fotokabshi
psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjiharta humorharta humorharta humorlogo
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



Zhvillimi i turizmit kulturor, historik dhe malor


Komuna e Skënderajt ka një trashëgimi të pasur kulturore me vendbanime të lashta në Tushillë dhe Syriganë.
Në Tushillë është "Gjyteti" apo mbeturinat e një kalaje e cila sipas hulumtimeve të kryera vlerësohet të jetë më i vjetër se 3000 vjet para Erës Sonë. Ky "Gjytet" siq e quan populli është i ngritur në një kodrinë mbi fshatin Tushillë.
Gjithashtu vendbanim i lashtë konsiderohet edhe regjioni i Syriganës duke përfshirë fshatrat Bajë dhe Runikë . Këto vendbanime sipas hulumtimeve arkeologjike janë më të vjetra se 6000 vjet PER dhe në to janë gjetur gurët e varrezave dhe veglat muzikore "Okarina".
Në komunën e Skënderajt në një të kaluar të afërt nëpër fshatra kanë ekzistuar një numër i konsideruar i kullave dhe një varg objektesh tjera të rëndësishme për historinë dhe kulturën shqiptare. Zhdukja e një begatie të tillë kulturore është një humbje e madhe për kulturën e Skënderajt dhe Kosovës, së këndejmi ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe vlerave muzeale është një nga prioritetet.e strategjisë së zhvillimit.

Ndërtimi i infrastrukturës kulturore, Qendrave rekreative-sportive dhe ruajtja e trashigimisë kulturore- historike do t’i kontribuonte zhvillimit të turizmit, zgjerimit të mundësive për aktivitetete kulturore-sportive si dhe krijimit të traditës për turizëm.
Objektivi i Zhvillimit: Të kontribuohet në zhvillimin e turizmit kulturor, historik dhe malor përmes ndërtimit të infrastrukturës kulturore dhe ruajtjes së trashigimisë kulturore dhe vlerave muzeale
Objektivi i tanishëm 1.- Ndërtimi i infrastrukturës kuturore.
Deri në fund të vitit 2010 do të ndërtohen 6 shtëpi të kulturës në 6 bashkësi lokale të komunës, një qendër rekreative-sportive dhe Galeria e Arteve në Skënderaj.
Objektivi i tanishëm 2. Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe vlerave muzeale.
Deri në fund të vitit 2010 do të ndërtohet një kullë me vlerë historike, renovimi i tri kullave të vjetra në tri fshatra, renovimi i Mullinjëve të ujit në dy fshatra, mbrojta e qytetit të lashtë në Suriganë dhe Tushillë.


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logo logo logo logo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo