyre. Cilësimi i gabimeve të shumicës së "përfaqësuesve" politik të Kosovës si të qëllimshme, nga lexuesi i këtij shkrimi nuk do të duhej të kuptohej si diçka joreale. Tanimë dihet botërisht, se të gjitha lëshimet të cilat i bënë në vazhdimësi ata që deklaronin me eufori para mjeteve të komunikimit masiv, pas arritjes në aeroportin e Prishtinës, se " e kemi mundur delegacionin serb, 8 me 0", ishin pasojë, së pari i mos dijës dhe së dyti i mosgatishmërisë së shumicës së këtyre "përfaqësuesve" për të rezistuar me vendosmëri, siç u ka hije përfaqësuesve të një populli të etshëm për liri, ndaj presioneve që bëheshin nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, sidomos nga ato qarqe për të cilat dihej, se ishin miq tradicional të sllavo-grekëve, në përgjithësi dhe të serbëve në veçanti. Pas refuzimeve të një pas njëshme ruse, për mos pranimin e asnjë rezolute e cila nuk "do t段 merrte parasysh interesat e Serbisë", duke paralajmëruar veto, ndaj një vendimi i cili do të merrej në Këshillin e Sigurimit, në bazë të mbivotimit edhe pas propozimit të Presidentit francez Nicolas Sarcozy, për shtyrjen e vendimit për Kosovën për 120 ditë, të cilat do të shfrytëzoheshin për zhvillimin e "bisedimeve"në mes Prishtinës dhe Beogradit (lexo:trysnive të reja ndaj shqiptarëve), Grupit "tonë" të (jo)unitetit iu ngri gjaku në vena. Megjithatë i mbante një shpresë, se gjatë takimit Bush-Putin, me 1 dhe 2 korrik, krejt ky problem do të rregullohej nga nikoqiri i këtij takimi. Ndodhi edhe takimi Bush-Putin, dhe asgjë e mirë për Kosovën, por dështim për Grupin "tonë", të (jo)unitetit Grupi i (jo)unitetit i tronditur nga ky fiasko që pësoi nga takimi Bush-Putin, është bërë me ia qa hallin, ngase për të satën herë u dolën rrenat sheshazi dhe se pas këtij takimi ato u sosën. Kur i vështron shumicën prej tyre para kamerave, ta kujtojnë atë batutën e popullit për atë gomarin e shkretë të cilit i kollofiste pjesë të trupit ujku, e ai mendonte se është në ëndërr, deri në momentin kur e kapi për gurmazi, por atëherë ishte vonë.Tani, shumica prej anëtarëve të Grupit të (jo)unitetit përpëlitën si zorrët në prush, për të gjetur diçka që do të krijonte hapësirë për të vazhduar me mashtrimin e popullit, vetëm e vetëm që të mbeten në pozicionet e tyre, të paguara mirë. Në këtë drejtim filluan të dalin njëri pas tjetrit me deklarata, sipas tyre të forta, por në realitet ato gërryhen nga kontradiktat të cilat ngërthehen në përmbajtjen e tyre. Në njërën anë deklarojnë...se Kosova nuk do të pretë më, ajo nuk mund të mbetet peng e mospajtimeve, ajo do të lëvizë...ne do të kryejmë punën tonë, në përputhje me "vullnetin" e popullit...pavarësia është e pa negociushme, ndërsa në anën tjetër, deklarojnë ...bashkësia ndërkombëtare duhet të na ofrojë ndonjë alternativë...nuk do të ndërmarrim asnjë veprim pa u konsultuar dhe pa e marrë miratimin e aleatëve tanë, SHBA-të dhe BE-ja (!) Mjafton të analizohen pa paragjykime dhe pa prejudikime sjelljet dhe veprimet e derisotme të shumicës së anëtarëve të Grupit të (jo)unitetit, dhe pashmangshëm do të na imponohet përfundimi, se kemi të bëjmë me do tipa të cilët nuk hezitojnë të lëpijnë sot atë çka e kanë pështy dje. Për këtë ka aq shumë dëshmi, sa që këta tipa nuk kanë lënë vend për t置 besuar as kur deklarohen "kurrë nuk do ta bëjmë" e as kur deklarohen "po, do ta bëjmë!".Përballë këtij realiteti të hidhur, si pasojë e hileve të njëpasnjëshme të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të kolaboracionistëve shqipfolës, nuk përjashtohet mundësia, që të ballafaqohemi me situata shumë të rrezikshme. Bazuar në përvojën që kemi me Serbinë, situata mund të eskalojë brenda natës, me siguri për këtë është duke u kujdesur "Srpski Oslobodilacki Antitroristi詭i Pokret" ("Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbijane") dhe pjellat e saj "Srpska Oslobodila詭a Vojska Kosova" ("Ushtria Çlirimtare Serbijane e Kosovës") dhe e ashtuquajtura "Garda e Car Llazarit", sipas skenarëve të përgatitura që moti, nga kreu politik, ushtarak, policor dhe kishtar "shensavjan"i Beogradit zyrtar! Sjellja e forcave të freskëta të ushtrisë, njësive komando, të gjandarmerisë serbe dhe armatimeve të rënda, në Luginën e Preshevës, qysh në gjysmën e tetorit 2006 dhe pozicionimi i tyre përreth kufirit të Kosovës Unmikistan, njëkohësisht me deklaratën e një zyrtari të lartë serbijan, se për të intervenuar në Kosovë, "nëse eskalon situata atje" i kemi të gatshëm 100.000 ushtarë serb të armatosur me armatimet më bashkëkohore, përforcon dyshimin e bazuar, se Kosova Unmikistan po rrezikohet nga veprime ripushtuese serbijane.është fakt i pakontestueshëm, se Ushtria Serbijane pas disfatës të turpshme që përjetoi në Kosovë, nga Famëmadhja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka punuar pandërprerë dhe pa u penguar nga askush (as nga ata "miq" tanë, që dërdëllisin se forca mbrojtëse e Kosovës duhet të jetë numerikisht, jo më e madhe se 2500 forca të armatosura me armatime të lehta të këmbësorisë), për t置 kthye dhunshëm në Kosovë. Përballë këtij rreziku real, përgatitjet e mirëfillta për të vetëvendosur për të ardhmen dhe për mbrojtjen trojeve të tij, para popullit tonë parashtrohen, jo vetëm si domosdoshmëri, por si veprime të menjëhershme! Këtë e lypin interesat jetike të Atëmemëdhet të rrezikuar seriozisht nga ri copëtimi, që të përbashkojmë potencialin tonë mendor, material dhe veprues rreth një qëllimi bosht: Shpëtimi i Atëmemëdheut!. Vetëm të përbashkuar, të organizuar mirë dhe të drejtuar drejt, do të jemi në gjendje për t段 mbrojtur interesat tona të ligjshme, njerëzore dhe kombëtare, duke ua dhënë hakun e merituar, të gjitha hordhive agresore të cilat guxojnë te sulen për t段 nëpërkëmbur!Për t置 organizuar dhe për të vepruar me vendosmëri për ribashkimin dhe mbrojtjen e çdo pëllëmbe të Atëmemëdheut tonë, nën betimin para Flamurit tonë kombëtar dhe Himnit tij, na obligon amaneti i Dëshmorëve të Kombit! Tjetër rrugë nuk kemi!
Prishtinë, 17 korrik 2007
|