Qendrat e Mjeksisë Familjare dhe Punktet shëndetësore ofrojnë Shërbime Shëndetësore, kryesisht të shëndetit primar por edhe të shëndetit publik.
Gjendja e tanishme e pamjaftueshme e hapsirave të QKMF dhe jofunksionaliteti i tyre bëjnë që të mos ketë kushte të volitshme për implementimin e mjekësisë familjare dhe ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore.
Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, promovimi shëndetësor përmes vizitave dhe fushatave si dhe formave të tjera të promovimit shëndetësor do të jetë prioritet në pesëvjeçarin e ardhshëm.
Në komunën e Skënderajt gjendja sociale e një pjese të konsiderueshme të popullatës është e rëndë. Këtë situatë e rëndon edhe më shumë numri i madh i fëmijëve të mbetur pa prindër si pasojë e luftës.
Objektivi i Zhvillimit: Ruajtja e shëndetit dhe ngritja e mirëqenjes sociale të popullatës.
Objektivi i tanishëm 1. Ndërtimet dhe renovimet e objekteve medicinale dhe paisja e tyre me inventar medicinal.
Objektivi i tanishëm 2. Promovimi shëndetësor përmes vizitave dhe formave të tjera të promovimit shëndetësor.
Objektivi i tanishëm 3. Ndërtimi i objekteve të karakterit social me qëllim të zbutjes së problemeve sociale të shumta në komunë.
Deri në fund të vitit 2010 do të ndërtohet strehimorja për fëmijët pa kujdes prindor dhe të braktisur, strehimorja për të pastrehët dhe të sëmurët mental me sjellje asociale, objekti për banim social dhe qendra për mbrojtjen e viktimave të dhunës.