fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




GRUPI PËR SHPËRBËRJEN E KOMBIT SHQIPTAR DHE TENDENCA E TYRE PËR KRIJIMIN E NJË "KOMBI KOSOVAR"



Shkruar nga TAHIR VELIU

"Grupi i Unitetit" për shpërbërjen e kombit shqiptar është pajtuar që flamuri shtetëror i shtetit të Kosovës nuk mund të ketë shqiponjën e zezë dykrerëshe dhe as ngjyrat kuq e zi dhe në këtë mënyrë grupi i shpërbërjes kombëtare mundohet të arrijë atë që Serbia nuk ka mundur ta arrijë për njëqind vjet. Tendencat e "Grupit Negociator" për të krijuar një identitet të veç antë "kosovar", duke filluar me qëndisjen e një flamuri të ri për Kosovën, paraqesin rrezikun më të madh që sot i kanoset Kosovës në veç anti dhe kombit shqiptar në përgjithësi, sepse me krijimin e një flamuri pa kurrfarë elementi shqiptar, po fillon shpërbërja e kombit shqiptar. Në kohën kur Evropa mundohet të bashkojë popujë të ndryshëm nga përkatësia kombëtare, shqiptarëve u kërkohet ndarje dhe shpërbërje e mëtutjshme sepse ndarja në 6 shtete të ndryshme nuk po mjaftojka.

Pra, as shqiponjë dy krerësh e as ngjyra kuq e zi, nuk do të ketë në flamurin e ardhshëm të Kosovës. Identiteti i shqiptarëve të Kosovës, për të cilin janë kalbur, torturuar, vrarë dhe masakruar nga regjimi i dhunshëm dhe terrorist serb. Flamuri me të cilin janë varrosur me mijëra dëshmorë të kombit të cilët ranë në altarin e lirisë pikërisht për këtë flamur nuk do të jetë flamur i Kosovës. Duke marrë parasysh këto që thash më lartë ç do tentim për ndryshimin e flamurit është tëntim i dështuar për shpërbërjen e kombit shqiptar, humbjen e identitetit shqiptar dhe në këtë kontest mund të thuhet se është vetëvrasje po që se ndodh një gjë e tillë.

Për ne shqiptarët e Kosovës, ky flamur dhe ngjyrat kuq e zi kanë qenë dhe janë shpresa, identiteti dhe fuqia e vetme shpirtërore e cila na ka ndihmuar të mbesin gjallë. Flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krerëshe ka qenë dhe është oksigjeni i shqiptarëve për mbijetes dhe në momentin që ky oksigjenë na mohohet, atëherë ose do të vdesim ose do ta luftojmë këtë tëntim anti-shqiptar sikurse kemi luftuar me mijëra vjet për liri, pavarësi, flamur, ç lirim dhe bashkim kombëtar. Prandaj, populli shqiptar i Kosovës nuk mund të paramendojë që flamuri për të cilin kanë përjetuar masakrimet, vrasjet, plagosjet, rrahjet, burgjet apo edhe gazin lotsjellës nuk do të jetë flamuri i ardhshëm i Kosovës.



VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo