fotokabshi
psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjiharta humorharta humorharta humorlogo psikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



Zhvillimi i bujqësisë intensive


Në komunën e Skënderajt bujqësia është veprimtari kyqe nga e cila sigurojnë të ardhura shumica e banorëve të Komunës.

Komuna e Skënderajt disponon me kushte të volitshme natyrore (klimatike, gjeomorfologjike etj.) dhe resurse njerëzore ( të moshës së re) që do të thotë se ekzistojnë parakushtet për zhvillimin e kësaj dege duke u bazuar në shfrytëzimin e resurseve të brendshme. Ekzistojnë mundësi reale për shtim të prodhimtarisë bujqësore jo vetëm për plotësimin e nevojave të popullësisë lokale por edhe për plasimin e tyre në treg.
Duke pasur parasysh numrin e të papunësuarve dhe gjendjen e tërërsishme sociale, favorizimi dhe zhvillimi i bujqësisë do t'i kontribuonte gjenerimit të të ardhurave dhe absorbimit të një numri të madh të të papunësuarve.

Në këtë drejtim nevojitet angazhimi në rritjen e prodhimtarisë blegtorale, zgjerimin e sipërfaqeve me kultura bujqësore, rritjen e rendimentit të tyre dhe evitimin e mundësisë së dëmtimit tyre, në zgjerimin e sipërfaqeve me pemishte, rritjen e kapaciteteve për zhvillimin e bletarisë dhe shqyrtimin e mundësive për përmirësimin e sistemit të ujitjes në zonat bujqësore meqenëse nuk ekziston sistem i organizuar i ujitjes.
Ka nevojë për organizimin e trajnimeve në lëmitë përkatëse (blegtori, pemtari, perimtari, bletari etj,) sepse punonjësit që merren me veprimtari bujqësore në shkallën më të madhe janë me arsim të mesëm, por janë të kualifikimeve të ndryshme, prandaj ka nevojë për ngritjen e aftësive të tyre profesionale. Gjithashtu ofrimi i këshillave, organizimi i panaireve do t'i kontribuonte marketingut të prodhimeve vendore dhe stimulimit të punonjësve që merren me aktivitete bujqësore.

-Objektivi i Zhvillimit: Favorizimi dhe zhvillimi i bujqësisë intensive me qëllim të rritjes së prodhimtarisë bujqësore, gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të punësimit.

Objektivi i tanishëm 1. Ngritja e kapaciteteve blegtorale dhe përmirësimi i furnizimit të tregut me prodhime vendore blegtorale të freskëta dhe të kontrolluara.

Deri në fund të vitit 2010 do të ngriten 60 miniferma për lopë qumshtore dhe tri qendra për grumbullimin e qumshtit me kapacitet prej 3600 litra, 2 miniferma për majmëri të viçave dhe një thertore me të cilat do të zgjerohen mundësitë për plotësimin e nevojave lokale me prodhime blegtorale dhe plasimin e tyre në treg.

Objektivi i tanishëm 2. Krijimi i kushteve për zgjerimin e sipërfaqeve me kultura bujqësore dhe rritjen e rendimentit të tyre për furnizimin e tregut me prodhime vendore dhe sigurimin e të ardhurave për ekonomi familjare.

Deri në fund të vitit 2010 do të ngriten 40 sera me sipërfaqe prej 4ha, fusha eksperimentale për përcaktimin e kulturave të përshtatshme për kultivim në regjion si dhe hartimi i projektit për përmirësimin e sistemit të ujitjes me qëllim të zgjerimit të mundësive për kultivimin e kulturave bujqësore dhe rritjes së rendimentit të tyre.

Objektivi i tanishëm 3. Zgjerimi i sipërfaqeve me pemishte për plotësimin e nevojave të popullatës dhe industrisë përpunuese.

Deri në fund të vitit 2010 do të zgjerohen sipërfaqet me pemishte për 20 ha.

Objektivi i tanishëm 4. Zgjerimi i sipërfaqeve pyjore dhe përmirësimi i ambientit ekologjik.

Deri në fund të vitit 2010 do të bëhet pyllëzimi i 40 ha sipërfaqe djerrinë dhe ripyllëzimi i atyre ekzistuese.

Objektivi i tanishëm 5. Mbrojtja e tokave bujqësore nga vërshimet.

Deri në fund të vitit 2010 do të rregullohet shtrati i lumit Klina në fhatrat Kuçicë-Klinë e Ulët, Llaushë-Tushilë, Tushilë-Açarevë me qëllim të shfrytëzimit të tokës punuese dhe evitimit të rrezikut të dëmtimit të kulturave bujqësore.

Objektivi i tanishëm 6. Ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e bletarisë.

Deri në fund të vitit 2010 do të rritet kapaciteti i fondit të shoqërive të bletëve për 100 shoqëri të bletëve.

Objektivi i tanishëm 7. Ngritja e aftësive profesionale të fermerëve.

Deri në fund të vitit 2010 do të organizohen tri cikle të trajnimeve për fermerët në lëmin e blegtorisë si dhe trajnime në lëmin e pemtarisë, perimtarisë dhe bletarisë.

Objektivi i tanishëm 8. Organizimi i panaireve për prodhime blegtorale.

Deri në fund të vitit 2010 do të organizohet panairi i prodhimeve bujqësore me qëllim të marketingut të prodhimeve bujqësore vendore.

VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logo logo logo logo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo